Author: tirana

Nga ekzekutimi mafioz me tritol i gjyqtarit Skerdilajd Konomi në shtator të 2011 e deri tek atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019 kanë ndodhur një seri ngjarjesh kriminale, që nuk duken aq të rastësishme dhe krejt të palidhura me njëra-tjetrën. Gazeta “Si” rendit kronologjikisht gjashtë nga ngjarjet më të bujshme të ndodhura nga 2011 e deri më tani, që sugjerojnë se i lidh me njëra-tjetrën konflikti i pronave në Gjirin e Lalëzit. 9 shtator 2011 – Ekzekutimi i Skerdilajd Konomit Automjeti tip Mercedes Benz i gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi shpërthen në ecje në bulevardin qendror të…

Read More

Prej kohësh këngëtarja shumë e dashur për publikun, Poni i kishte qëndruar besnike flokut të zi dhe të shkurtër. Mirëpo tani që flokët i janë rritur, Poni ka vendosur të bëjë një ndryshim. Këngëtarja postoi në Instagram një foto ku tregon pamjen e re, me flokë në ngjyrë më të çelur dhe fije bjonde. Poni pyet fansat nëse ngjan më mirë kështu apo brune dhe përgjigjet kanë qenë të ndryshme, pasi vërtet këngëtarja ngjan shumë mirë si bjonde, edhe brune.

Read More

“Ajo që po përjetojmë sot nuk krahasohet as me periudhën më të errët të stanjacionit. Raporti i Bankës Botërore thotë se korrupsioni është dyfishuar krahasuar me vitin 2013 dhe është më keq se në vitin 2005”. Është kjo deklarata e bërë nga kryedemokrati Lulzim Basha në takimin e pasdites së sotme “Rrugëtimi për Shqipërinë” me të rinjtë në Shkodër. Sipas tij plaga më e madhe, është plaga e emigracionit të rinisë, ku nënvizoi se po ikin nxënësit dhe po boshatisen shkollat. Basha tregoi edhe cilësinë që sipas tij e ka dalluar nga politikanët e tjerë, duke thënë se “Ajo që më…

Read More

Barcelona është zhytur në krizë dhe kjo konfirmohet mjaft lehtë duke parë rezultatin e dy ndeshjeve të fundit për katalanasit. Ata u mundën në fundjavë në kampionat 3-1 nga Levante, ndërsa mbrëmjen e djeshme barazuan në shtëpi ndaj Slavia Pragës, ndeshje e vlefshme për Champions League. Sikur mos mjaftonte kriza e rezultateve, brenda ekipit ka edhe një çështje tjetër. Leo Messi dhe Antoine Griezmann nuk “lidhen” aspak me njëri-tjetrin, madje flitet se është kjo arsyeja e ngërçit që po kalon Barcelona në lojë dhe rezultate. Ky fakt, shihet sidomos në rastet kur Messi edhe pse ka mundësi të pasojë te…

Read More

Të premten e javës që lamë pas, në Shkozet, një breshëri plumbash u derdh mbi makinën me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, i njohur si i forti “i forti i Sukthit”. Ndërkohë në një njoftim për mediat Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar për rastin, por edhe pas thirrjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë më herët sot ku ka kërkuar hetim për thyerje të masës disiplinore nga ana e prokurorit Ndoja. KLP i kërkoi Arta Markut të hetojë prokurorin Ndoja Njoftimi Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku prej ditës së djeshme dt 05.11.2019 ka…

Read More

Dashi Mundohuni që të buzëqeshni dhe të jeni më optimist lidhur me të ardhmen. Tashmë mund të jeni më të qetë, pasi nuk ka arsye për tu acaruar si para disa ditëve. Mundohuni vetëm që të ruani qetësinë dhe të qartësoni idetë. Do të shihni se gjërat nuk janë aspak keq. Demi Kjo është një periudhë e mbushur me ndryshime për të lindurit e kësaj shenje. Më në fund po ndryshoni një pjesë të jetës suaj, duke sjellë rezultate pozitive. Shumë nga zgjedhjet tuaja kanë të bëjnë me shtëpinë. Binjakët Keni në plan që të zgjidhni një çështje, por për…

Read More

Pas akuzës së Sali Berishës se Erjon Braçe është i përfshirë në atentatin e së premtes në Shkozet ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, vetë zëvendëskryeministri. Ky i fundit u shpreh se e gjitha është “është sajuar nga Sali Berisha si kërcënim i drejtpërdrejtë për jetën ndaj meje e kryetarit të bashkisë Divjakë.” Lexoni më poshtë reagimin e plotë: KY ESHTE SALI BERISHA DHE KY ESHTE KERCENIM PER JETEN NDAJ DY FUNKSIONAREVE TE LARTE PUBLIKE, TE DY TE ZGJEDHUR E NE DETYRE! Qe Sali Berisha eshte nje kriminel barbar, kete pas 21 janarit, daljes zot…

Read More

Prej më shumë se dy javësh, Rina Balaj është larguar nga rrjetet sociale dhe për planet e saj nuk dihet asgjë. Rina e përdorte Instagram-in si një urë lidhëse me fansat, por tani profili ka marrë emrin e kompanisë që e menaxhoi për një kohë të gjatë “On Records”. Menaxheri i saj njoftoi se Rina ka shkëputur kontratën me kompaninë dhe karriera e Rinës mbeti në pikëpyetje. Megjithatë duket se reperja ka plane për t’u kthyer fuqishëm. Këngëtarja, Adelina Ismaili ka publikuar në Instastory një foto të Rinës dhe tregon se ajo po na mban një sekret. “Mmm-mm diçka po…

Read More

Serbia blen vetëm armë mbrojtëse, e nuk do të blejë armë që mund ta vendosin atë nën sanksione, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç, si reagim ndaj një paralajmërimi amerikan se nuk mund ta marrë S-400 nga Rusi. “Serbia është duke e armatosur veten sepse është një vend i lirë. Një vend që nga të gjitha anët është i rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s, me të cilat ne duam marrëdhënie të mira. Por ne nuk do të jemi bambi, ata të na gëlltisin”, tha Vuçiç për median shtetërore të Beogradit. Ai theksoi se kurrë nuk do të lejonte që Serbia…

Read More

Etien Cani ishte ndër të paktët që mund të hynte në shtëpinë e Gentian Beqirit, i cili gjendej i paralizuar pas një tentative për t’iu larguar policisë teksa e kishin ndaluar për një tjetër krim të rëndë që ndodhi në Elbasan. Cani bashkë me një tjetër shkuan në shtëpinë e shokut të tyre Gentian Beqiri atë ditë të nxehtë gushti duke përshëndetur edhe policët në hyrje të pallatit siç bënin gjithnjë. Babai i Gentian Beqirit, Neziri ia hapi derën pasi ishin shokët e djalit të tij të paralizuar. Por, sipas policisë, ky është momenti kur Etien Cani ka qëlluar me…

Read More