Marsida Qatja e cila u bë sebepi i e vrasjes së bujshme në Kavajë, vijon të nxjerrë inatin e ngjarjes makabre në rrjetet sociale. Edhe pas intervistës së fundit, dhënë për tirananews.al që në fakt nxori detaje të reja rreth ngjarjes, ajo nuk ndalet së dhëni mesazhe në Facebook. Qatja rrëfeu se ka qenë pjesë e një rrjeti trafiku droge, duke hedhur dyshime edhe mbi versionin e ngjarjes se ishte për arsye dashurie. Lexo këtu: Ekskluzive/ Vrasja në Kavajë, Marsida Qatja: Kam marrë 20 milionë lekë nga personat që i kam mbrojtur! “Nëse do që 100 italianë të heshtin, vrit…
Author: tirana
Nga Mero Baze Albin Kurti nuk ka fituar zgjedhjet për të ngjall shpresat tek të gjithë ata që nuk i fitojnë dot. I ka fituar së pari për vete dhe për tu vënë në provë për objektivat e tij. Shihet qartë se ai ka ngjallur zemërim e zhgënjim tek shumë kundërshtarë të Edi Ramës në Kosovë dhe Shqipëri, pse është takuar me të. Biles akoma më shumë, pse ka konstatuar që Edi Rama nuk mbështet korrigjimin e kufijve si objektiv të bisdimeve Kosovë Serbi. Për Albin Kurtin do të kenë kohë të zhgënjehen apo ngazëllehen, ata që e kanë votuar.…
Nuk po gjen qetësi opozita parlamentare. Pas përpjekjes së dështuar për ta larguar nga drejtimi i grupit parlamentar nga një grup deputetësh të kryesuar nga Korab Lita, Rudina Hajdari deklaron se është kërcënuar me jetë nga një deputet, emrin e të cilit nuk e bën me dije. Denoncimin e ka bërë përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit, por e ripërsëriti me zë dhe ne foltoren e parlamentit. Por si është e vërteta e këtij kërcënimi? Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar kërcënimin e denoncuar sot nga deputetja e opozitës Rudina Hajdari. I ftuar në “Opinion”, Hoxha është shprehur se Garda…
Albin Kurti dhe e ardhmja e tij politike ka përplasur sot dy gazetarët nga Kosova, Berat Buzhala dhe Baton Haxhiu. Të ftuar në emisionin “Open”, dy gazetarët kanë treguar pikëpamjet e tyre të kundërta për Kryeministrin e ri të Kosovës. Gjatë një bisede në “Open” Haxhiu i ka thënë Buzhalës se ka qenë mjek psikiatër i Albin Kurtit ku i ka kërkuar edhe ta pranojë publikisht se e ka sulmuar në mënyrë të pazakontë kryetarin e Vetëvendosjes. Baton Haxhiu: Berat ke qenë mjeku psikiatër i Albin Kurtit. Shikojeni mendimin e Beratit çfarë ka thënë për Albin Kurtin. Eni Vasili: Çfarë ke thënë,…
Situatë delikate tek Partizani. Pas barazimit 0-0 ndaj Kukësit, në dhomat e zhveshjes ka pasur një përplasje mes trajneri dhe zv/trajneri të Partizanit.Burimet bëjnë me dije që Franco Lerda dhe Dritan Mehmeti janë grindur mes tyre duke zhvilluar një debat të ashpër verbal. Ende nuk dihet motivacioni i vërtetë por situata është qetësuar nga anëtarë të klubit “të kuq”. Kujtojmë që në deklaratën për mediat, trajneri Lerda tha se ishte i kënaqur me lojën e lojtarëve të tij në sfidën e vlefshme për javën e 10-të në Kategorinë Superiore.
Cristiano Ronaldo u transferua në fillim të sezonit të shkuar te Juventus, duke u larguar pas shumë vitesh nga Real Madrid. Kur ishte në La Liga, ylli portugez kishte një rivalitet të flaktë me Lionel Messin, duke dominuar kampionatin spanjoll, por dhe futbollin botëror. Dy fenomenët e futbollit kanë fituar nga pesë “Topa të Artë”, çka tregon qartë dominim e tyre. Tashmë, Ronaldo ka nisur sezonin e dytë te Juventusi dhe ka folur për kohën e tij në La Liga, si dhe për rivalitetin që ka pasur me Lionel Messin: “Shumë njerëz mendojnë se ne e kemi “ushqyer” njëri-tjetrin me…
Fatos Lubonja komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, vizitën e Albin Kurtit në Tiranë dhe takimet e këtij të fundit me politikanët shqiptarë dhe gazetarët. Në një prej takimeve të Kurtit ishte i pranishëm edhe vetë Lubonja, i cili tha se në tryezë është folur për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, vetëm sa i takon rolit që ai ka në këtë sistem, ku “një grusht të pasurish sundojnë me politikën dhe kanë bërë një shtet armik me qytetarët”. Duke e cilësuar Albin Kurtin si “shpresën e fundit për shqiptarët e të dy vendeve, Shqipëri e Kosovë”, Lubonja tha se ai ka…
Nga Sokol Balla Ka diçka që ka ndryshuar për mirë në sjelljen e opozitës. Pas një panoramimi të errët për vendin dy vitet e fundit, mes drogës, krimit, papunësisë, ikjes, dështimit të prodhimit vendas, befas një spot i ri televiziv, i denjë për reklamat e Blendi Klosit për turizmin, u shfaq nga kreu i opozitës në rrjetet sociale. Rrugë të bukura, plazhe të shkëlqyera, njerëz të bukur, policë, mësuese, nxënës, fermerë, prodhues, Shqipëria e Re e Lulzim Bashës ishte në fakt më afër asaj që shohim përditë dhe më larg asaj që shihnim e dëgjonim deri dje nga foltoret publike…
Të gjithë jemi në kërkim të recetave më të mira e interesante të ëmbëlsirave, të cilat për hir të së vërtetës na japin shumë kënaqësi. Në këtë artikull të AgroËeb.org do të gjeni recetën e një keku mjaft interesant. Mes përbërësve të tij do të gjeni edhe ujë të gazuar. Uji i gazuar plotëson shijen përfundimtare të kekut duke bërë që kjo ëmbëlsirë të dalë e butë dhe e mëndafshtë. Kjo ëmbëlsirë është ideale jo vetëm për festa por edhe për fundjavat e kaluara me familjen. Përgatitja e Kekut me Ujë të Gazuar Përbërësit 250 gramë gjalpë të butë pa…
Disa kohë më parë vendi ynë u trondit nga një tërmet 5.8 ballësh, i cili tmerroi të madh e të vogël e që shkaktoi jo pak dëme materiale. I vetmi që gjeti kohë për pak shaka ishte gazetari i kronikës Elton Qyno, i cili me batutën e tij të kripur alarmoi shumë gazetarë dhe akoma më shumë simpatizantë të PD-së. Qyno shkruante se tërmeti kishte shembur edhe shtesën pa leje që përflitet prej shumë kohësh në media se ka bërë kryedemokrati Lulzim Basha, në pallatin ku banon pranë Liqenit të Tiranës. “Zyrtare e konfirmuar. Tërmeti ka prishur shtesën pa leje…
Shumë njerëz përjetojnë fenomenin e rënies së shpeshtë të flokëve. Megjithëse shumë studime janë bërë ende nuk ka një specifikim të qartë se përse rënia e flokëve është sezonale. Një problem, i cili padyshim është shqetësues për të gjithë njerëzit e vuajnë e që përpiqen me mënyra të ndryshme, ndonjëherë edhe të kushtueshme. Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë kushtet klimatike, mosha, niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqimi. Mungesa e balancës hormonale, faktorët genetik, infeksionet e skalpit të kokës dhe duhanpirja mund të shkaktojnë gjithashtu rënien e flokëve. Ashtu siç mund të…
Tensioni i gjakut mund të rritet për shkaqe të ndryshme, përfshirë këtu mungesën e kalciumit. Rënia e nivelit të kalciumit në organizëm është një problem shëndetësor që shoqërohet me komplikacione të rënda për jetën. AgroËeb.org ju këshillon që të jeni të vëmendshëm ndaj shenjave paralajmëruese që jep organizmi kur nuk ka sasi të mjaftueshme të këtij minerali. 6 Shenjat Paralajmëruese Të Mungesës Së Kalciumit Nëse vëreni shenjat e mëposhtme, këshillohuni me mjekun ose bëni analizat për të shqyrtuar nivelet e kalciumit. Mbipesha Ekspertët thonë se kur nivelet e kalciumit janë të larta, njeriu e ka më të lehtë të ruajë…