Author: tirana

Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar taksa të reja të importit prej 25% për makinat dhe pjesët e makinave që vijnë në SHBA, një lëvizje që kërcënon të zgjerojë luftën tregtare globale. Trump tha se tarifat e fundit do të hyjnë në fuqi më 2 prill, me tarifat për bizneset që importojnë automjete të fillojnë të nesërmen. Tarifat për pjesët janë vendosur të fillojnë në maj ose më vonë, shkruan BBC. Presidenti pretendoi se masa do të çonte në “rritje të jashtëzakonshme” për industrinë e makinave, duke premtuar se do të nxiste vende pune dhe investime në SHBA. Por…

Read More

Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy më Sy ka folur për sa i përket mbylljes së Tik Tok. “Procedura për mbylljen e tikok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët.”, theksoi ai.

Read More

Kryeministri Edi Rama, e ka quajtur “Paketën e maleve” si një mbështetje për ata që duan të kthehen në tokën e të parëve. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se kushdo që do të zgjedhë të investojë në malet shqiptare me hapje bujtinash dhe kthimin e këtyre zonave në zona turistike, do të përballet me procedura të thjeshtuara dhe lehtësira fiskale, deri edhe 10 vjet Zero Taksa e Zero TVSH për 500 aplikantët e parë. “MIRËMËNGJES dhe me “Paketën e Maleve”, një ligj i ri i sapomiratuar që i hap rrugë investimeve në agroturizëm, agropërpunin dhe turizëm malor,…

Read More

Kjo e enjte nis me reshje shiu dhe moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent gjatë gjithë ditës në vendin tonë. Gjatë ditës, temperaturat do të variojnë nga 13 gradë Celsius në Bajram Curr e Korçë deri në 20 gradë Celsius në Elbasan, Berat, Fier e Vlorë. Era nga kuadrati i lindjes do të fryjë me me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë deri në 2 ballë.

Read More

Dashi Gjatë kësaj dite do i pranoni edhe defektet tuaja dhe do bëni të pamundurën për të ndryshuar sjelljen jo të mirë. Ju të dashuruarit do i jepni prioritet absolut jetës tuaj në çift dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Ju beqarët do ndiheni tërësisht të braktisur nga yjet sepse nuk do mund të realizoni asnjë nga takimet që keni ëndërruar. Në punë do ju kërkohen disa gjëra me urgjencë dhe pavarësisht ankthit dhe merakut do i mbaroni në kohë. Financat do fillojnë dalëngadalë të përmirësohen dhe do keni mundësi të bëni edhe investime afatgjata. Demi…

Read More

Kryeministri Edi Rama teksa foli për listën e kandidatëve të PD-së, bëri përjashtim një grua deputete aktuale të Parlamentit. Edhe pse nuk i përmendi emrin, ai tha se ka respekt. “Dua të bëj një përjashtim, ka vetëm një zonjë aty që nuk bën pjesë, që unë kam respekt se është gjë tjetër në atë listë që është deputete aktuale. Të tjerët aty janë nuk e di…andej nga jugu thonë: Bir Selmani i nënës kë të qaj më parë. Nëse ka një vend që demokratët për të gjitha arsyet që thashë, kanë edhe një arsye plus që tju bëjnë atë që…

Read More

Tarifat tregtare të përshkallëzuara të SHBA me vendet e BE mund të prekin edhe ekonominë shqiptare. Guvernatori Gent Sejko në konferencën mbi vendimmarrjen e politikës monetare, theksoi se kjo politikë mund të rrisë inflacionin e vendit tonë. ”Balanca e rreziqeve rreth këtyre parashikimeve paraqitet për momentin neutrale. Megjithatë, tensioni i lartë gjeopolitik dhe rritja e mundshme e barrierave e tarifave tregtare, mund të sjellin një goditje oferte me pasoja potenciale negative në rritjen ekonomike dhe inflacion”, tha Sejko. Sipas tij rritja e konsumit familjar dhe e investimeve të biznesit pasqyron bilancet e shëndetshme fiannciare, besimin për të ardhmen dhe kushtet…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për njohjen e Kosovës nga Kenia, një shtet shumë i rëndësishëm në kontinentin afrikan. Ai ka shprehur falënderim ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe ish-presidentit Behgjet Pacolli. ”Mirënjohje për presidentin e Kenias William Samoei Ruto, i cili mori vendimin dhe hapin historik drejt afrimit të Kenias me Republikën e Kosovës dhe hapjes së rrugës për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona”,-tha Kurti. Postimi i plotë Njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Kenias na gëzon të gjithëve dhe është lajm shumë i mirë për Republikën. Falënderoj presidenten e vendit Vjosa Osmani…

Read More

Pas humbjes me Pogradecin, Flamurtari shkarkon trajnerin Italian. Ekipi ka shkarkuar trajnerin italian pak minuta më parë, pas humbjes surprizuese të vlonjatëve përballë skuadrës së Pogradecit. Ka qenë vetë klubi i Flamurtarit që ka ndarë lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Andrea Agostinelli nuk do të jetë më trajner. Klubi i Futbollit të Flamurtarit, pavarësisht shkarkimit, ka falënderuar tranjerin Andrea Agostinelli dhe stafin për punën deri më tani.

Read More

Sot është nata e Kadrit dhe sipas fesë islame, agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj. Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në Tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas predikuesve fetarë, agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Nga agjërimi i kësaj dite nuk përjashtohen dhe shumë njerëz, që edhe pse nuk janë muslimanë, u bashkohen miliona agjëruesve muslimanë në mbarë botën. Sipas predikuesve të fesë, mjafton që të nderohet kjo natë, pasi sipas tyre, Zoti ia ka kushtuar një kaptinë…

Read More

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla thotë se një mandat deri në vitin 2030 do t’u sigurojë të gjithë shqiptarëve pasaportën europiane. Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Balla solli në vëmendje përvojën e emigrantëve shqiptarë ndër vite. Balla nënvizoi se pasaportizimi europian i Shqipërisë do të thotë lëvizje e lirë pa kufizime. ”Shqiptarët nuk do të kenë më nevojë të japin llogari për qëllimin e udhëtimit dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në BE. Çdo shqiptar do të mund të punojë pa leje pune në çdo shtet të BE-së, duke përfituar nga të njëjtat të drejta si qytetarët…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Pallatin Elysee në Paris dhe po përshëndetet nga homologu Emmanuel Macron. Presidenti ukrainas ndodhet në Francë përpara një samiti të liderëve evropianë për Ukrainën. Zyrtarët thanë se diskutimet e mëparshme në takimin në Paris do të përqendroheshin në një sërë çështjesh, të tilla si se si të forcohet Ukraina ushtarakisht për të penguar sulmet e ardhshme dhe si të monitorohen armëpushimet e kufizuara mbi objektivat detare dhe infrastrukturën energjetike. SHBA njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën për t’i dhënë fund luftimeve në Detin e Zi, por më pas…

Read More