Parlamenti do të nisë të martën, datë 29 tetor, procedurat për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni Parlamentar i Ligjeve do të dëgjojë kandidatët, të cilët aspirojnë që të jenë anëtarë në institucionin më të lartë që garanton mbrojtjen e Kushtetutës. Para komisionit të ligjeve do të dalin 3 emra edhe pse në 14 tetor Këshilli i Emërimeve në drejtësi i dërgoi Parlamentit 4 kandidatë. Kjo për faktin se njëri prej tyre, Besnik Muçi, tashmë ka nisur punë si anëtar i Gjykatës Kushtetuese i zgjedhur nga presidenti Ilir Meta. Ashtu siç veprohet me çdo kandidat që…
Author: tirana
Më 28 tetor të 1940 është quajtur edhe si dita e ‘JO’-së, ditë kur u shënua fillimi i luftës italo-greke. Ndërkohë një ditë më parë kësaj feste të veçantë ku kryesisht festohet në Gjirokastër, Korçë, Himarë, Sarandë dhe Përmet, biznesmeni gay Elton Ilirjani nuk ka mbetur pa reaguar me statuset e tij pikante. Teksa këto festime mbahen për çdo vit në Këlqcyrë, Ilirjani ka publikuar disa foto nga Këlcyra afër memorialit të dëshmorëve të 14 shtatorit të 1943 që ranë duke luftuar kundër pushtuesve italianë. Këtë datë të rëndishme, biznesmeni gay nuk ka mbetur pa e vënë në qendër të…
Studentët në Britani nisën më herët festimet e Halloween. Të veshur çuditshëm dhe frikshëm ata pushtuan rrugët e qytetit mbrëmjen e kaluar. Pas festës së çmendur në klubin e natës, studentët nisëm marshimin në rrugët e Britanisë. Të qeshur, pak të pirë dhe të frikshëm, të rinjtë dhuruan spektakël për banorët dhe mediat e huaja.
“France-soir” ka botuar, të premten e 21 shtatorit 1945, në ballinë, rrëfimin ekskluziv të mbretit Zog me korrespondentin e saj special në Londër, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: Në prag të diskutimeve në Londër “Unë jam ende mbret i Shqipërisë”, tha Zogu I… pavarësisht se tetë shqiptarë në Angli i kërkuan që të hiqte dorë nga froni ! Kur mbreti Zog I shëtit në Londër me në krah mbretëreshën Geraldinë, “engjëjt e tyre kujdestarë” nuk i lënë të humbin gjurmë. Këtu, mbreti dhe mbretëresha e Shqipërisë vizitojnë Bond Street-in, “rrugën e…
Kjo javë që po lëmë pas nuk ka qenë aspak e mirë për blogeren Armina Mevlani. Fashionistja është e sëmurë dhe këtë e bëri të ditur me një postim në Instagram ku shfaqej paksa e lodhur. “Dita e parë që ndihem pak më mirë pasi isha sëmurë gjithë javën”, shkruan Armina. Mirëpo Shkëlzeni di si ta bëjë Arminën të lumtur dhe e ka surprizuar me trëndafila rozë, që janë të preferuarit e saj. Së fundmi Armina në intervista ka përmendur edhe dasmën. Në intervistën e fundit për “Prive”, fashionistja la të kuptohej se dasmën çifti do e bëjnë vitin tjetër.…
Kryedemokrati Lulzim Basha ka premtuar se sapo të vijë në qeveri, në 4 vitet e para të qeverisjes se PD paga minimale për të gjithë punëtorët do të bëhet 400 euro në muaj. Duket se ky premtim është kopjuar edhe nga homologu i tij maqedonas. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në fushatën ‘Bisedime për rindërtimin e Maqedonisë” në Draçevë premtoi se Maqedoninë partie e tij do ta shndërrojë vend për jetesë dhe vend për jetesë më të mirë. “Mund të themi se kemi arritur diçka kur nuk do të premtojmë se në mandatin tonë do të ketë 500 euro pagë…
Ëndrrat kanë qenë gjithmonë pjesë e pashpjegueshme e jetës sonë dhe psikologët apo shkencëtarët janë përpjekur që t’i japin shpjegime ëndrrave por gjitmonë kanë hasur vështirësi. Ata që preferojnë anën abstrakte, duan t’i interpretojnë ëndrrat sipas librave të ndryshëm të ëndrrave dhe besojnë se mund të parashikojnë të ardhmen. Por psikologët mendojnë se ëndrrat pasqyrojnë me saktësi gjendjen tonë aktuale dhe se nënndërgjegjja jonë përpiqet të na tregojë diçka të rëndësishme përmes ëndrrave herë pas here. Secili nga ne i sheh këto lloj ëndrrash herë pas here. Ato janë shkaktuar nga instinktet tona antike, një kod kulturor, përvoja e të…
Avokati dhe ish-deputeti Spartak Ngjela reagoi i revoltuar me sjelljen e minoritarëve grekë gjatë mbajtjes së homazheve për 1-vjetorin e vrasjes së Kostandin Kacifasit në Bularat. Nëpërmjet një mesazhi në profilin e tij në Facebook, Ngjela përsëriti se në ‘’Shqipëri nuk grekë, bile as në Athinë nuk ka grekë’’. Më tej Ngjela ashpërson gjuhën ndaj kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule dhe personave të tjerë në ceremoninë përkujtimore të vrasjes së 35-vjeçarit Kacifas si ‘’njerëz me kafka të deformuara dhe të ardhur nga Anadolli i Turqisë’’. Pretendimet se në Shqipëri po shkelen të drejtat e minoritetit grek dhe thirrjet për çlirim,…
Me një recetë sekrete dhe pasionin për punën e bukëpjekësit, një i ri nga Fieri po i konkuron prodhuesit tradicionalë dhe të vjetër te bukës. Pasuria me të cilën emigranti Erald Çelniku u kthye në vendlindje nuk kishte vlerë monetare por po i kthehet si e tillë. Kryevepra e tij si bukëpjekës, është kombinimi i një recete të vjetër greke me miell nga gruri i fushave të Myzeqesë. Historia është e denjë për t’u treguar nga gjyshi te nipërit. “Buka e gjyshes” i dedikohet zonjës së moshuar greke me emrin Katerina. Kjo e fundit ia dha recetën familjare të trashëguar…
Historia e Eva dhe Endri Dumanit, të cilët që prej 6 vitesh ndodhen në Siri, e transmetuar një javë më parë në Top-Channel, preku mijëra shqiptarë qe reaguan në rrjetet sociale. Që prej asaj dite, zhvillimet në kampin Al-Hol ku janë mbi 50 gra dhe fëmijë shqiptarë kanë qenë të shumta. Ndërhyrja e forcave turke dhe ikja e kurdëve, e vështirësoi situatën dhe përpjekjet për riatdhesimin e tyre në Shqipëri. Top-Channel ka mësuar, se 13-vjeçarja Eva Dumani komunikimin e fundit me familjen e ka pasur mbrëmjen e të hënës 21 Tetor. Përmes një mesazhi zanor lënë në telefonin e familjarëve…
Duke qënë se bukuroshja Alesia Bami është përfolur shpesh që pas punës së saj fshihet dikush tjetër, ajo është pyetur në emisioni “Pop Culture” ku ishte e ftuar, se ç’mendim ka për femrat që duan të bëjnë karrierë nëpërmjet një mashkulli. Alesia është shprehur se kjo nuk është rruga e duhur, ti e mendon për më shkurt por në fakt të del gjatë. Ajo ka treguar se kur vërtetë e do diçka, duhet të dish të punosh e të studiosh për të, siç ka bërë dhe ajo. Bukuroshja po ashtu ka ndarë me gazetaren edhe një histori prekëse ku ka…
Presidenti Donald Trump, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat nga Shtëpia e Bardhë, tha se udhëheqësi i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi është vrarë pas një operacioni të forcave speciale ushtarake amerikane në Siri. Lexo edhe: Mediet amerikane: Lideri i ISIS vdiq nga një sulm në Siri, Trump në Twitter: Diçka shumë e madhe ka ndodhur “Mbrëmë Shtetet e Bashkuara sollën terroristin numër një në botë para drejtësisë”, njoftoi presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. “Asnjë personel amerikan nuk u dëmtua në operacion” por një numër i madh i luftëtarëve të Bagdadit u vranë, tha ndër të tjera…