Author: tirana

Aktorja Eliona Pitarka ka publikuar së fundmi një foto ku shihet teksa pozon në rrugë e veshur mjaft thjesht. Por ajo që e ka marrë vëmendjen e publikut nga kjo foot ka qenë shprehja që aktorja ka lënë krahas saj. “Ajo nuk mbështetet në askënd sepse e ka kuptuar që askush nuk mund t’i përmbush nevojat e saja aq mirë sa ajo vetë. Ajo e respekton dhe i beson vetes aq shumë sa për të arritur e vetme gjithçka që dëshiron,”- shkruan Eliona krahas fotos duke lënë të nënkuptohet se diçka nuk po shkon siç duhet në jetën e saj…

Read More

Një misionare Mormoneei cila ndjehej e “shtypur seksualisht” është larguar nga kisha dhe është bërë një yll pornoje i njohur. Addie Andrews, 30, është një yll në rritje në radhët e botës së filmave për të rritur, pavarësisht edukimit të saj nga frika e Zotit. Ajo u emërua së fundmi “Pet i muajit” të revistës Penthouse dhe ka mbi 70,000 ndjekës në Instagram. Addie madje pretendon të shohë ngjashmëri midis punëve të saj të mëparshme dhe asaj aktuale, sipas New York Post.

Read More

“Shqipëria ishte përballë vetëm një kushti një vit më parë ndërsa Bundestagu dhe BE vendosën 9 kushte të reja për hapjen e negociatave, dhe zgjidhja e vetme është largimi i Edi Ramës e krijimi i një qeverie teknike që do të angazhohej për plotësimin e tyre dhe hapjen e prespektoivës së vendit për t’u futur në një kapitull të ri të integrimit”. Kështu shprehet ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka. Ajo tha gjatë një interviste se pengesa e vetme është Edi Rama, dështimet e të cilit i konsideron përveç të gjithave edhe një kosto për Maqedoninë e Veriut, që sipas saj…

Read More

Ditën e sotme në emisionin ”Vizioni i Pasdites ishte i ftuar ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu. Në një rrëfim për veten dhe për angazhimin e tij politik Klevisi nuk ka nguruar të japë opinionin e tij mbi disa nga figurat politike në vend. Kur në ekran u shfaq Majlinda Bregu, Balliu surprizoi me përgjigjen e tij. “Të jem i sinqertë këtë nuk e njoh mirë, nuk kam patur asnjëherë kontakt dhe s’di çfarë të them, por është një mbështetëse shumë e fortë e qeverisë sot”. Nga ana tjetër ish deputeti i Partisë Demokratike nuk ka preferuar të flasë…

Read More

Blogerja Lori Hoxha ka bërë që së fundmi të qarkullojnë zërat se mund të jetë në një lidhje tjetër. Në një video të publikuar në Instastory, blogerja shihet në metro teksa në sfond dëgjohet një këngë mjaft domethënëse. Bëhet fjalë për këngën “Truth is” të këngëtares amerikane Sabrina Claudio, vargjet e të cilës flasin për dorëzimin e një femre ndaj një dashurie që nuk funksionon. “Nuk dua të të telefonoj, nuk më bëhet të flas me ty. Dua dikë tjetër, nuk bëhem xheloze nëse ti je me tjetër femër….”- janë disa nga vargjet e këngës së publikuar nga Lori Hoxha.…

Read More

Këto janë disa nga pajisjet të cilat kanë regjistruar përgjatë 50 vitesh zërat, muzikën dhe traditat e vjetra të folklorit shqiptar, që nga polifonia e deri tek lahuta e malësisë. Në ditën botërore të trashëgimisë audiovizuale, Instituti i antropologjisë çeli një ekspozitë me këto instrumente të cilat janë ende funksionale, duke ia dedikuar profesor Mexhit Daiut. Për ata që i përdorën këto instrumenta nostalgjia është e papërshkrueshme. Merita e këtyre mjeteve nuk është thjesht e punës regjistruese dhe arkivuese, por shumë nga këngët dhe baladat e kënduara në zona të ndryshme të Shqipërisë të cilat nuk këndohen sot, gjenden në…

Read More

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një postim në Twitter i është përgjigjur presidentit serb Akelsandër Vuçiç i cili tha për gazetën prestigjioze Financial Times se vendimi i BE për t’i mbajtur dyert të mbyllura për dy kombet e Ballkanit e ka lënë rajonin të kuptojë që nuk mund të mbështetet vetëm tek fqinjët e saj perëndimorë. Kjo ide është kundërshtuar nga ish-ministri i cili shprehet se rruga drejt BE është parësore dhe më e rëndësishme se mini shengeni i Ballkanit. Aleksandar Vuçiç gjithashtu tha se refuzimi i BE-së për të hapur bisedime të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe…

Read More

Vetëm 12 ditë më parë, Sara Hoxha mirëpriti në jetë djalin e saj të dytë që ajo dhe bashkëshorti Ledion Liço vendosën ta quanin Roman. Ndonëse lindi më herët seç ishte parashikuar, vogëlushi Roman erdhi në jetë më 11 Tetor duke u bërë njëkohësisht edhe vëllai i vogël i 3 London Noor, që në 13 dhjetor do të mbushë 3 vjeç. Kur ende nuk janë mbushur 2 javë nga momenti që u bë nënë për herë të dytë, 2-vjeçarja ka zgjedhur që të bëjë një gjest human dhe për këtë ka kërkuar ndihmën dhe bashkëpunimin e ndjekësve në Instagram. “Dua…

Read More

Një kamion u gjeti në zonën industriale Essex, Angli, në orët e para të ditës së sotme, me trupat e 39 personave të pajetë brenda. Nuk dihet shtetësia dhe identiteti i personave që kanë humbur jetën në një nga ngjarjet me tragjike në Britaninë e Madhe, por ende misterioze. Shoferi i kamionit është identifikuar dhe është nga Irlanda Veriore, Mo Robinson. Kamioni që është në qendër të hetimit kishte një frigorifer, dhe viktimat që u gjetën brenda mund të jenë ngrirë deri në vdekje. Policia e Essex tani po fillon atë që është një nga hetimet më të mëdha në…

Read More

Në gusht të këtij viti, Jonida Vokshi paralajmëroi largimin nga “Digitalb”, duke shprehur publikisht mirënjohjen për stafin që e ndihmoi në rrugëtimin e saj. Ajo tregoi se disa projekte në rrafshin profesional dhe personal e shtynë që të merrte këtë vendim kaq të vështirë. Në fakt Jonida bëri me të vërtetë një hap të madh në jetën e saj, duke qenë se në shtator kurorëzoi dashurinë me producentin e aktorin nga Kosova, Besnik Krapi. Ndërkohë së fundmi Vokshi ka zbuluar projektin më të ri profesional, i cili duket se është mjaft i rëndësishëm për të. Jonida ka treguar ditën e…

Read More

Në fshatin Brret të Krujës, jeton familja e Xhemal Balliut, ku të katër pjesëtarët e kësaj familje janë me probleme mendore. Familja është strehuar në një banesë të braktisur nga një banor vendas, jetojnë edhe dy motrat Lindita 40 vjeç dhe Dëshira 35 vjeç, të dyja me probleme mendore. Dy motrat janë abuzuar seksualisht nga banorët e zonës, duke sjell në jetë edhe disa fëmijë. Lindita ka lindur 4 fëmijë, vetëm dy nga fëmijët rritet në shoqatën e bamirësie në Krujë. Ndërsa një tjetër i ka vdekur nga zjarri në shtëpi dhe njëri nga një sëmundje. Dëshira ka lindur 3…

Read More