Author: tirana

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur historiani i shquar rus hedh në lumë pjesët e trupit të të dashurës së tij të vdekur, pasi e vrau në shtëpi. Oleg Sokolov 63 vjeç qëlloi për vdekje të dashurën e tij 39 vite më të re, Anastasia Yeschenko përpara se të copëtonte trupin e saj. Policia raportoi se më pas, 63-vjeçari i dehur hodhi pjesë të trupit të saj në lumin Moyka të Shën Peterburgut para se të binte vetë në ujë. Kur u nxor nga lumi mbante një çantë shpine ku ju gjetën krahët e Anastasias. Sokolov, një historian në…

Read More

Është shkarkuar nga detyra Gjyqtarja e Apelit Shkodër Hajrie Muçmata pasi u përball me disa pikëpyetje rreth pasurive të saj, burimeve të ligjshme të disa huave dhe me deklarata kontradiktore të bëra për procesin e vetingut. ILDKPKI, e kishte gjetur Muçmatën me probleme në deklarimin e pasurisë dhe e akuzonte atë për fshehje pasurie. Ndërsa KPK tha se nga analiza financiare rezultonte se gjyqtarja kishte mungesë burimesh të ligjshme në disa vite dhe në total 4.7 milion lekë.

Read More

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhër arresti për Agim Kajmakun ish-kryebashkiakun e Vorës të shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas deklarimit të rreme në formularin e vetëdeklarimit.  Forcat e Policisë, pasi kanë shkuar në banesën Kajmakut për të arrestuar ish-kryebashkiakun që e kap ligji i dekriminalizimit, ai nuk është gjendur në banesën e tij. NJOFTIMI: “Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, ka shpallur ne kekrim me mase sigurimi “arrest me burg”, ne lidhje me hetimin qe po zhvillohet  ne ngarkim te shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar per kryerjen e veprave penale, te “Shperdorimit te detyres”,  “‘Falsifikimi i…

Read More

Zv. kryeministri Erion Braçe ka folur nga Elbasani pas thirrjes së presidentit Ilir Meta për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që të mos votojnë për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. “Nëse doni të dini nga unë. Boll është vonuar krijimi i Gjykatës Kushtetuese. Duhet të vijohet sa më shpejt me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Gjyaktës së Lartë dhe SPAK”, tha Braçe.Braçe tha se mazhoranca ka përgjegjësit e veta në çdo rast, ndërsa vuri theksin në reformimin e sistemit në drejtësi.

Read More

Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga telenovela meksikane ‘Rebelde’ me siguri e mbani mend Robertën flokëkuqe. Aktorja Dulce Maria sot i ka dhënë fund beqarisë pas 3 vitesh lidhje me producentin Paco Alvarez. Çifti janë martuar me një dasmë mes familjarëve e miqve të ngushtë dhe janë publikuar tashmë pamjet.Dulce Maria duke si princeshë me fustanin e bardhë teksa në videon e mëposhtme mund të shihni edhe vallëzimin e çiftit. https://www.instagram.com/p/B4r8T3MgErW/

Read More

Minatorët e Kombinatit metalurgjik Trepça në Kosovë kanë hyrë grevë mëngjesin e kësaj të hënë. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje. Sipas tij, hyrja në grevë ka ardhur si pasojë e mosmarrjes së pagës së tetorit dhe kushteve jo të mira të punës. “Minatorët kanë hyrë në grevë. Janë tri pika kryesore apo kërkesa të minatorëve. Pagat të paguhen, është data 11 nëntor dhe ne ende nuk kemi marrë paga, po ashtu minatorët nuk kanë marrë një përqindje të pagave edhe të muajve të kaluar, ushqimi është shumë…

Read More

E ftuar sot tek “E diell”, ishte aktorja shumë e dashur për publikun, Renada Caci dhe siç mund ta imagjinoni dhe vetë, gjatë intervistës ka pasur të qeshura pafund. Aktorja foli edhe për jetën private dhe takimin e parë me një djalë. “Si ka qenë puthja jote e parë?”, e pyeti Ervini. “Obobo me këto gjëra merret ky, thashethemaxhi”, ia ktheu aktorja dhe kur gazetari e pyeti sërish, ajo u përgjigj: “Ç’të duhet ty? Ajo është gjë private”. Megjithatë me insistimin e Ervinit, aktorja tregoi për takimin e saj të parë dhe sesi atë ditë kishte pirë birra. “Dashuria e…

Read More

Prej disa ditësh Oriola Marashi ndodhet në Dubai nga ku po poston vazhdimisht foto e video. Ky udhëtim i modeles ka ngritur edhe shumë aludime se kush e shoqëron atë. Kështu Oriola ka postuar sot në Instastory një foto ku shfaqet duke pozuar me një burrë të panjohur dhe shkruan me humor: “Me të dashurin tim misterioz”. Në fakt modelja ndodhet në Dubai në shoqërinë e motrës dhe mikeshave.

Read More

Policia ka kryer një operacion të befasishëm në qytetin e Lezhës, pranë stacionit elektrik. Ky aksion ka patur si qëllim arrestimin e personi të shpallur në kërkim. Në këtë aksion ka patur të shtëna me armë dhe personi i rrezikshëm sipas raportimit të mediave, ka qenë i armatosur. Në vendin e ngjarjes ka patur forca të shumta policie, por i shpalluri në kërkim ka mundur të largohet sapo ka parë efektivët tek rrethonin zonën. Këta të fundit kanë qëlluar në ajër dhe e kanë paralajmëruar që të ndalojë, por ai nuk i është bindur urdhërit dhe ka mundur të shpëtojë.

Read More

Për një grua, një surprizë ka një vlerë të madhe sentimentale dhe personale, është një moment gëzimi që arrin papritur dhe që ushqen, kohë pas kohe, shkëndijën në marrëdhënien në çift, që nuk duhet të shuhet kurrë. Pastaj ka disa surpriza që gratë i duan dhe shpresojnë t’i marrin, por që kurrë nuk do t’i kërkonin. Mëngjesi në shtrat Eshtë një gjë e thjeshtë dhe shumë e parëndësishme, por gratë pëlqejnë të zgjohen nga burri i tyre, i cili u sjell mëngjesin në shtrat me kafe dhe ëmbëlsirën e saj të preferuar. Pazar Ne e dimë se blerja është sfera…

Read More

Duke filluar nga viti i ardhshëm, shtetasit e vendeve të treta që kanë marrë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian, përfshirë Shqipërinë do të duhet të kalojnë nëpër një sistem të ri për hyrjen në Zonën Schengen. Unioni ka hartuar tanimë një program që synon “forcimin e kufijve të zonës Schengen”, i njohur si Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, ETIAS. Nëpërmjet këtij sistemi, BE do të kontrollojë paraprakisht të dhënat e udhëtarëve para se të hyjnë në vendet anëtare. “Do të duhen vetëm disa minuta për të plotësuar një aplikim në internet, i cili në një shumicë…

Read More

“Illyrian Guard” e njohur si policia private në varësi të qeverisë që do ofrojë shërbime sigurie ka marrë në dorëzim 30 institucionet e para. Në ruajtje nga kjo trupë policore janë marrë disa prej ministrive, spitali dhe godina të tjera qeveritare. Ndërkohë selitë diplomatike dhe institucionet e huaja janë skeptikë për sa i përket ruajtjes nga kjo trupë policore, por ministria deklaron se ata mund të marrin trupa shtesë nga vendet e tyre. Shoqëria tregtare Illyrian Guard në varësi të ministrisë së brendshme që ofron shërbime sigurie me pagesë ka marrë në mbrojtje 30 institucione dhe objekte shtetërore. Burime zyrtare…

Read More