Author: tirana

Një i ri me origjinë shqiptare është kapur nga autoritetet italiane për vjedhje. Sipas asaj që shkruajnë mediat, bëhet fjalë për një 19-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai vodhi një lokal mesnatën e 6 dhe 7 Nëntorit në zonën e Tenenza di Cattolica. Por diçka e tradhtoi të riun, duke bërë që t’i vihen prangat. Duke shikuar pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, autoritetet panë një shenjë në dorën e tij. Ata shikuan se 19-vjeçari kishte një tatuazh në dorë. Ai kishte shkruajtur shkronjën “G” për shkak të vajzës që dashuronte. Kaq mjaftoi për agjentët…

Read More

Këtë javë “n’Kosovë show”, i ftuar ishte ” Hulku ” nga Vushtrria. Njeriu i sfidave dhe peshave të rënda që po pergatitet për rekord të ri në Guiness tha që do ta ngriste nga toka apo ta mbajë për 30 sekonda me duar një helikopter. Por gjatë intervistës ai tha se mund ta mbajë edhe një kalë në shpinën e tij dhe nga studio direkt u nisën për në një fermë ku mbahen kuaj. Shikoni videon:

Read More

Origjina e Zodiakut daton në astrologjinë babiloneze, e më tej në kulturën helenistike. Shenjat përcaktohen në bazë të pozicionit të yjeve në qiell. Çdo shenjë paraqet informacione specifike me pikat e forta e të dobëta në fusha të caktua të jetës, cilësitë, dëshira, sjellje e qëndrime individuale. Çdo shenjë udhëhiqet nga një element nga katër kategori: Toka, Ajri, Uji dhe Zjarri. Më poshtë do t’ju flasim për shenjat zodiakale të cilat njihen si më kokëfortat dhe s’ka shans të manipulohen ose të mashtrohen… Ujori Personat e lindur nën shenjën e Ujorit janë zakonisht shumë racionalë, intelektualë dhe të pavarur. Kanë…

Read More

Hans Flick i ka bërë një start fantastik karrierës në pankinën e Bayern Munich, duke fituar simpatinë edhe të drejtuesve. Një gjë të tillë e konfirmon edhe deklarata e fundit e Drejtorit të Përgjithshëm të bavarezëve Karl-Heinz Rummenigge. “Unë mendoj se ka pasur një keqkuptim të ndërsjellë në deklaratat e Arsene Wenger. Më vjen keq. Do të flasim me të në telefon për të sqaruar edhe gjërat, sepse ne nuk duam të kemi ndonjë problem me të. Ndërkohë, Hans Flick është konfirmuar si teknik i përhershëm,” e mbyll deklaratën e tij, Rummenigge. Arsene Wenger u përfol si një pasues i…

Read More

Pas zbukurimit të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me portretet e Heronjve të Popullit, një tjetër dekorim i është bërë Tiranës. Imazhi i monumentit ‘Nënë Shqipëri’ është shfaqur mbrëmjen e së dielës para Korpusit të Univeritetit të Tiranës. Këtë vit Shqipëria kremton 75-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre vendas.

Read More

Të gjithë janë në dijeni të thumbimeve që shpesh Noizy dhe Stresi i kanë bërë njëri-tjetrit, e megjithatë së fundmi po përflitej se zënkat mes tyre janë sheshuar. Gjithësesi, në ‘Shiko kush luan’, Stresi e ka thënë qartë mendimin e tij për Noizyn. Ai zgjodhi foton e tij kur u pyet se cili ndër artistët shqiptarë është ‘shumë zhurmë për asgjë’. Përpos Noizyt, Stresi ka zbuluar dhe mendimin e tij për Encën. Reperi është shprehur se Enca nuk bën pjesë në preferencat e tij por nuk ia kursen pëlqimet në Instagram.

Read More

Nga Alfred Peza Lajmi rreth kërkesës së prokurorëve për dërgimin në gjyq me akuzën e “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, të kryetarit të PD Lulzim Basha dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, po kalon në media si të ishte lajmi më i rëndomtë i këtij viti. As fakti se bëhet fjalë për shefin e opozitës dhe as se në lojë janë akuzat për lobim me para ruse, nuk kanë mjaftuar që ky rast, të ishte qoftë edhe pjesë e atij rituali të çudisë, që zgjat të paktën tri ditë në mediat tona. Mjafton që të verifikosh një e nga një…

Read More

Nga Mero Baze Mos u lodhni të kuptoni debatin ligjor që tenton të prodhojë ilir Meta pasi ai më të qartë se sa Kushtetutën ka objektivin e vet. Objektivi i vet ka të bëjë me mos ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Tre ditë më parë kjo gjë u kuptua qartë. Presidenti refuzoi të dekretojë si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, njërin nga kandidatët e renditur sipas Kushtetutës, nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, duke ngritur pretendime absurde se e ka pezulluar procedurën dhe afatet kushtetuese dhe se do të emërojë kandidatin e tij pasi të plotësojë më parë vakancën Kuvendi. Pas kësaj…

Read More

Juventusi do të presë në shtëpi Milanin ditën e sotme duke filluar nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Serie A. Në dhjetë ndeshjet e fundit të zhvilluara midis këtyre dy ekipeve në Serie A, bardhezinjtë regjistrojnë 9 fitore, ndaj 1 fitore të “Djallit”. Një sfidë shumë e vështirë për kuqezinjtë e drejtuar nga Pioli, të cilët po kalojnë një nga periudhat më të vështira në histori të klubit. Juventusi do të kërkojë vetëm tre pikët nga kjo ndeshje, për të marrë sërish kreun e renditjes, i cili aktualisht mbahet nga Interi me 2 pikë…

Read More

Ambasadorja franceze Christine Vasac gjatë një vizite në Korçë u pyet mbi metodologjinë e zgjerimit që po përdor Franca. Vasac tha se Makron ka folur qartë, ndërsa shtoi se Franca nuk është në parim kundër integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë. “Përsëris mendimin e presidentit francez Emanuel Makron. Ideja është që duhet ndërmarrë iniciativë që të gjendet një mënyrë e re e funksionimit të BE, si për anëtarët , ashtu edhe për vendet jo-anëtare. Franca thjesht ka një qasje të re. Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër. Ka thjesht disa interpretime jo të sakta nga njerëz, që nuk korrespondojnë me të…

Read More

Edhe pse jemi në fillim të Nëntorit, në juglindje janë shënuar reshjet e para të deborës. Ulja e temperaturave gjatë ditëve të fundit është shoqëruar me reshje të pakta bore në lartësitë mbi 1 mijë metër mbi nivelin e detit. Reshje më intensive ka pasur në Malin e Gramozit në Kolonjë, ku trashësia e borës ka qenë mbi 10 cm. Nga bora nuk ka pasur probleme për qarkullimin e mjeteve në akset nacionale dhe ato dytësore të Qarkut të Korçës. Sinoptikanët bëjnë me dije se temperaturat kanë rënë deri në 3 gradë në orët e para të mëngjesit në fundjavë.

Read More

Anxhela Peristeri konkurron këtë vit në Këngën Magjike me “Dikush i Imi”. Vetëm dy vite më parë ajo u shpall fituese e vendit të parë. E ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, këngëtarja komentoi grindjet mes artistëve për mënyrën e votimit në festival. Anxhela tha se formula e votimit krijon hatër mbetje. Por u shpreh se nuk i vjen inat që merr zero pikë, por me këngëtarët që vlerësojnë punën duke i thënë se do fitojë por më pas nuk i japin asnjë pikë. Ndërkohë shtoi se formula e re e votimit ku do jetë pjesë edhe juria…

Read More