Author: tirana

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për 18 ish-punonjësit e kadastrës së Durrësit,  arrestuar pak ditë më parë lidhur me tjetërsimin e 68 mijë metër katrorë tokë pranë Kepit të Rodonit. 10 prej tyre janë lënë me burg, ndërsa për 8 të tjerë është caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Pritet që kjo dosje të kalojë për hetim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi organi i akuzës në Durrës, thekson se këta persona kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Read More

Bashkëshortja e futbollistit të Milanit, Mateo Musacchio, Irene Gonzalez, u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj, që kishin të bënin me disa aspekte të jetë së saj private. “Çfarë mendoj për futbollistët që tradhtojnë? Është burri që tradhton, jo futbollisti. Sapo më jepet mundësia, shkoj në stadium për të ndjekur Milanin.” Partneri i saj (me origjinë arbëreshe) ka lindur në Argjentinë , kështu që me të drejtë lind pyetja: Do të pranonte Irene të jetonte në këtë vend? “Jetës nuk i dihet kurrë, por do të preferoja të jetoja në Spanjë, në vendin tim”. Atyre që janë kuriozë të…

Read More

Një 16-vjeçar është qëlluar me thikë mesditën e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17, ndërsa i plagosuri është 16-vjeçari me inicialet K.Q. Autori ende nuk është zbuluar, ndërsa policia pritet që të marrë dëshminë e të plagosurit për të zbardhur ngjarjen. 16-vjeçari ndodhet në reanimacion nën kujdesin e mjekëve, pasi ka disa plagë në trup nga goditjet me thikë. Nga të dhënat e para dyshohet se 16-vjeçari mund të jetë qëlluar pas një sherri me bashkëmoshatarët.

Read More

Presidenti i Kilit, Sebastian Piñera, ka shkarkuar kabinetin qeveritar me qëllim që të formohet qeveria e re dhe të fillojë zbatimi i reformave të kërkuara nga protestuesit. “I kam informuar të gjithë ministrat e mi për këtë me qëllim që të ristrukturohet kabineti dhe të përballemi me këto kërkesa të reja”, tha ai. Më shumë se një milion njerëz protestuan në mënyrë paqësore të premten në kryeqytetin e Kilit, Santiago. Ata kërkuar reforma dhe drejtësi sociale. Presidenti Piñera tha se i ka dëgjuar kërkesat e protestuesve. “Ne ndodhemi në një realitet të ri. Kili është ndryshe nga ai që ishte…

Read More

Prej vitesh Rezarta Shkurta është e lumtur në martesën me Ermal Hoxhën dhe çifti janë prindër të një vajze. Shpeshherë ata janë vendosur në qendër të vëmendjes së mediave për arsye nga më të ndryshmet. Me postimin e fundit Rezarta na ka zbuluar më shumë për marrëdhënien e tyre.Rezarta ka postuar një foto të Ermalit dhe shkruan se nuk është fare xheloze, por gjithmonë i jep vetes një këshillë. “Unë nuk jam fare xheloze. Thjesht kur e shoh i them vetes: Tanëë ruaj burrin”, shkruan Rezarta dhe në fund shton “Të dua”.

Read More

Burime nga Pentagoni bëjnë me dije për Newsweek se terroristi Abu Bakr al-Bagdadi hodhi veten në erë. Pas një shkëmbimi zjarri, falë informacioneve të siguruara nga CIA, ushtria e izoloi terroristin e rrezikshëm në një kompleks në zonën e Idlib, shkruan Ilfattoquotidiano, përcjell Tirananews.al Ai lindi në Samarra, më 28 korrik 1971 dhe ishte ‘Kalifi’ i vetë-shpallur i Shteti Islamik, i vendosur në qershor 2014 në disa territore midis Irakut veriperëndimor dhe Sirisë lindore. U vra ose vetëvra kur e kuptoi se nuk kishte më asnjë shpëtim. Dinamika nuk është ende e qartë, por mediat amerikane nuk kanë dyshime: “Kalifi”…

Read More

Instagram-i do t’i heqë të gjithë filtrat që promovojnë kirurgjinë kozmetike, për shkak të shqetësimeve se ato dëmtojnë shëndetin mendor të njerëzve. Hulumtimet kanë sugjeruar se filtrat, që ndryshojnë fytyrën, mund t’i bëjnë njerëzit të ndjehen më keq në lidhje me mënyrën se si duken, raporton BBC. Instagrami, i cili zotërohet nga Facebook-u, tha se ndalesa synon të promovojë mirëqenien. “Ne i rivlerësojmë politikat tona dhe duam që filtrat tanë të jenë një përvojë pozitive për njerëzit”, tha një zëdhënës i platformës online për shpërndarjen e fotografive. Instagram-i tha se nuk e di saktësisht se sa kohë do të marrë…

Read More

Padyshim që janë një nga çiftet më të ëmbël dhe romantikë të showbizit shqiptar. Bëhet fjalë për Venera Lumanin dhe Lindi Islamin. Teksa ishin të ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, Lindi dhe Venera ndanë me publikun faktin se po mendojnë për dasmën e tyre. Gjithçka nisi teksa Lindi improvizoi një propozim live për Venerën, pasi ishte pjesë e lojës. “Në fillim dasmën e më pas, dashtë Zoti të bëhem mami”- tha Venera

Read More

Presidenti Ilir Meta komenton për herë të parë refuzimin e hapjes së negociatave Shqipëri-BE dhe për këtë bën përgjegjëse qeverinë. Në një intervistë për “News 24”, Meta shprehet se do të ishte naive të prisnim dorëheqjen e kryeministrit, që po të kishte treguar 1% të përgjegjshmërisë së homologut maqedonas, sot negociatat do të ishin çelur. Gjithashtu presidenti i quan deklaratat e Ramës pjesë të “një fushate demonizuese” ndaj Francës dhe Holandës. “Refuzimi ishte edhe për Maqedoninë e Veriut, dhe reagimi i dy kryeministrave ishte i ndryshëm. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka shpallur zgjedhje të parakohshëm, ndërsa kryeministri i Shqipërisë…

Read More

A e dini se perceptimi në trurin tuaj për disa imazhe që shihni, mund të zbulojë shumë për personalitetin tuaj? Kjo pamje është një shembull i shkëlqyeshëm i kësaj. Cila është gjëja e parë që shihni? Majmun Shihni një majmun që tundet në një pemë? Atëherë keni një mendje krijuese dhe jeni plot ide të mira. Ju keni mjaft ide, por shpesh ju mungon koha për t’i vënë në zbatim ato. Zgjidhja e situatave të vështira zakonisht nuk është e vështirë për ju sepse mund të gjeni një zgjidhje të përshtatshme dhe krijuese për shumicën e problemeve. Ju pëlqen të…

Read More

Bashkia e Durrësit ka ndërmarrë një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike të cilat ishin zënë padrejtësisht nga biznese të ndryshme duke shkaktuar probleme të shumta veçanërisht për nënat me karrocë, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar. Kryebashkiakja Valbona Sako ka paralajmëruar se do të merren të gjitha masat ndaj kujtdo që zapton hapësirat publike, ndërsa thekson se qytetarët e Durrësit meritojnë që të jetojnë dhe të lëvizin me dinjitet në rrugët e qytetit. “Ndërsa përgatitemi për të festuar 75-vjetorin e Çlirimit të Durrësit, paralelisht po punohet dhe për çlirimin e hapsirave publike. Qyteti ynë po…

Read More

Policia ka marrë njoftim se në fshatin Zall-Lusen, kishte një konflikt mes 3 familjeve. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë në vendngjarje. Falë reagimit në kohë dhe ndërhyrjes së shpejtë është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: L., 38 vjeç, R. L., 31 vjeç, (vëllezër), dhe D. L., 31 vjeç, banues në fshatin Zall-Lusen. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 36 vjeç, banues në fshatin Zall-Lusen. Shtetasit A. L., R. L., dhe A. L., vëllezër, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në vendin e quajtur Zall-Lusen, për…

Read More