Gjatë vitit të kaluar, qytete të shumta të vogla nga Siçilia në jug deri në Alpet veriore kanë bërë oferta të çmendura si ato të shitjes së një shtëpie për 1 euro me shpresën të tërhiqnin banorë të rinj e të rigjallëronin komunitetet që po shuhen. Titujt e mëdhenj të mediave të rëndësishme si CNN kanë mahnitur miliona njerëz, të cilët u joshën nga ideja e braktisjes së metropoleve të zhurmshme për një jetë më të qetë. Kërkesat vërshuan nga të gjitha anët. Por çfarë ndodhi me ata që blenë vërtet? A i priti jeta e bukur që mendonin? CNN…
Author: tirana
Të gjithë maturantët që do t’i nënshtrohen provimeve gjatë vitit 2020, do të përballen me rregulla më të ashpra. Maturantët që do të konstatohen me celularë gjatë provimit, do të përjashtohen nga të gjitha provimet e maturës shtetërore, dhe kanë të drejtë t’i japin ato vetëm pas një viti, duke humbur kështu mundësinë për t’i ridhënë në vjeshtë. Nëse maturanti gjatë zhvillimit të provimit do të ndryshojë vendin që i është përcaktuar, do të përjashtohet nga provimit. E njëjta gjë do të ndodhë nëse komunikon me nxënësit e tjerë gjatë provimit. Gjatë 2020, maturantët për të rezultuar kalues duhet të…
Në muajin korrik të këtij viti, këngëtarja e njohur Rona Nishliu u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vogëlushe të cilën e pagëzoi me emrin Noa. Deri tani, Rona është treguar shumë e rezervuar për të na treguar portretin e së bijës, mirëpo na ka ëmbëlsuar të gjithëve me një video të publikuar në InstaStory. Këngëtarja shfaqet duke luajtur me Noan, teksa vogëlushja qesh me të madhe me nënën e saj. “Kjo është lumturia e jetës sime 3.5 muajshe dhe është melodia ime më e mirë. T’du.”- shkruan Rona krahas videos ku shohim se Noa…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fier. Ditën e sotme rreth orës 16: 05 në fshatin Sektor-Seman, Fier, dyshohet se është vetëvarur pranë banesës së saj (në kasollen e bagëtive). Burime për albeu.com bëjnë me dije se viktima është Esma Shabani 57 vjeçe. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fier. Ditën e sotme rreth orës 16: 05 në fshatin Sektor-Seman, Fier, dyshohet se është vetëvarur pranë banesës së saj (në kasollen e bagëtive). Burime për albeu.com bëjnë me dije se viktima është Esma Shabani 57 vjeçe. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Rreth 62% e marijuanës së sekuestruar nga policia greke në vitin 2018 në Greqi erdhi nga Shqipëria fqinje”, thuhet në një raport që u publikua të mërkurën nga Njësia Koordinuese e Zbatimit të Drogës dhe Njësia e Inteligjencës Kombëtare. Raporti përfshin të dhënat për vitin 2018 dhe vlerëson se “Greqia është në një nga rrugët kryesore të trafikut të drogës, e ashtuquajtur “Rruga Ballkanike”, e cila lidh rajonet më të mëdha në botë që prodhojnë opiume (Azinë Qendrore) dhe Lindjen e Mesme me vendet e Evropës veriperëndimore, të cilët janë konsumatorët kryesorë të lëndëve narkotike”. “Për më tepër, thuhet në…
Së bashku me 19 deputetë, Myslim Murrizi ka propozuar në Kuvend një ligj për dekomunistizimin e e politikës. Në një reagim në Facebook, nënkryetari i Kuvendit shprehet se ai është në krye të kësaj nisme. POSTIM I PLOTË Sot ne emer te 20 deputeteve te opozites, depozituam nje propozim per ligj te DEKOMUNISTIZIMIT te politikes, shtetit dhe funksionareve te larte qe drejtojne Shqiperine. Nje ligj qe eshte belbezuar nga disa vemje si kale beteje, por kurre nuk kane guxuar prej 29 vitesh, sepse sejcili ka menduar te ruaj veten Ka ardhur koha bile jemi shume vone qe te ndajme me…
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u bën apel qytetarëve që të aplikojnë sa më shpejt për pasaporta dhe karta identiteti. Veliaj me Ministrin e Bredshem gjate inspetktimit te zyrave te reja per aplikimin e kartave te identitetit Në një postim në Facebook, Lleshaj u kërkon qytetarëve që të mos i lënë për në dhjetor aplikimet për shkak se rritet fluksi, ndërsa u kujtoi se nga janari, ata nuk do të mund të marrin shërbime. Ministri Lleshaj në fb: 2019-a është një vit rekord për shtimin dhe përmirësimin e kushteve për pajisjen me pasaportë dhe letër njoftimi. Por, përsëri mbetet shqetësim…
Ditën e sotme kanë nisur replikat online mes Julian Dedës dhe Mira Kazhanit. Gjithçka nisi pas një shkrimi të bërë nga gazetarja në lidhje me protestën e banorëve të Astirit. Pas shkrimit të saj, aktori reagoi me një status ku e quante Kazhanin “gazetaruçe populiste” dhe madje shkoi edhe më tej duke e kthyer çështjen në personale. “Kësaj gazetaruçes populiste, që protesta e banorëve të Astirit i duket dështim, gjejini një burrë të qetësohet se gjynah”.- shkruante Deda. “I dashur Juli. Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Më sa shoh, as gruaja jote nuk ka”.- replikoi…
Gazetari Sokol Balla tregon një histori me gazetarin Muç Nanon, ku në vitin 1994 kanë shkuar në Budapest dhe janë dëfryer në rrugën e “Dritave të Kuqe”. Meqë gazetari Muç Nano nxorri në shitje librin “Si e kam njohur…” referuar njerëzve influentë në jetën politike dhe kulturore në vend, Sokol Balla, në parathënien e librit ka shkruar për historinë sesi ai e ka njohur analistin. Një ndër ngjarjet e treguara, është ajo e vizitës së të dyve në vitin 1994 në Hungari: “Natën e fundit, atëherë kur e kuptuam se kthimi ishte afër, të dy u cliruam nga gardhet e…
Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Ardian Dvorani si dhe anëtarja Arta Marku kanë shprehur një mendim ndryshe sa i takon vlerësimit lidhur me integritetin moral dhe etik të Marsida Xhaferllarit, kandidate për anëtare e Gjykatës Kushtetuese, sot e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta. Nisur nga në raport i Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, i cili ngre dyshime për përfshirje të kandidates në një praktikë korruptive, Arta Marku dhe Ardian Dvorani janë shprehur se Marsida Xhaferllari nuk gëzon integritetin e duhur moral dhe etik. Për rrjedhojë, Marku dhe Dvorani, në vendimin e KED të datës 9 tetor 2019,…
Pas dekretimit të Marsida Xhaferllari për Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Socialiste. Kryetarja e Komisionit parlamentar të Sigurisë, Ermonela Felaj, shprehet se ky dekretim është një tregues se Meta u përpoq ta trajtonte ligjin si lojë shahu, teksa tha se se priste emërimin e një kandidature të tillë. “Duke i dhënë mundësinë që gjykata që zgjedhje kryetarin e saj. Pritej , madje dhe debati që shkaktoi Meta ishte në vetvete një debat që të justifikonte këtë zgjedhje. Një zgjedhje e detyruar për shkak se lista që presidenti ka zgjedhur kandidaten në fjalë,…