Author: tirana

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka quajtur antikushtetues vendimin e Presidentit Ilir Meta për dekretimin e Marsida Xhaferllarit anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Në një intervistë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, Balla deklaroi se Presidenti Ilir Meta sot mund të dekretonte në këtë post edhe Enkelejd Alibeajn, bashkëjetuesin e Marsida Xhaferllarit. “Presidenti Meta mund të dekretonte edhe Enkelejd Alibeajn sot, sepse është po aq e pavlefshme sa edhe dekretimi i bashkëjetueses së Alibeajt. Unë e kam thënë dy ditë më parë në seancën e Kuvendit që Presidenti Meta nuk ka asnjë bazë Kushtetuese…

Read More

Gjermania është e bindur se si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria e meritojnë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, pavarësisht bllokimit nga Franca që kërkon reformimin e procesit të zgjerimit. Ministri i jashtëm gjerman, Haiko Maas, gjatë vizitës së tij në Shkup, inkurajoi vendin të vazhdojë reformat duke siguruar homologun e tij, Nikolla Dimitrov, se do të ketë mbështetjen dhe ndihmën e plotë të Berlinit. Vetë Dimitrov, duke argumentuar se BE nuk mund ta neglizhojë vendin pas kompromiseve të bëra, tha se pavarësisht fqinjësisë së mirë që Maqedonia e Veriut ka me Shqipërinë, kur bëhet fjalë për anëtarësimin…

Read More

Muaji dhjetor i këtij viti pritet të hapë edhe një herë diskutimin e lënë pezull nga BE për zgjerimin. Burimet diplomatike bëjnë me dije se çështja e zgjerimit do të diskutohet në takimin e Këshillit Europian që do të mbahet në 12 dhe 13 dhjetor. Në tetor të këtij viti vendet anëtare të BE-së, nuk arritën të marrin një vendim për hapen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në. Ishte Franca që vuri veton duke kërkuar ndryshimin e metodologjisë për bisedimet për anëtarësim të vendeve kandidate me BE-në.

Read More

Presidenti Ilir Meta tha se nuk ka afat kushtetues për Presidentin në lidhje me kohën që duhet për të zgjedhur kandidatët për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese. Pasi kaluan 30 ditë nga afati ligjor për të zgjedhur kandidatin, Meta i kërkoi Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të ngrinte procesin në mënyrë që radha për zgjedhjen e anëtarët të radhës të Gjykatës Kushtetuese, t’ia kalonte Parlamentit. Por KED tha se afati ligjor prej 30 ditësh ka kaluar, kështu që u përzgjodh automatikisht kandidatja e parë në listë për në Kushtetuese, Arta Vorpsi. Kështu, Meta thotë se dekreti i tij i sotshëm për…

Read More

Të gjithë kemi ditët tona gri. Dikush na mërzit me qëllim dhe dikush e bën pa dashje. Gjendje dhe ditë të tilla me gjendje shpirtërore të pashpjegueshme, e të tmerrshme, pra pa arsye të dukshme do të kemi gjithmonë. Por, mos kini frikë! Ju mund ta gjeni rrugën tuaj të lumturisë, mjafton ndonjëherë edhe një ushqim i zgjedhur ose një produkt që ju ngre hormonet e kënaqësisë dhe lumturisë. Këtu janë pesë prej tyre duhet thonë nutricienët në të gjithë botën. Sidomos kur jeni në gjendje tatëpjete emocionale, ato mund të jenë shpëtimi juaj! Arrat e Brazilit Vaj peshku…

Read More

Një çift shqiptar, në Itali ka tentuar të përdhunonte një ukrainase. Ata kanë tentuar ta përdhunonin me kastravec dhe më pas ta filmonin me celular, por fatmirësisht gruaja ia ka dalë të shpëtojë. Më pas ukrainasja kishte shkuar në komisariatin e Terni dhe mes lotësh kishte bërë denoncimin. Kjo ka qenë edhe arsyeja e dënimit të dy shqiptarëve, një 32 vjeçar dhe një 26 vjeçare, nga gjykata e Ternit më 12 nëntor të këtij viti. Ata janë dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, nën akuzën e tentativës për përdhunim. Telashet nisën për ukrainasen kur ajo, pak javë para…

Read More

Pas rastit të vogëlushit Alvin Berisha, i cili ndodhej prej pesë vitesh në kampin në Siri, bëri që të rikthehej vëmendja situata me të ciltën përballen edhe shumë shqiptarë të tjerë atje. Ruzhdie Balliu prej 6 vitesh është zhdukur nga Shqipëria ndërsa ditën e djeshme, u mësua se Balliu ndodhet në kampin Al-Howl. Nëna e Balliut, Salushe Seferi ka folur për FaxNews. Familjarët e saj jetojnë në qytetin e Librazhdit. Salushe Seferi u shpreh se nuk e besonte se vajza e saj ishte gjallë dhe se pas 6 vitesh arriti të dëgjonte zërin e të bijës. Gjtiashtu, Seferi tha se…

Read More

-Zëvendës ambasadori amerikan në detyrë Daniel Koski inkurajoi të diplomuarit e Fakultetit Juridik të Tiranës për mbështetje të plotë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Koski tha se shpreson që të jenë faktorë ndryshimi për forcimin e integritetit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. “Puna juaj nuk do jetë e lehtë” u tha ai të diplomuarve duke thekuar se “Korrupsioni është gjithandej dhe fshihet në vendet më pak të dyshimta. Ju bëj thirrje që të bëheni pjesë e një brezi të ri që kundërshton korrupsionin kudo që ta shihni. Dhe, ju sfidoj që të bëheni të guximshëm. Demaskojeni korrupsionin dhe nxirreni atë…

Read More

Bukuroshja Angela Martini ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Prej dy vitesh ajo është martuar me miliarderin rumun Dragos Savulescu. Ata vendosën ta celebronin këtë moment të rëndësishëm të tyre në një ceremoni të vogël në Las Vegas. Modelja nga Shkodra rrëfeu në Tv Klan se ndoshta shumë shpejt do të dëshironte të kishte një fëmijë. Por ajo tregoi se për këtë fazë të jetës do që të jetë e përgatitur dhe fëmijës t’i japë energjitë maksimale. “Ndoshta po, por unë për shembull nuk jam që të martohem dhe të bëj fëmijë. Unë i…

Read More

Kjo është historia e Enver dhe Etleva Zinës. Të martuar prej 15 vitesh, ata janë bekuar së fundmi me ardhjen në jetë të trinjakëve Amel, Mabel dhe Elsian. Përmes lotëve ata rrëfyen për emisionin “ Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus emocionet e plotësimit të ëndrrës së tyre të kahershme, ndonëse me kredi. “Kemi pritur shumë, kurrë nuk i humbem shpresat… Na është dashur të marrim kredi për të bërë fertilizimin In Vitro pasi nuk i kemi patur mundësitë ekonomike më parë”, është shprehur mes emocionesh Etleva, e cila 5 muajt e fundit të shtatëzanisë i ka kaluar në spital…

Read More

Albania Team ka arritur të depërtojë në brendësi të stadiumit “Arena Kombëtare”, ose me emrin e ri e njohur si “Air Albania”. Situata momentalisht nuk është aq e mirë, pasi ka shumë probleme dhe nuk dihet nëse do të jetë gati. Në fakt, ndeshja do të luhet. Një gabim i madh i projektuesve dhe inxhinierëve të ndërtimit është parë te tribuna e gazetarëve. Një tribunë që ka shumë probleme, pasi nuk janë menduar disa detaje të rëndësishme. Një nga dyert e xhamit që të dërgojnë te gazetarët nuk hapet. Askush nga personat nuk arrin ta hapë derën dhe kjo ka…

Read More

Dy ditët në vijim, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se në datat 14-15 Nëntor, do të stakohet energjia në disa zona për shkak të punimeve të planifikuara në kuadër të investimit për rikonstruksionin e kabinave. Zonat dhe oraret ku do ketë ndërprerje të energjisë elektrike: 14 Nëntor 09:00-15:00/ Pjesërisht rruga “Dervish Hekali”; 09:00-12:00/ Pjesërisht rrugët: “Albanopoli”, “Eshref Frashëri”. 15 Nëntor 08:30-13:00/ Pjesërisht zonat: Fushë Mëzez, ish-rruga “Ura”, zona pranë Bregut të Lumit, Laknas; 09:00-15:00/ Pjesërisht rruga “Androkli Kostallari”.

Read More