Author: tirana

Dje në Samitin e Ohrit bëhet me dije se ka qenë i pranishëm edhe djali i filantropit të majtë George Soros, Aleksandër Soros, së bashku me drejtoreshën strategjike të përgjithshme të Fondacionit për Shoqërinë e Hapur, Laura Silber. Qyteti i Ohrit në Maqedoninë e Veriut është bllokuar gjatë ditëve të fundit, ku shihet prani të forvave policore në çdo hap, helikopterë ushtarakë që patrullonin si dhe avionë privatë në aeroport. E gjitha kjo pasi në këtë qytet po mbahet samiti rajonal në kuadër të iniciativës për krijimin e mini-shengenit të Ballkanit Perëndimor. Arsyeja është samiti i Ohrit, iniciativë e Mini-shengenit,…

Read More

Aksidenti i rëndë që ka ndodhur në 21 Gusht të vitit të kaluar në aksin Levan-Fier ka përfshirë 3 automjete. Si pasojë ka mbetur e vdekur bashkëshortja 8-muajshe shtatzënë e Erionit. Mjeti me të cilin ajo udhëtonte, drejtohej nga babai i Erionit, Astriti dhe me të në makinë ka qenë gjithashtu edhe vajza e Erionit, vetëm 7 vjeç dhe nusja e vëllait së bashku me vajzën e saj, por që fatmirësisht ato nuk kanë marrë lëndime. Ekspertiza e parë ka nxjerrë fajtor Edmond Asllanin, ndërsa ekspertizat e tjera kanë nxjerrë fajtor Astrit Trokën që është babai i Erionit. Sot Erioni…

Read More

U bë kohë që në media komentohet jeta private e këngëtares së njohur shqiptare, Rovena Dilo. Ajo u përfol se ishte në një marrëdhënie dashurie me balerinin Eltion Merja por kjo gje nuk u pranua dhe as mohua nga ana e saj. Këto kohë po flitet se çifti nuk janë më bashkë dhe këtë përgjigje e dha vetë Rovena. Këngëtarja ishte një ndër të ftuarat në emisionin “Shiko kush Luan” ku u bë pjesë e lojërave argëtuese që u zhvilluan në studio. U zbulua një detaj për jetën private të Rovenës e që me siguri do i verë “kapakun” thashethemeve…

Read More

Lazio vijon marshimin e saj në këtë pjesë të sezonit. Në Olimpico, skuadra e Simone Inzaghit mposhti Leccen me rezultatin 4-2 dhe ngjitet në kuotën e 24 pikëve, po aq sa edhe Cagliari që më herët mundi Fiorentinën 5-2. Correa zhbllokoi rezultatin për Lazion, por Lecce u përgjigj duke barazuar rezultatin me Lapadulën. Në pjesën e dytë, skuadra romane shënoi edhe 3 gola të tjerë me Milinkovic, Immobile me penallti e sërish me Correan, ndërkohë që vlen të përmendet fakti që Strakosha priti një penallti në minutën e 67 që u shoqërua nga një gol i Lecces por që u…

Read More

Dy kandidatet e listuara të parat nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Arta Vorpsi dhe Elsa Toska, sipas dokumenteve zyrtare rezultojnë se nuk kanë arritur të fitojnë një vit më parë testin për t’u regjistruar në Shkollën e Magjistraturës. Vorpsi dhe Toska, dy këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese, u përfshinë në një testim nga Shkolla e Magjistraturës në Maj 2018 së bashku me mbi 45 ndihmës ligjorë të tjerë në institucionet e drejtësisë, përfshirë Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Testimi u organizua në përmbushje të përcaktimeve të ligjit të Vetingut, sipas të cilit, ndihmësit ligjorë që arrin një…

Read More

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke thënë se s’dëshiron ta shohë më, e as duke e përjetuar edhe një herë Jugosllavinë. “Ne që e kemi përjetuar Jugosllavinë nuk dëshirojmë ta përjetojmë edhe njëherë. Edhe atyre që nuk e kanë përjetuar, nuk ua dëshirojmë”, ka thënë Mustafa. Këtë reagim i ish-Kryeministrit të Kosovës, e ka bërë duke iu përgjigjur deklaratave të Edi Ramës, i cili tha se s’po e kthen Jugosllavinë e re me mini-shengenin ballkanik. Rama lëshoi edhe akuza në drejtim të liderëve nga Kosova, pasi ata nuk iu përgjigjën ftesës…

Read More

Aksidenti i rëndë që ndodhi mbremjen e djeshme në aksin e vjetër rrugor Elbasan-Tiranë, i mori jetën dy vajzave 17-vjeçare duke tronditur gjithë opinionin. Kjo pasi shtetasi F. SH.,18 vjeç banues në Bërzhitë i cili ishte shofer i automjetit, i jepte makinës pa patur fare patentë. Ky i fundit është vënë në pranga. Arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi një natë më parë, rreth orës 23.30’, në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, në fshatin Berzhitë, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e më pas është përplasur me një pemë. Si pasojë…

Read More

Pavarësisht akuzave nga opozita, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko duket se nuk e ka problem që të frekuentojë të njëjtat ambiente ku shkojnë edhe përfaqësuesit e PD-së. Këtë të dielë, duke përfituar nga pushimi, Guvernatori Sejko ka drekuar në një restorant peshku ku i pranishëm ka qenë edhe nënkryetari i PD-së Edi Paloka. Ndonëse në tavolina të ndryshme, duket se shijet e Guvernatorit me ato të opozitës përputhen, ndonëse votat i ka marrë majtas. /tirananews.al Lexo edhe: Fotot-lajm / Opozita në diet, Paloka në dilemë për peshkun

Read More

Aktori i Portokallisë, Rezart Veleshnja, është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku nuk i kursen aspak kritikat për qeverinë. Në një postim të fundit në Instastory, Rezarti ka reaguar pas lajmit në lidhje me ish-stadiumin Qemal Stafa, i cili do të quhet “Air Albania” sikurse vetë emri që mban kompania ajrore shqiptare. Ai ka publikuar një foto të Qemal Stafës ku mbi të shkruan: “Për ca lek përdhosën emrin tënd o i nderuar Qemal Stafa!!!!!!! Vdiqe me nder o i madh Qemal! Ne po na vrasin për së gjalli. Ike nga stadiumi, madje edhe nga Gjimnazi do të heqim se…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor nëpërmjet një njoftimi rikujton se afati i regjistrimit të mjeteve, me kategori mjedisore nën EURO 4 të importuara e zhdoganuara brenda datës. 31.12.2018, sipas VKM Nr. 633, datë. 26.10.2018 (të ndryshuar), është deri në 31.12.2019. Pas kësaj date, për mjetet e përdorura, lejohet regjistrimi për herë të parë vetëm nëse përmbushin kategorinë mjedisore EURO 4 e lart, ndërsa mjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kategorinë mjedisore EURO 5 dhe EURO 6. Gjithashtu DPSHTRR njofton se për të gjitha subjektet që do të regjistrojnë mjetin për efekt rishitjeje, është i mundur çregjistrimi i përkohshëm…

Read More