Horoskopi javor evidenton se këto janë disa nga gjërat kryesore që pritet t’i ndodhin çdo shenje. Dashi Dashuria: Fillimi i një jave pozitive për dashurinë, do të ketë momente pasioni intensiv dhe butësi pafund, gjë që do të bëjë që edhe marrëdhëniet e vjetra të lulëzojnë përsëri. Sidoqoftë, gjatë pjesës së dytë të javës, diçka do të ndryshojë dhe marrëdhëniet mund të prishen. Varet nga ju që të përfshiheni për të rikthyer harmoninë. Beqarët përkundrazi do jenë shumë të zënë dhe do u japin pak rëndësi takimeve. Puna: Për tërë javën do të ketë angazhime të mëdha për tu mirëmbajtur…
Author: tirana
Dy mjete janë aksidentuar mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë. Në fotot e siguruara nga newsbomb.al, shihen dy mjetet e aksidentuara, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për kryerjen e të gjitha procedurave për zbardhjen dhe dokumentimin e saj.Deri tani nuk ka informacion për persona të plagosur dhe pritet informacion zyrtar nga uniformat blu.
Është ndarë nga jeta aktorja Shpresa Bërdellima. Aktorja që u bë e famshme për publikun shqiptar në filmin “Vajza me kordele të kuqe” mbylli sytë përgjithmonë në moshën 60-vjeçare.Aktorja vuante prej dy vitesh nga një sëmundje e rëndë. Aktorja Shpresa Bërdëllima mbahet mend për rolet e saj të spikatura në dhjetra filma dhe shfaqje teatrore, disa prej të cilave janë: Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina Mirela (telekomedi) – (1988),…
Kësaj here në rubrikën e psikologes në gazetën britanike ‘The Sun’, ka mbërritur një histori që përfshin një vajzë shqiptare. Një 39-vjeçar anglez është njohur me një vajzë 23-vjeçe nga Shqipëria përmes rrjeteve sociale, dhe vetëm pak kohë më pas ata janë martuar. Por vajza pas martese i tregon se është prostitutë dhe se dëshiron ta vazhdojë aktivitetin e saj pasi kështu fiton shumë para. Ai nuk e ka pranuar këtë marrëveshje me vajzën shqiptare dhe kështu ka nisur procedurat e divorcit…por historia vijon edhe më tej! Ja çfarë i ka treguar ai psikologes Deidre. Letra e 39-vjeçarit “Nuk i…
Ish-deputetja socialiste Enkelejda Shamku (Shkreli) ka dalë në mbrojtje të kurdëve ndaj të cilëve ka nisur edhe një ofensivë e ushtrisë turke brenda territorit sirian. Përmes një postimi në facebook, ish-deputetja e cila ka bashkëshortin zv/ ministër të Transporteve në qeverinë “Rama”, kritikon jo vetëm evropën për heshtjen ndaj kësaj ofensive, por edhe amerikanët duke i ironizuar” Ore puset të kemi mirë neve, pa njerëzve mund t’u bëjmë edhe naftën po të kemi top puset!”. Postimi i plotë: Edhe njëherë për kurdët dhe Erdoganin 1. Orban (besoj ia njihni mendjen) përgëzoi Erdoganin për ofensivën ndaj kurdëve. Bukur o posi, ku…
Milan ende nuk po gjen dot fitoren e parë me trajnerin e ri, Stefano Pioli duke humbur ndaj Romës me rezultatin 2-1. Pavarësisht se është në qendër të kritikave, trajneri i ri i kuqezinjve pritej të sillte kthimin tek fitoret Milanin por në Olimpico kanë dalë pa asnjë pikë. Dzeko kaloi kryeqytetasit të parët në avantazh ndërsa Milan u kundërpërgjigj me një gol të bukur në pjesën e dytë të Theo Hernandez. Nuk kaluan as 3 minuta dhe Nicolo Zaniolo kaloi sërish të tijët në avantazh, kësaj radhe dhe me ndihmën e portierit Donnaruma.
Drita pret jashtë dyerve të Gjykatës së Tiranës. I biri është arrestuar me një dozë droge dhe gruaja më tepër është e shqetësuar për të ardhmen e tij sesa çfarë do të vendosë gjykata.“E mësoi atë dreq në shkollë të mesme, filloi me hashash, por ne e kuptuam shumë vonë. Ai pinte atë drogën që thithet me hundë, si çfarë është kokainë apo si… Vjet e dërguam edhe në një qendër dhe ndryshoi , pastaj ju rikthye sërisht avazit. Nuk dua asgjë tjetër nga kjo jetë vetëm që im bir ta lërë drogën”, thotë nëna e dëshpëruar. Ndërkohë i riu…
Sot kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u prit nga ish- kryeministri Sali Berisha. Teksa poston foto nga takimi Berisha shkuan se pasi i uroi fitoren kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti, nënvizon se qytetarët e Kosovës votuan për ndryshimin dhe integrimin evropian. Berisha shprehet se në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës. “Takim me kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe kryetarin e Levizja Vetevendosja, zotin Albin Kurti! Te dashur miq, sot prita ne nje takim kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe Kryetarin e Levizjes Vetevendosja, z. Albin Kurti dhe zoterinjte Liburn Aliu, deputet i…
Një debat i ashpër shoqëroi rubrikën e sotme në ‘Për’puthen” në “E Diell”, ku një prej konkurrentëve vendosi të braktiste garën. Denardo ka qenë protagonist edhe në disa debate të puntatave të kaluara, ndërsa sot vendosi të braktiste garën. Ina ka dalë më herët në takim me Denardon, aktor me profesion. Takimi i tyre, nxitur nga një debat për feminizmin, mori një tjetër drejtim. Por emisioni i sotëm ka qenë vendimtar për Denardon, pas një përballje mjaft të fortë me Inën. Gjatë emisionit, Ina mjaft e revoltuar i tha: “Unë nuk e gjykoj librin nga kopertina. Unë s’mund të të dashuroj ty. Nuk shoh…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në Samitin e Paqes u shpreh se të rinjtë po e braktisin Shqipërisë, pasi politika nuk jep shpresë. Gjithashtu ajo theksoi se braktisja e fëmijëve nga prindërit shqiptarë në rrugët e Evropës është kambanë alarmi. “Edhe pse pak ditë më parë BE na dha një përgjigje të dëshpëruar, ne të vetmen vlerë, të cilën nuk e tjetërsojmë dot është familja ku bazën tonë të shoqërisë kemi familjen. Një familje e fortë, prodhon një shoqëri të fortë. Sot të rinjtë shqiptarë po kërkojnë të largohen nga vendi, sepse politika ende nuk po…
I mandatuari si kryeministër i Kosovës Albin Kurti është shprehur se ndër temat që ka diskutuar me homologun Edi Rama, në takimin 5 orësh të dy ditëve më parë në Tiranë, ka qenë dhe taksa e kalimit në “Rrugën e Kombit”. Në një intervistë për Ora News, Kurti ka thënë se tarifa është shumë e rëndë ndaj duhet një zgjidhje alternative e saj.Ora News: Po sa i përket ekonomisë, do të doja të ndalesha tek teza juaj për një treg të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Ju keni qenë edhe kundërshtar i traut. A ishte pjesë e bisedës, çështja e traut, me kryeministrin…
Nga Lorenc Vangjeli Edhe maxhoranca e Ramës, edhe opozita jashtëparlamentare e Bashës dhe Kryemadhit, edhe opozita në parlament, edhe Bindja e Patozit, në mënyrë të pabesueshme, u bashkuan në një pikë të përbashkët këtë javë. Nevoja për reformën zgjedhore e bëri skenën politike të vendit më konkrete dhe ndoshta edhe pak më shumë të dobishme, sesa vërtitja prej kuajsh në haurin e pistë të Tiranës. Të gjitha palët e përfshira në garën periodike të votës, kanë artikuluar vullnet për të prodhuar kushtet e lojës përpara votës. Siç kanë bërë gjithmonë në fillim dhe janë penduar më pas në vijim. Kanë…