Author: tirana

Drejtuesi politik i PD-së në Lezhë, Agron Gjekmarkaj prezantoi sot kandidatin për deputet të Mamurrasit, Kastriot Pirolin. Gjekmarkaj e cilëson Pirolin si një zë të fortë për qytetarët dhe një luftëtar të fortë për dinjitetin e kësaj zone që do të çojë zërin e Mamurrasit në qeverinë e PD pas 11 majit. Ndër të tjera ai thotë se Mamurrasi dhe gjithë Shqipëria kërkojnë rrotacion politik, shpresë dhe dinjitet. Postimi i plotë Mamurrasi, gati për ndryshim! PD sjell shpresë dhe zhvillim! 45 ditë nga Fitorja. Në zemrën e qëndresës, në Mamurras, prezantuam kandidatin për deputet z. Kastriot Piroli, një zë i…

Read More

Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinjtë në Shkodër, prezantoi skuadrën e re për Shqipërinë në BE 2030. Rama u ndal tek integrimi i Shqipërisë, ku theksoi se tashmë mundësia që ne të bëhemi pjesë e BE është reale dhe konkrete. Po ashtu thotë se duhet të shfrytëzojmë këtë moment, pasi BE dëshiron të zgjerohet duke kujtuar kështu vendimin e tyre para 7 vitesh ku nuk kërkonin anëtarë të rinj për një periudhë ta pacaktuar. ”Më 11 Maj ne të gjithë jemi thirrur të marrim një vendim të qartë, për t’i dhënë një mbështetje procesit të anëtarësimit. Kjo…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte rënë pre e një thirrjeje me video nga dy humoristë rusë pak pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Dy humoristët rusë, Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, publikuan një video të bisedës me kryeministrin Albin Kurti. Kjo duke pretenduar se po flisnin në emër të presidentit të Letonisë, Edgar Rinkevics. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se “ky incident” ndodhi më 11 shkurt. Ai e arsyetoi rënien e kryeministrit pre e mashtrimit duke thënë se gjatë asaj kohe, Kurti po merrte telefonata të shumta urimi. Kjo pasi partia e tij, Lëvizja…

Read More

Një incident mes ish-kryeministrit Romano Prodi dhe gazetares së Quarta Repubblica, Lavinia Orefici është bërë viral në Itali. Gazetarja i kërkoi një koment mbi një pasazh në Manifestin e Ventotenes për bashkimin e Europës, në lidhje me pronën private. Prodi u shfaq i bezdisur nga pyetja dhe në një video të publikuar më vonë në La7, duket kur politikani i tërheq flokët gazetares. “Presidenti Prodi, përveç se u përgjigj me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe i tërhoqi. Ishte tronditëse për mua”, deklaroi ajo. Vetë Prodi deklaroi se kontakti ishte i rastësishëm dhe pa asnjë…

Read More

Nga Shkodra në një takim me sipërmarrësit e rinj, kryeministri Edi Rama tha se vetëm në energji dhe ujë janë bërë rreth 200 milionë euro investime. Gëzim Hysaj, babai i futbollistit Elseid Hysajt, i kërkoi Ramës krijimin e një moli në liqen. Ai tha se krijimi i një moli do t’i vinte në ndihmë jo vetëm biznesit të tij gjatë periudhës së dimrit, por edhe të tjerëve që ndodhen në zonë. Sipërmarrësi: Jam Gëzim Hysaj, kur kam ardhur këtu shumë njerëz më kanë thënë se je budalla, por unë kam parë punën time. Pavarësisht fatit se djali fitoi disa lekë,…

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka përgëzuar Kosovën për njohjen si shtet të pavarur e sovran nga Republika e Kenias. Në një mesazh të posaçëm, Begaj falënderoi homologun e tij, Presidentin e Kenias, William Ruto, për marrjen e këtij vendimi të drejtë e të duhur. Po ashtu kreu i shtetit shkroi gjithashtu se ky vendim i shtetit afrikan është mirëpritur ngrohtësisht nga të gjithë shqiptarët. ”I kënaqur që Kenia e ka njohur sot shtetin e Kosovës. I shpreh mirënjohjen time mikut tim, William Ruto, për këtë vendim të mirëpritur ngrohtësisht nga të gjithë shqiptarët”, shkruan Begaj.

Read More

Nga Kreshnik Spahiu Edhe 6 javë na ndajnë nga basti i madh i Yuri Kim: Kush do hajë bar në 12 Maj? Fushata ka filluar dhe kemi disa parti që po kryejnë 24 orë aktivitete. 1-Rama dhe Basha jo vetëm kanë provokuar miliona klikime në rrjete sociale por po kryejnë me dhjetra takime dhe tubime brenda dhe jashtë Shqipërisë. 2-Berisha i lodhur nga mosha, i konsumuar nga idetë dhe i rrethuar nga xhaketat e vjetra, ka paguar një amerikan që të vij dy herë të thotë ndonjë mashtrim në emër të “Amerikës” pa adresë dhe të iki me xhepin plot.…

Read More

Gjesti ka zhvilluar një debat të ashpër me Laertin, fill pas Prime të së martës. Ai e pyeti aktorin nëse po e kuptonte pasi disa herë i ka thënë analfabet. Veç kësaj e ka akuzuar edhe për herë të tjera se ka dashur ta puthë, pas një që shkëmbyen për lojë. ”Laerti po më kupton çka po flas për herë të parë, vetëm fjalët e këqija. Se për tjerat më thotë çfarë the ik, çfarë the s’po të kuptoj. Analfabet”, iu drejtua Gjesti me ironi.

Read More

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe drejtori i Fondit të Zhvillimit Dritan Agolli zhvilluan një inspektim në hyrjen e lumit Buna. Rama ka parë nga afër nivelin e punimeve në territor dhe e ka krahasuar projektin e Bunës të ngjashëm me atë të shëtitores në Vlorë. Kreu qeverisë tha se aty do të krijohet një hapësirë e madhe ndërveprimi, sipas tij që do ndikojë në turizëm. Rama vlerësoi punën e bërë dhe theksoi se me realizimin e saj hapet një perspektivë e re turistike për zonën. ”Kjo do jetë një gjë e mrekullueshme, këtu…

Read More

Valbona Mhilli një ditë pas eliminimit nga shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 4”, pohoi se ka pasur ndenja për Laert Vasilin. ”Ka qenë Laerti i pari që ka bërë hapat dhe më pas e gjithë gjëja rrodhi dhe u gjendëm përballë njëri-tjetrit. Më pas, vazhdoi si lojë. Por, avancoi, shkoi përtej lojës”, tha moderatorja. Sipas saj, Laerti i ka kërkuar të shkëmbenin puthje në një pjesë të shtëpisë, me pretendimin se nuk e kapnin kamerat, pavarësisht se çdo cep është i monitoruar 24 në 24. ”Nuk kam gënjyer në asnjë moment. Më ka ftuar që të më puthte në…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje SHBA që të sanksionojë Moskën. Kjo duke e akuzuar se nuk po ndjek një paqe të vërtetë pas sulmeve me dronë që shkaktuan dëme në disa vende, veçanërisht në Kryvyi Rih dhe Sumy. “Nisja e sulmeve të tilla në shkallë të gjerë pas negociatave të armëpushimit është një sinjal i qartë për të gjithë botën se Moska nuk do të ndjekë paqen e vërtetë”, tha Zelensky. Kjo kërkesë vjen në një kohë kur SHBA-të njoftuan se ishin dakordësuar me Ukrainën dhe Rusinë për t’i dhënë fund sulmeve në Detin e Zi dhe kundër…

Read More

Pas katër vitesh pa asnjë njohje shteti i kontinentit afrikan, Kenia e ka njohur sot pavarësinë e Kosovës. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në Facebook nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Pacolli shprehet se kjo njohje nuk është thjesht një deklaratë, por një fitore e madhe për Kosovën, e cila erdhi pas një pune të gjatë e të palodhur. Ai falënderon presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama për mbështetjen që i kanë dhënë. Shteti i fundit që e njohu ishte Izraeli në vitin 2021. Kjo njohje ishte pjesë e Marrëveshjes së Uashingtonit mes…

Read More