Rusia ka reaguar ashpër ndaj iniciativës së NATO-s për blerjen e ekuipazhit dimëror i cili mund të durojë në temperatura deri në minus 40 gradë. Misioni rus pranë NATO-s në Artik reagoi ashpër në Tuiter duke kërcënuar me një Stalingrad të dytë. Nato konfirmoi hapjen e një konkursi për blerjen e ekuipazhit dimëror i cili mund të rezistojë në temperatura deri në minus 40 gradë zero. Bëhet fjalë për 78 mijë complete veshjesh dhe ekuipazhi për një total prej 70 milion eurosh. Në muajin shtator sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike Jens Stoltenberg deklaroi se NATO do të shtojë praninë…
Author: tirana
Dashi Mundohuni që të ruani qetësinë dhe të mos përfshiheni në debate të lindura për shkak të punës apo për arsye personale. Jeni shumë nervoz, por këtë nervozizëm, mundohuni që të mos e përcillni në dashuri. Demi Mundohuni që të rezistoni, veçanërisht në dashuri, pasi brenda pak ditësh, Venusi nuk do të jetë në kundërshtim me ju. Duke nisur nga muaji nëntor, gjërat do të ecin shumë më mirë sa i takon ndjenjave, kështu që nëse një histori nuk ecën mirë, bëni pak durim para se të merrni një vendim. Binjakët Gjatë kësaj dite do të ndiheni disi të lodhur,…
Sportisja Dorina Mema, e njohur për format e saj të admirueshme, pasionin për palestrën por edhe fotot e nxehta në rrjetet sociale, së fundmi ka folur edhe për dashurinë. Në një intervistë për Ora News, Dorina ka rrëfyer lidhjen e saj të re, prej gati 3 vitesh, si edhe ka folur për seksin. Mema thotë se nuk është jeta seks, dhe se dashuria familjare është gjëja më e bukur për të. Biseda në emision: Dorina Mema: “Ditët më të bukura nuk janë ato të seksit, nuk është jeta seks . Për mua, seksi është më i shpifuri sepse ngatërron marrëdhëniet njerëzore.” Gazetarja: Kush…
Moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Alketa Vejsiu, mundohet që të tregohet sa më diskrete lidhur me jetën e saj private. Të rralla janë rastet kur ajo ka folur në publik për familjen e saj, mirëpo duket se ditën e sotme e ka bërë një përjashtim. Në një foto të Alketës në Marrakech, dikush i ka përmendur bashkëshortin. “Ty lum A… që të ka”- i shkruan një ndjekëse, ndërsa Alketa s’ka vonuar t’ia kthejë: “Edhe unë për të.”, duke treguar publikisht vlerësimin që ka për partnerin.Alketa është e martuar me biznesmenin e njohur Ardi Nelaj, me të cilin ka dy…
Lexoni çfarë thonë psikologët dhe respektoni atë që thonë ata kur herën tjetër të shkoni në ndonjë takim të rëndësishëm Shkencëtarët thonë që në bazë të ngjyrës të cilën shpesh e zgjidhni ka mundësi që shumëçka të tregojë për personalitetin tuaj. Në bazë të kombinimeve të veshjeve, këtë përshtypje të parë do të lini te bashkëpunëtorët. E bardha Në fund, e bardha e butë, pos që është shprehje sofistike, sipas psikologëve, kjo ngjyrë lë përshtypje që jeni person i organizuar i cili dëshiron që çdo gjë të jetë “në vendin e vet”. E kaltra Nuancat e së kaltrës, posaçërisht e…
Nga John Steele Gordon/ Jo të gjitha shpikjet janë të barazvlefshme. Ndërkohë që valixhja me rrota ishte një ide shumë e mirë, ajo nuk e ndryshoi botën. Por shpikni një teknologji, e cila sjell rënie drastike të çmimeve të një inputi themelor ekonomik, dhe njerëzimi ndryshon rrënjësisht dhe shpejt. Një njeri i lindur 250 vjet më parë, erdhi në jetë në një botë që, teknologjikisht, nuk kishte ndryshuar shumë prej shekujsh. Por po të kish patur një jetë të gjatë, do të kish arritur të shihte një botë të re. Për mijëvjeçarë të tërë, kish patur vetëm katër burime energjie,…
Hulumtimet tregojnë se disa çifte qëndrojnë në martesa të “mbaruara” vetëm për shkak të fëmijëvë apo parave që i kanë investuar në lidhje – sipas hulumtimeve, gjërat materiale janë më të rëndësishme për shumë njerëz sesa dashuria e lumturia. Është e vështirë për dikë të mendohen arsyet se pse duhet qëndruar në një lidhje ku nuk ka më dashuri e lumturi, por fatkeqësisht shumica jetojnë kështu. Arsyeja e parë dhe më e zakonshme se përse çiftet qëndrojnë në martesa të dëmshme janë fëmijët. Përveç kësaj, ekspertët thonë se ka edhe disa arsye tjera. Disa e shmangin divorcin sepse nuk duan…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkar nga detyra gjyqtarin Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, njëherësh kandidat për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë. Malaj kishte dhënë dëshmi kontradiktore për pasurinë e tij, çka çoi në shkarkimin nga detyra të gjyqtrarit të Apelit. Ai u konfirmua disa muaj më parë nga shkalla e parë e vettingut, KPK, ndërsa Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e tij. Artur Malaj ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe prej korrikut 2013 është gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit. Ai ka drejtuar Gjykatën e Vlorës nga viti 2004 deri në…
Një person është gjendur i pajetë sot në banesën e tij ,në lagjen 16 në Durrës. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa nga mësohet se në banesë janë gjetur edhe njolla gjaku. Viktima është shtetasi Dashamir Harapaj, 66 vjeç.Trupi i pajetë është dërguar drejt morgut të qytetit, ndërsa priten të tjera detaje nga policia.
Omar Borkan Al Gala, fotograf, model dhe poet, është i njohur në gjithë botën për bukurinë e tij me tipare të thella oriantale. Miliona fansa çdo ditë e ndjekin me vëmendje çdo publikim të tij në rrjetet sociale.Ky njeri ka marrë titullin (jo zyrtarisht) e “Arabit më të bukur dhe më të këndshëm në botë”. Omar është bërë i popullarizuar kur u dëbua nga Arabia Saudite, sepse është konsideruar që është shumë i bukur dhe seksi dhe mund të ngjallë dëshira mëkati tek vajzat. Mirëpo, ky incident Omarin e ka bërë personin më të popullarizuar, ndaj dhe shumë firma kanë…
Parlamenti Europian ka miratuar me shumicë votash rezolutën për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 412 nga 578 deputetë të Parlamentit Europian votuan Rezolutën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonise se Veriut. Rezoluta përmend reformat që kanë ndërmarrë të dy vendet, si reforma në drejtësi në Shqipëri dhe marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. “Duhet pasur parasysh përparimi në reformën gjyqësore në Shqipëri, e cila përcakton kushtet për të përmirësuar pavarësinë, përgjegjshmërinë, profesionalizmin dhe efikasitetin e institucionet gjyqësore të vendit dhe rrisin besimin e njerëzve në organet gjyqësore.…
Një makinë ka marrë flakë teksa ecte me shpejtësi në aksin Tiranë-Elbasan. Automjeti u përfshi nga flakët mesditën e sotme dhe raportohet se është djegur pothuajse i gjithi.Dyshohet se shkak i përfshirjes së automjetit në flakë, ka qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit. Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Mamël, 10 km larg Elbasanit dhe ka shkaktuar panik. Për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm nga flakët, u bllokua për pak minuta qarkullimi.