Author: tirana

Me aq shumë mundësi zgjedhjeje sot, në internet dhe në platformat digjitale televizive, prapë nuk u rezistojmë filmave të vjetër. Gazetarja Clare Thorp analizon nevojën tonë për të parë herë pas here filmat që mirë i njohim. Pjesë të shkrimit të saj, Telegrafi e sjell më poshtë. Në këtë epokë të kulmit informativ, nuk kemi pse shkojmë larg për të parë diçka të re. Jo vetëm që filmat e rinj publikohen më shumë se kurrë më parë, por mund të zgjedhim mes mijëra filmave – pa lëvizur fare nga divani. Mund të shikoni diçka ndryshe, çdo natë, dhe ti je…

Read More

Me ofertën e bërë me vlerë 1.77 miliardë lekë, bashkimi i kompanive “Salillari” dhe “Bajrami N” ka arritur të shpallet fitues në tenderin për ndërtimin e Lotit të Parë të Unazës së Re Tiranë. Fondi limit në këtë segment ishte 2.25 miliardë lekë. Pas një “odiseje”, që nisi me anulimin e tenderit të parë, ku ishte shpallur fitues bashkimi i kompanive “DH Albania” dhe “BibaX”, por rezultoi se ishin falsifikuar dokumentat, gara u rihap. Në të morën “2 T” SHPK & “G.P.G COMPANY”; “ALB-BUILDING” SHPK & “EUROTEOREMA” SHPK & “LIQENI VII” SHA & “COMMUNICATION PROGRES”; “CURRI” SHPK + “ALBA KONSTRUKSION”…

Read More

Fëmija juaj shfaqi talentin e tij si piktor në bluzën e bardhë të sapo blerë? Mos u shqetësoni. Mund t’i hiqni njollat e stilolapsit me këto teknika të thjeshta. Sodë buke dhe lëng limoni – Bëni një pastë me 2 lugë gjelle sodë buke dhe 2 lugë gjelle lëng limoni. Mbulojeni pjesën e njollosur të bluzës me pastën dhe lëreni ashtu për 3-4 orë. Më pas e fërkoni me një furçe dhe e lani bluzën si zakonisht. Spraj flokësh – Mund t’i hiqni njollat e stilolapsit edhe me spraj flokësh. Mjafton të aplikoni pak në pjesën e njollosur. Lëreni për…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se Prokuroria e ka faktuar se që shenjat e gishtërinjve të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut dhe të Jorgo Totos përputhen. “Agim Kajmaku u përpoq të mashtronte opinionin publik. PD solli fakte të pakundërshtueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi ishte kandidati i Ramës për Vorës. Sot denoncimi është provuar zyrtarisht nga Prokuroria, ku ka provuar denoncimin e PD. Rezulton që Interpol Tirana ka sqaruar se nga Interpol Athinë,nga krahasimi i gjurmëve të Agim Kajmakut ka përputhshmëri me Jorgo Toto. Më tej prokuroria ka sqaruar se Agim Kajmaku, kandidat…

Read More

Zëvendëspresidenti i SHBA-së Mike Pence ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin ushtarak amerikan për vrasjen e liderit të Shtetit Islamik. Pence tha se ai dhe presidenti Donald Trump mësuan të enjten pasdite se ekzistonte një “probabilitet i lartë” që Al Baghdadi do të ishte në strehën e tij në provincën siriane të Idlib, transmeton Associated Press. Sipas tij, presidenti Trump kishte porositur komandantët që të hartonin opsione ushtarake dhe t’ia paraqisnin atij. Ditën e shtunë në mëngjes, kreu i SHBA kishte marrë informacionet që mundësonin operacionin e aprovuar nga Trump. Një zyrtar i lartë i inteligjencës irakiane…

Read More

Fryrje barku, dhimbje mesi, dhimbje në fund të barkut, të përziera, të vjella, por edhe diarre, e dimë dhimbjet e periodave të njohura ndryshe me termin mjekësor “dysmenorrhea primare”, janë pa diskutim një nga momentet më të pakëndshme të muajit Për fat të keq nuk i shmangim dot, por mund t’i mbajmë nën kontroll duke ndjekur këshillat e mëposhtme. 1. Kujdes me lëngjet dhe përdorimin e kripës Nëse kemi humbje lëngjesh gjatë kësaj periudhe është e rëndësishme që të zëvendësohen ato. Prandaj mënyra më e thjeshtë është pirja e ujit, rreth 6-8 gota në ditë shpesh dhe nga pak. Kujdes…

Read More

A ju ka ndodhur ndonjëherë të fjaloseni me burrin për çështje të financave? Nëse po, atëherë sigurisht se nuk jeni e vetmja, transmeton Telegrafi. Kjo për shkak se kur e bëni bashkë lidhjen dhe paratë, patjetër se do t’i shihni disa shkëndija aty. Sipas hulumtimeve, paratë janë gjëja më e zakonshme për çfarë fjalosen çiftet dhe hulumtuesit kanë zbuluar se është arsye shumë e zakonshme edhe e divorcit. Paraja është shkaktari kryesor i stresit në lidhje. Gjasat e divorcit gjithmonë bazohen në raportin që e keni me paratë. Ekspertët tregojnë se çiftet me status më të mirë financiar janë më…

Read More

Për disa fëmijë, është më e vështirë sesa të tjerët për t’u përshtatur me idenë që po shkojnë në kopësht, larg mamit dhe babit, ndaj ata ‘protestojnë’ ndaj çdo ndryshimi duke qarë. Por edhe kjo është normale, për natyrën e tyre. Edhe pse shumica e fëmijëve qetësohen dhe kalojnë shumë bukur, pasi mamaja ose babai ikin, prindërve kur e nisin ditën në këtë mënyrë, u thyhet zerma. Nëse ndarjet vazhdojnë të jenë, edhe pas ditëve të para, po aq zhurmëmëdha me lot e ankesa, atëherë ja disa këshilla që duhet të provoni me fëmijët. Tregojuni hapat Kur fëmijët e dinë…

Read More

Policia e Shtetit njofton se gjatë 48 orëve të fundit që u zhvillua operacioni “Tispol”, në të gjithë vendin u arrestuan 31 drejtues mjetesh, nga këta 18 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Duke përdorur aparatet drager gjatë 48 orëve janë evidentuar dhe u është pezulluar leja e drejtimit 74 drejtuesve të mjeteve, të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit. Gjithashtu u konstatuan me radar 76 drejtues mjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 140 km/h deri në 174 km/h. Jane pezulluar dhe dërguar në OASH edhe 36…

Read More

Një vajzë ukrainase ka lënë “pa fjalë” jurinë e “The Voice of Greece” me performancën e saj në audicione e fshehura (blind audition) .Angelina Statyeva konkurroi me këngën shqiptare “Lule, lule” dhe të gjithë anëtarët e jurisë kthyen karriget. Angelina tha se nuk di as shqip, as greqisht, por po mundohet të mësojë. “Angelina ti vjen nga Ukraina, por flet shqip?”, e pyeti një anëtar i jurisë. “Jo”, u përgjigj Angelina dhe shtoi se e këndon këngën nga zemra. https://www.youtube.com/watch?v=Ihz7eu5Td0w

Read More

Disa persona janë shumë energjike, të tjerë janë tipa që shprehen shumë, të tjerë mbeten të ndrojtur e disa  e kanë të pamundur të mos ndikojnë tek ne. Bëhet fjalë për ndikimin negativ dhe pozitiv. Tipat pozitive kanë shumë ndikim ndaj nesh dhe mund të fitojmë shumë prej tyre. Por, fatkeqësisht janë disa tipa negativë, të cilët në terma psikologjikë përcaktohen si “psiko-vampirë”. Këto të fundit janë tipa që shpërndajnë energji negative ndaj nesh, të demotivojnë, demoralizojnë. Nëse bisedon me ta, ata japin një impakt negativ. Ndikojnë në zgjedhjet tona, ulin vlerat e shumë gjërave që kemi, mendojnë vetëm për…

Read More

Në Angli është krijuar liqeni i parë artificial me dallgë ku mund të bësh sërf. Investimi ka kushtuar rreth 30 milionë euro dhe mund të krijojë 1000 dallgë në orë, me lartësi 2 metra. Sipas “The Guardian”, për ta ndërtuar këtë liqen në Ist Komton të Bristolit janë dashur nëntë vite punë. Brenda janë hedhur 26 milionë litra ujë dhe dallgët vijnë çdo 8 deri në 10 sekonda. Në rrethinat e liqenit artificial do të ndërtohen edhe restorante e kafene, që do të shërbejnë për pushuesit. Një tjetër liqen i ngjashëm do të ndërtohet në Londër, në vitin 2023, ndërkohë…

Read More