Author: tirana

Të tjera lëkundje sizmike janë ndjerë pak minuta më parë në Korçë. Një tërmet me epiqendër në qytetit Kastoria të Greqisë, prej 2.8 ballësh, ka lëkundur vendin, e këto lëkundje janë ndjerë edhe në Korçë. Siç bën me dije dhe faqja zyrtare CSEM, epiqendra ka qenë 12 kilometra në jug të Bilishtit.

Read More

Në seancën e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq”, përballë njëri-tjetrit janë dy miq të mirë të dikurshëm, por që sot përballen me një konflikt për çështje borxhi. Enveri i ka marrë në vitin 2010, 10 milionë lekë të vjetra Florit, por i ka kthyer vetëm gjysmën e borxhit. Gjatë seancës së ndërmjetësimit, Enveri fillimisht e mohoi t’i kishte borxh, më pas i tha që ta kam kthyer borxhin, por pas debatit mes tyre ai konfirmon se nuk ka ndërmend t’ia kthejë pjesën e mbetur të borxhit, pa i dhënë Flori një çertifikatë pronësie. Flori: Unë kam ardhur nga qyteti i Pogradecit.…

Read More

Ministri i Shtetit për Diasporën” Pandeli Majko ka etiketuar sot si foto të ditës, katër shqiptarë, pjesë e marinës amerikane. Shqiptarët pjesë e marinës së SHBA janë nga Korça, Shkodra, Fieri dhe Malësi e Madhe “Katër shqiptarë, pjesë e marinës amerikane, Lcpl Kepi, Shkodër; Cpl Dusaj, Malësi; LCpl Fejzulla, Korçë dhe Sgt Stroni, Fier”, shprehet Majko.

Read More

Një ngjarje ka shokuar mbrëmjen e djeshme Kosovën. Raportohet se një kafkë është gjetur në stadiumin e qytetit të Prishtinës. Policia menjëherë mbërriti në vendndodhje për të zbardhur ngjarjen dhe mësohet se dyshimet e e para lidhen me një kafkë njeriu. Njoftimi i policisë: Rr.1 Tetori, Prishtinë 26.10.2019 – 20:30. Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në stadium është gjetur një kafkë (dyshohet e njeriut). Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe prokurori, kafka është marrë nga policia dhe është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

Read More

Një javë e re fillon nga dita e nesërme ndërsa moti mbi vendin tonë ditët e para të javës do të vijoj i kthjellët për të ardhur më pas paqëndrueshmëria. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në këtë mënyrë tre ditët e para të javës, e hënë, e martë, e mërkurë, do të jenë me mot të kthjellët dhe vranësira fare të pakta kalimtare mbi relievet malore. Era do të fryjë e qetë deri në 10m/s, ndërsa për t’u theksuar është se gajtë orëve të mëngjesit do të ketë mjegull / mjegullinë përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Duke nisur nga dita…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Romë. Sipas mediave të vendit fqinj një shqiptar është vrarë në zonën e Nettunos, në bregdetin jugor të Romës. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti verbale mes dy kunetërve, ku një prej tyre mbeti i vrarë me armë zjarri. Kanë qenë fqinjët ata që pasi dëgjuan të shtënat, kanë lajmëruar policinë. Viktima është një 45 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Ndërsa autoritetet italiane kanë arrestuar, kunatin e viktimës, një 50-vjeçar.

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Një 16 vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në fshatit Verri, të Fierit. Dyshohet se 16 vjeçari është vetëvarur, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Read More

Vitet e fundit me një pagesë prej 7000 eurosh e lart, shumë të rinj ndërmarrin rrezikun të hyjnë ilegalisht në Angli duke shkuar me kamion. Këtë eksperiencë të tmerrshme, e ka shpjeguar më së miri një ri shqiptar për JOQ Albania. Ai thotë se sëbashku me grupin, qëndruan 5 orë poshtë kamionit dhe përsëri i kapën. Djali shkruan: Pershendetje joq, po ju dergoj perseri nje video tjtr duke marr shkas nga lajmi qe u dha per ata 39 kinezet qe u gjenden te vdekur ne kamion. Uroj qe asni shqiptar mos tket fatin e tyre sepse shoh shum shqipe qe…

Read More

Ndodhin situata në jetë kur një ditë krej papritur fëmija mëson se prindërit që e kanë rritur nuk janë prindërit biologjike. Atëhere lindin pikëpyetje kush është nëna, kush është babai, çfarë do të thonë prindërit që e kanë rritur. Historia e dytë në “Ka një mesazh për ty”, ka për protagoniste Xhulian, e cila që në moshë të vogël ka zbuluar se prindërit e saj nuk ishin ata biologjikë. Babai nuk pranonte t’i tregonte të vërtetën. Ajo jeton prej vitesh në Itali me bashkëshortin e saj, por ende nuk ka rreshtur së kërkuari nënën biologjike. Xhulia: Unë kam jetuar në qytetin…

Read More

Ankthi është një problem psikologjik, gjithmonë e më shumë i përhapur. Historia e sotme në “Ka një mesazh për ty”, sjell në vëmendje këtë problem dhe pasojat e tij. Sonila ka vuajtur nga ankthi dhe ajo ka ftuar në program, dy nga personat që i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë në jetën e saj. Motra Genta dhe shoqja e saj i kanë dhënë dashuri, forcë mbështetje dhe ajo publikisht ka vendosur t’i falenderojë. Sonila: Problemi dhe mesazhi im fillon dhe mbaron me shëndetin tim. Para disa kohësh, unë u preka nga ankthi dhe nuk doja ta pranoja tek…

Read More

Deputeti Kujtim Gjuzi u shpreh se i ka kërkuar dorëheqje drejtpërdrejt Presidentit Meta. Gjuzi shprehet se Ilir Meta ka dijeni dhe përgjegjësi kryesor për bombat që janë vendosur në Shqipëri nga grupi i Niklës. “Meta mban përgjegjësi për bombat që janë vendosur në Shqipëri nga grupi i Niklës vetëm pasi kam vajtur unë në Nikël situata është qetësuar. Ai mban përgjegjësi pasi ka marrë pjesë në fushatë si president. Meta do mbajë përgjegjësi për aferat korruptive”, tha Gjuzi për AlpeNews.

Read More

Sandro Tonali shënon gol të çmendur në Itali. Edhe pse është vetëm 19 vjeç, talenti italian zhbllokoi rezultati në sfidën ndërmjet Genoas dhe Brescias e vlefshme për javën e 9-të në Serie A. 19-vjeçari arriti të shënojë një gol të bukur nga goditja e dënimit në minutën e 34-të, një gol i cili tashmë po cilësohet si ndër më të bukurit e sezonit. Në fund Genoa fitoi me rezultatin 3-1, kurse ky gol nuk duhet humbur.

Read More