Dy aksidente raportohen të kenë ndodhur brenda pak minutave në Lezhë, njëri në afërsi të Fushë Milotit, ndërsa tjetri te kryqëzimi i Shënkollit. Në Fushë Milot janë përplasur dy automjete ku ka patur vetëm dëme materiale. Fatmirësisht, edhe ne aksidentin e ndodhur te kryqëzimi i Shënkollit, nga përplasja e dy automjeteve ka patur vetëm dëme materiale. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të të dy aksidenteve të ndodhura.
Author: tirana
Jennifer Aniston dhe Ellen DeGeneres i kanë befasuar të gjithë me puthjen e fundit që kanë shkëmbyer mes tyre në spektaklin “The Ellen DeGeneres Show”. E gjitha nisi nga pyetjet e Jennifer për puthjen në buzë mes Ellen dhe Howard Stern. Aniston ishte shumë kurioze të dinte se si e kishte përjetuar moderatorja puthjen në buzë me një mashkull. “Si ishte? U kënaqe? Ishe nervoze?”, ka pyetur Jennifer drejtuesen e spektaklit. Ellen është habitur nga pyetjet e shumta dhe ka treguar se ajo di të puthë meshkuj, pavarësisht se i pëlqejnë femrat. Më pas moderatorja ka pyetur Jennifer se kur…
Kreu i bashkisë Vorë Agim Kajmaku, ditën e sotme i ka dërguar Prokurores së Përgjithshme Arta Marku dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një shkresë shpjeguese, së bashku me një vendim të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda të Janinës, që mban datën 12 shtator 2019. Kajmaku ka pretenduar se nuk ka patur dijeni se ka qenë nën hetim në Greqi. Kajmaku thotë se në ngarkim të tij, ekzistonte një çështje penale e cila është regjistruar në vitin 2003, ku akuzohej për “vënie në qarkullim të monedhave të falsifikuara” në Arta. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda në Janinë…
Dita e Halloëeen-it e cila festohet më 31 tetor duket se ka ardhur më herët për Tuna Sejdin dhe Patris Berishën. Ata kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale pamje nga festa me miqtë, ku të gjithë shfaqen me kostume të ndryshme. Këtë vit, këngëtarja dhe partneri i saj kanë vendosur të maskohen si dy personazhet e përrallës “Kësulëkuqja”. Tuna është veshur me pelerinën e kuqe ndërsa Patrisi është shfaqur me kostumin e ujkut. Në fotot e publikuara, duket se ata janë argëtuar në festë në praninë e miqve dhe e kanë sjellë pak më herët frymën e Halloëeen-it në…
Balerina Klaudia Pepa ka festuar 27-vjetorin e saj të lindjes dhe në këtë ditë speciale për të, ajo ka vendosur të ndajë një shkrim me ndjekësit e saj në Instagram. Krahas një poze në Milano, balerina shkruan: “Vajza e ditëlindjes! Ditëlindja është vetëm një ditë më shumë nga të gjitha ditët që do të vijnë, por bëhet një kujtim i veçantë nëse kalohet me ata që i doni. Ajo që e bën të veçantë një ditëlindje nuk është vetë data, por dashuria që është mbjellë ndër vite, e mbledhur përmes vëmendjeve dhe buzëqeshjeve të atyre që kemi pranë. Faleminderit miqve…
Deputeti i Kuvendit dhe kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka zbuluar në studion e Report Tv mesazhet kërcënuese që sipas tij i kanë ardhur nga Rama në seancën e kaluar plenare duke thënë se ka ngritur edhe një padi për rastin në fjalë. Deklarata e Gjuzit për kërcënime ka ardhur pas asaj të Rudina Hajdarit e cila që denoncoi një kërcënim që i kishin bërë në zyrën e saj në Kryesinë e Kuvendit. “Nëse unë të shoh në parlament me këtë veshje jo vetëm si LGB, më ka thënë një fjalë tjetër por që se them dot, do të…
Ky është horoskopi për ditën e diel 29 tetor 2019. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në lojë, për të jetuar dhe për të pasur një eksperiencë të mirë personale. Dashuria mund të kthehet protagoniste e ditës. Demi Venusi do të…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se deri më tani nuk ka asnjë vendimmarrje nga ana e organizatës për të ngritur baza ushtarake në Shqipëri. “Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në NATO. Deri tani nuk ka pasur asnjë vendimmarrje për sa i përket ndërtimit të bazave ushtarake në Shqipëri”, theksoi ai gjatë një konference shtypi me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. “Ne kemi diskutuar me sekretarin e Përgjithshëm në lidhje me zgjerimin e Bashkimit Evropian. Ashtu siç e kemi bërë të qartë edhe gjatë takimit me Presidentin e Maqedonisë, ne jemi të vendosur në përpjekjet tona për…
Tetë anëtarët e grupit të organizuar përdornin hostene elektronike bagëtie me elektroshok dhe shkopinj bejsbolli për të ruajtur “mbarëvajtjen e punës”. Një vajzë u arratis dhe bëri të zbulohen një grup kriminelësh të dhunshëm, nënshtetas britanikë, të cilët fitonin rreth 1 milion sterlina në vit duke shfrytëzuar vajza në një rrjet prostitucioni të përhapur nëpër shumë qytete britanike. Veç kësaj, grupi bënte edhe trafik droge. Policia gjeti sasi të mëdha gjatë kontrollit, si dhe para të paligjshme. Të arrestuarit u dënuan prë rreth 40 vite në total, ndërkohë që një i nëntë është ende duke pritur dënimin.
Mbrëmjen e së dielës astrologia Meri Shehu ishte e ftuar në “Casa de los 3s”, dhe gjatë emisionit ajo ka folur për parashikimin e shenjave të horoskopit, se çdo të ndodh në vitin 2020. Ndërkohë mes të tjerash Meri tregoi se cilat janë shenjat që shkojnë me njëra-tjetrën. Ndërsa po fliste për të gjitha shenjat për virgjëreshën astrologia tha se shkon me Akrepin. Duke qenë se moderatorja e emisionit, Dajana është virgjëreshë, e bëri që të reagonte direkt. “Më pëlqen të jetoj si një Virgjëreshë dhe do kem marrëdhënie gjithmonë me një Akrep”, u shpreh Dajana. “Do ishte gjë e mirë,…
Në fashikujt e vendimit për Saimir Tahirin, të cilin gjykata e Krimeve të Rënda e ka arsyetuar mjaft gjatë, rezultojnë edhe dy përgjime të rendësishme sipas prokurorisë. Bëhet fjalë për një përgjim të bisedës mes xhaxhait të Saimir Tahirit, Kujtim Tahiri me Artan Habilajn, i cili po flet për të rregulluar një takim mes këtij të fundit dhe nipit të tij ministër si edhe të një bisede mes Moisi Habilajt dhe një personi në Shqipëri, bisedë në të cilën ndërhyn edhe babai i Saimir Tahirit, Bashkim Tahiri. Ndër të tjera, gjykata i ka konsideruar këto dy episode si fakte që…
Këngëtari mjaft i njohur në të gjithë botën, Enrique Iglesias ka ngritur në ajër të gjithë fansat e tij shqiptarë. Një natë më parë, teksa mbante një koncert në Greqi, ylli latin i njohur në të gjithë botën, ka valëvitur flamurin kuqezi në mes të skenës. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, Iglesias ngre flamurin shqiptar në ajër dhe vazhdon të këndojë. Ky moment është shoqëruar me brohorima nga të gjithë fansat e tij me origjinë shqiptare, të cilët janë ndjerë të përkedhelur nga këngëtari me famë botërore.