Author: tirana

Gjykata ka dënuar për shpifje ndaj kryeministrit Edi Rama, ish-deputeten e PD-së Jorida Tabaku, duke e gjobitur me 300 mijë lekë të rinj. Bëhet e ditur se shpenzimet e gjyqit i ngarkohen palës së paditur. Kujtojmë se padia ndaj Tabakut u depozitua në Gjykatën e Tiranës pas deklaratave të saj në lidhje me miratimin e ligjit të lojërave të fatit, ku ajo e ka akuzuar për lidhje kriminale. Rama kërkoi si dëmshpërblim për dëmin moral të shkaktuar shumën prej 1 milion lekë, si dhe detyrimin që në faqen e saj në ‘Facebook’ të publikohet një përgënjeshtrim.

Read More

Kanë kaluar vite që nga transmetimi i një prej telenovelave më të ndjekura meksikane ku aktorja Barbara Mori luante personazhin Rubi. Por a e dinit që Rubi sozinë e ka në Shqipëri? Ajo quhet Adela Marishta dhe përpos që ka një ngjashmëri të pasbesueshme me Rubin, ajo ka edhe të njëjtin profesion. Adela është aktore dhe e kemi parë në “Al Pazar”. Ajo gjithashtu është edhe moderatore e emisionit “Verë me Adelën”. “Kam qenë goxha e vogël kur e vunë re ngjashmërinë që kam me Rubin. Ndoshta sepse unë flokët origjinale i kam kaçurrela, ngjyrën e syve e kemi të…

Read More

Serbia dhe Rusia janë duke u përgatitur për një stërvitje të madhe të përbashkët. Mediat serbe raportojnë se në kuadër të kësaj stërvitjeje, ushtria ruse ka dërguar pranë Beogradit raketat S-400 si edhe ato “Panstsir”, të cilat do të përdoren ndaj objektivave imagjinar, raporton Albeu.com. Kjo është hera e parë që Rusia nxjerr raketat e saj S-400 dhe “Pantsir” për një stërvitje, në të cilën do të marrin pjesë forcat ajrore dhe këmbësoria serbe. Stërvitja bëhet në një kohë kur rajoni ka filluar të armatoset, ndërsa më parë presidenti serb Vuçiç theksoi se serbët po ndjekin nga afër këtë proces.…

Read More

Xhelozia është gjithmonë pjesë e një lidhjeje dhe duhet pranuar, por deri në momentin që nuk i kalon limitet.Nëse kjo ndodh duhet ta dini se lidhjes po i vjen fundi. Nuk është e lehtë të jetosh me një njeri posesiv që kontrollon çdo gjë që ti bën, megjithatë nuk janë të pakta rastet kur ndodh diçka e tillë. Nëse edhe ju jeni nga ato të dashurat posesive, e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë mendon partneri juaj? Në rrjetin social Whisper, në mënyrë anonime, disa meshkuj kanë shprehur hapur mendimet e tyre për partneret xheloze dhe shumica nuk janë aspak…

Read More

Është gjendur i pajetë në aksi Shkodër-Lezhë trupi i një burri. Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshatin Melgushe. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.I, 40 vjeç. Grupi hetimor ka gjetur një çifte pranë trupit te viktimës, ndërsa policia po heton nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo vrasje, fakt që do konfirmohet nga ekspertiza mjeko-ligjore. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Read More

Gjykata e Tiranës mori dëshmitë e 9 vajzave, pjesë e një rrjeti prostitucioni virtual të cilat ofronin shërbime seksi përmes internetit. Ato përdornin një banesë në kryeqytet, duke ofruar shërbime online, mes të cilave shpjeguan se si klientë të ndryshëm ju kërkonin veprime të ndryshme kryesisht të mbanin në fytyrë maska, por edhe të përdornin kamzhikë e zinxhirë. Njëra prej tyre për shkak të stresit që kishte kaluar në atë kohë kishte nisur të kurohej me “xanax”, përmendet në dosjen që Gazeta “Si” disponon. Bazuar në hapjen e gjykimit që u krye në gjykatë, në fashikull përmendet se ndaj të…

Read More

Përmes një postimi në “Facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryeministrin Rama, duke deklaruar se Rama i ka shpallur luftë të ftohtë Francës dhe presidentit Emannuele Macron, në lidhje me vendimin kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë në BE. Berisha ndër të tjera shprehet se Rama ka nisur një betejë donkishoteske kundër Francës, ndërsa shton se ai e paraqet disfatën si vepër e kundërshtive franko-gjermane. STATUSI I PLOTË: Edvin Mafia i shpall lufte te ftohte Frances! Ai ka ndermend t’i kerkoje reparacione per luften e Kosoves! Miq, pas refuzimit ne samitin e Brukselit te hapjes se negociatave per Shqiperine dhe…

Read More

Këngëtarja  Ronela Hajati ishte këtë të mërkurë e ftuar në emisionin ‘Soiree’ nga Jonida Shehu. Ajo ka folur gjatë për këngën e saj më të re ‘MVP’, projektet e reja si dhe për komplekset që ka me veten. Gjatë intervistës, Ronela është pyetur nga Jonida se çfarë kompleksi ka me veten dhe përgjigjja e saj i ka habitur në fakt të gjithë. Kam kompleks të dal me rrobabanje në klip. Unë nuk kam asnjë klip me rrobabanje në jetë. Nuk më pëlqen vetja fare dhe trupin tim e kam pak kompleks, nuk e di pse, por dua të mbulohem sa…

Read More

Një konflikt i rëndë ndodhi në Tiranë, në datë 3 dhjetor të vitit të kaluar, ku dy kushërinj u konfrontuan me njëri-tjetrin. 41-vjeçari me iniciale Sh.D., u akuzua për plagosje me thikë të kushëririt të tij, V.D., 32-vjeç, pasi kishin konsumuar alkool.Autori i ngjarjes e justifikoi aktin e tij, duke u shprehur se dyshonte se kushëriri e tij e ka përdhunuar në gjumë. Në vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës që e disponon dhe gazeta “Shekulli”, thuhet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”, aty ku është gjetur dhe i plagosuri V. D.. Nga gjykimi i çështjes, rezultoi…

Read More

Pas bazës ajrore vjen një tjetër propozim për NATO-n: Aleanca mund të ndërtojë bazën e saj detare në Shqipëri. Bëhet fjalë për Pashalimanin, bazën më të rëndësishme detare në vendin tonë e cila shumë shpejt mund të përdoret nga Aleanca e Atlantikut të Veriut ashtu si edhe Kuçova ku vitin tjetër pritet të nisin punimet për bazën e re ajrore.Burime zyrtare bëjnë me dije për gazeten TemA se pas ofertës së paraqitur pak muaj më parë gjatë vizitës së saj në Pentagon, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka materializuar gatishmërinë e vendit tonë për të vënë në dispozicion të NATO-s…

Read More

Chelsea ka fituar mbrëmjen e djeshme 0-1 në transfertë përballë Ajaxit me gol të Batushait, ndeshje e vlefshme për grupet e Champions League. Ishte pikërisht sulmuesi belg, ai i cili shënoi golin e vetëm të sfidës duke i dhënë Chelseat 3 pikë të rëndësishme. Pas golit , festa e londinezëve sa e madhe, aq edhe e çuditshme. Kamera kapi një moment, ku Jorginho nuk është përmbajtur dot. Italiani ka kapur Batshuain nga organi gjenital, duke mos e kontrolluar dot veten pas atij goli shumë të rëndësishëm. Kjo video është bërë virale në rrjet, madje është shpërndarë edhe nga vetë sulmuesi…

Read More