Author: tirana

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan aleaten e rëndësishme evropiane, Gjermaninë, mbi kërcënimet në rritje që vijnë nga Rusia, ndërkohë që Berlini përgatitet të shënojë 30 vjetorin e rënies së Murit. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u nis të mërkurën për në Gjermani, një vizitë për të shënuar tre dekadat nga rrëzimi i murit dhe për të nënvizuar atë që zyrtarët e SHBA e quajnë nevojë për vazhdimin e një partneriteti të fortë ndëratlantik. Takimet e diplomatit të lartë amerikan me udhëheqësit në Gjermani vijnë gjithashtu pak ditë pasi Danimarka hoqi një nga pengesat e fundit ligjore për një tubacion të propozuar…

Read More

Të shijshme, të lehta, të ëmbla e të kripura, krepa ka rrëmbyer zemrat e gjithë shqiptarëve me shijen e tyre fantastike. Me mjaltë, çokokrem apo reçel, kombinuar me feta bananesh, biskota, arra e lajthi të thërmuarra. Me djathë të bardhë a kaçkaval, domate, kastraveca e sallatë jeshile. Janë të panumërta mënyrat e kombinimit të krepave dhe shijes fantastike që ato ofrojnë në çdo kombinim. Krepat janë ideale për një mëngjes të shëndetshëm, të shijshëm që të bën ta nisësh ditën me humor të mirë, por ato janë ideale gjithashtu edhe për t’u konsumuar në vaktet e ndërmjetme. AgroWeb.org u sugjeron…

Read More

Disa ditë më parë në Greqi ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një 14-vjeçare ka sulmuar me thikë të ëmën. Nga raportimet e ditës së sotme të mediave greke mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kaminia. Ishte ora 02:00 e mëngjesit të së enjtes së kaluar, kur vajza 14-vjeçare shkoi në kuzhinë ku mori një thikë 23 centimetra, për tu drejtuar më pas në dhomën ku flinte mamaja e saj dhe nisi ta godiste me thikë. E ëma e tmerruar ka bërtitur, britmat e së cilës kanë sjellë reagimin e vajzës tjetër. Kjo e fundit vrapoi drejt sallonit dhe i hoqi…

Read More

Sa herë që Keisi bën një diskutim online me ndjekësit e saj në Instagram, e dimë që shumica e pyetjeve që i drejtohen janë për Stresin. Dhe këtë herë ajo ka vendosur të na i bëjë qejfin me një përgjigje që i referohet ish-partnerit të saj. Fillimisht është pyetur për artisten femër të preferuar, emrin e të cilës e dha shumë shpejt. Bëhet fjalë për Kidën, këngëtaren që dëgjon më së shumti. Më pas u pyet për artistin shqiptar të preferuar dhe sigurisht që ai është STRESI. “Hë se e di, të gjithë këtë përgjigje po prisni kaq shumë. Normal…

Read More

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi se përmes Strukturës së Posaçme Antikorrupsion në vend do të vihet drejtësia. Ai shkruan se ngritja e SPAK është çështje ditësh, ndërsa u shpreh i sigurt që kjo strukturë do ta çojë deri në fund misionin për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta. Ngjela shkruan se Berisha ishte autori direkt i diplomave fals, dhënë nga universitete fantazmë, të “ngritura me ligj”, diploma këto që sot kanë inonduar administratën shtetërore. Analiza e Ngjelës Të korruptuarit e nivelit të lartë shtetëror sot në Shqipëri, janë të pashpresë. Reforma në Drejtësi dhe ngritja e SPAK-ut, me ndihmën…

Read More

Në Parlamentin boshnjak ka mbërritur një pako me një zarf nga Serbia që brenda kishte një plumb. Sipas raportimeve të mediave lokale, thuhet zarfi që mbante një plumb brenda kishte ardhur nga Beogradi, dhe ajo dërgesë ishte pranuar nga Zyra për Shërbime të Përbashkëta të Institucioneve të Bosnje e Hercegovinës. Adresa e marrësit të zarfit ishte Parlamenti, rruga Trg BiH 1, megjithatë nuk është treguar saktësisht se për kë ishte dërgesa. Lidhur me këtë tashmë po merren edhe policia dhe autoritetet boshnjake, për të zbuluar se kush ka qenë dërguesi i zarfit dhe cili është ‘mesazhi”. Plumbi mësohet të ketë…

Read More

Në programin “Rudina” në Tv Klan është folur për ushqimet e shëndetshme që këshillohen gjatë periudhës së virozave për fëmijët. Për të folur për këtë temë ka qenë e ftuar në studio blogeria e ushqimit për fëmijë, Arjana Roka. Ajo ka prezantuar tre receta të ndryshme, shumë të thjeshta dhe praktike që mund t’i gatuajë çdo nënë, të cilat këshillohen gjatë periudhës së virozave, për të forcuar imunitetin dhe ruajtur nga virozat e stinës fëmijët. “Fillojmë nga 0 deri 6 muaj me qumështin e gjirit dhe pastaj nga 6 muaj e mbrapa vazhdon me ushqimet shtesë“. Arjana Roka është një…

Read More

Një tornado e fuqishme ka goditur në qytetin e Kallamatës në Greqi ditën e djeshme duke shkaktuar dëme të shumta financiare. Fatmirësisht tornado nuk ka kaluar në zonën e banuar të qytetit, por ka goditur një fabrikë dhe disa ndërtesa të tjera industriale duke i shkatërruar thuajse plotësisht. Mediat greke raportojnë për dëme të shumta financiare, por fatmirësisht pa dëme në njerëz. Në videon më poshtë duket fuqia e madhe e tornados që shkatërron ndërtesën madje raportohet se ka ngritur në ajër edhe makinat që ndodheshin në parking.

Read More

Në shumë raste, policia ka gjobitur drejtues që jashtë normave të lejuara në rrugë kanë bërë drifting, një sport që nëse kryhet brenda rregullave dhe në zona ku nuk ka kalimtarë, ofron një spektakël të vërtetë për të fiksuarit e makinave. Sot në “Ora e Tiranës”, është folur mbi përhapjen e këtij sporti në kryeqytet, ku fansat po shtohen ndjeshëm.

Read More

Në dhjetor të vitit të kaluar Maja u bë nënë për herë të parë. Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar solli në jetë një djalë të cilin ka quajtur Jonas. Pasditen e sotme Maja ka qenë e ftuar në ‘Ftesë ne 5’ me Bieta Sulon, ku zbuloi ndër të tjera se çfarë i është dashur të bëjë gjatë kësaj kohe. Ajo ka rrëfyer se ka qëne e ngarkuar me koncertet jashtë Shqipërisë, por dhe me rritjen e të vogëlushit të saj. E pyetur se kujt i ngjan më shumë, Maya pohoi se Jonas është një kopje e saj dhe…

Read More

Partia Socialiste ka nisur sot nga Elbasani nismën ‘Ti zgjedh’, e cila do të finalizohet më 16 nëntor ku do të zgjidhen delegatët e Kongresit të PS. Lidhur me këtë takim ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili ironizon edhe mediat ku sipas tij zgjedhjet në PS nuk bëjnë lajm. Rama shkruan: ⭐️ Zgjedhjet në PS nuk bëjnë lajm në mediat e zëna me thashetheme, gënjeshtra e të zeza nga vendi e bota, por ato janë një proces me shumë pjesëmarrje, organizatë më organizatë e asamble më asamble, ku Partia Socialiste po ripërtërihet e riorganizohet për sfidën e vitit 2021– ⭐️ Një…

Read More

Një burrë u kap duke u endur korridoreve të një hoteli, e duke regjistruar tingujt e çifteve që bënin seks në dhomat e tyre. Ngjarja ndodhi në Kinë, ndërsa burri, një 28-vjeçar, u kap nga një çift, të cilët dëgjuan zhurma jashtë derës së dhomës së tyre. Nga pamjet e kamerave të hotelit, u pa më pas burri duke u zvarritur nëpër korridore e duke nxjerrë celularin dhe duke e vendosur afër derës, për të regjistruar audiot që vinin nga dhoma. Pas denoncimit të çiftit dhe pamjeve të kamerave të hotelit, burri u arrestua.

Read More