Gazetarët investigativë shqiptarë kanë vendosur që të futen më thellë në celulën terroriste që u zbulua ditën e sotme nga Policia Shqiptare. Në një status në rrjetet sociale, gazetari Elton Qyno lëshoi bombën teksa zbuloi se ka qenë një pronar televizioni që ka paguar garancinë për t’u liruar Turgut, dhe se këto lidhje duhen hetuar. “Tani është vonë,por më mirë vonë se sa kurrë duhet të hetohen lidhjet e tij me një biznesmen televizioni në Shqipëri që doli garant për lirimin e tij nga qelia,garanci e cila tërboi autoritet e drejtësisë gjermane të asaj kohe,”- shkruante Qyno në rrjetet sociale. Menjëherë…
Author: tirana
Reperi Stresi së fundmi është në qendër të medieve rozë për jetën e tij private por edhe për videoklipet e publikuara. Në Instastoryn e tij reperi ka publikuar një foto, me të cilën nuk bën dedikim as për ish-të fejuarën, as për ndonjë videoklip, por për ish-kryeministrin Sali Berisha. Debulesa e reperit për Berishën tashmë nuk është e panjohur për publikun, pasi ai shpesh herë i dedikon statuse të tilla ish-kryeministrit. Stresi ka zgjedhur të publikojë një foto të vjetër, ku shihet Sali Berisha dhe i ati i reperit Sali Lushaj. “Amanet brez pas brezi mbrapa na ke”, – shkruan…
UEFA vendosi një gjobë 20 mijë euro Federatës Franceze të Futbollit për shkak të ngatërrimit të himnit të Shqipërisë dhe fillimit me vonesë të takimit Francë-Shqipëri. Në takimin e 7 shtatorit, francezët gabuan me himnin, duke e ngatërruar atë shqiptar me të Andorrës. Kjo bëri që në “Stade de France” sfida Francë-Shqipëri të fillojë me 7 minuta me vonesë. UEFA hapi një “çështje disiplinore” dhe Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimin për të gjobitur me 20 mijë euro Federatën Franceze për “organizim të pamjaftueshëm”.
Fjalët “deri sa vdekja të na ndajë” ishin ato më të bezdisshmet që Vicki Eastaugh do të thoshte në ditën e saj të martesës. Kjo pasi, 24-vjeçarja e dinte se martesa e saj me dashurinë e jetës Simon ishte afat shkurtër. Vicki po vdes nga stadi i 4-tër i kancerit të gjirit – por gjëja e fundit që ajo dëshironte të nxirrte në listën e saj ishte të martohej me burrin që e ka mbështetur përmes çdo vuajtje.
Shpërthen ‘San Siro’, Interi kalon në epërsi përballë Dortmund (VIDEO) Interi ka arritur të zhbllojë rezultatin përballë gjermanëce të Dortmund në ‘San Siro’. Golin për vendasit e ka shënuar sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez në minutën e 22′.
Meta ka marrë një vendim pasi u ‘masakrua’ nga komentuesit në rrjetet sociale, të cilëve nuk u pëlqeu fakti që Meta pozoi krah fitueses së çmimit “Nobel për Paqe” dhe lideres së Mianmarit (Burmës) Aung San Suu Kyi. Meta e ka fshirë këtë foto nga profili i tij në Facebook, pasi mesa duket e kanë vënë në ‘sedër’ komentuesit, të cilët i kujtuan Presidentit se politikanja e Mianmarit akuzohet për genocidin ndaj 24 mijë myslimanëve Rohinga.
Nga Rikard Ljarja Nuk e kisha dëgjuar më parë këtë emër, kjo nuk është meritë, sepse nuk mund të njohësh çdo qytetar të botës që shkruan. Bota është e madhe, letër e laps ka për të gjithë, tani edhe kompjuter. Ky zotëria qenka edhe österaicher, pra, gjermanishtfolës, shkrues d.m.th. Nuk dyshoj fare në aftësinë e tij letrare. Pra, shkruan në gjuhën e Götes, Heines, në gjuhen e Froidit, Nietzces, Kantit, Hegelit, Hans Falladës, Remarkut, Thomas Mannit, Hans Magnus Enzensbergerit, Günter Grassit, Stefan Zweigut, Frac Kafkës… e ku e di unë… Sipas mendimit tim, ky njeri, pra, ky shkrimtar, ka përdhosur…
Nga Skënder Minxhozi/ Ka qenë shumë e vështirë të detyroje Lulzim Bashën të përmendte togëfjalëshin “zgjedhje të parakohshme”, pak orë pasi Emanuel Macron mbylli përfundimisht derën e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Insistimit normal të gazetarëve nëse ai ishte në favor të mbajtjes urgjente të zgjedhjeve, siç po ndodhte në Maqedoni, ai i përgjigjej me frazën standarte “Edi Rama e di vetë ç’duhet të bëjë”! Kjo parodi politike, ku opozita nuk gjen dot një pikë takimi brenda vetes, as për më të natyrshmen e dëshirave të saj, shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, pasqyron më së miri kënetën ku…
Nga kafja e mbyllur e deri tek ajo krem, të gjitha nuancat e ngjyrës kafe i veshim, por tri prej tyre janë më të veçuara. Me ardhjen e vjeshtës, edhe rrugët janë mbushur me veshje të nuancave natyrale që i përshtaten stinës. Më poshtë i keni tri ngjyra të vjeshtës të cilat gjithmonë janë në stil. Ngjyra çokollatë Ngjyra karamele Ngjyrë vanilje
“Artistët” që prej më shumë se një viti mbrojnë shembjen e Teatrit Kombëtar, në vend të të cilit do të ndërtohet një i ri, kanë prezantuar një shfaqje sot, në oborrin e Teatrit. Shfaqja, siç duket edhe nga video, ka edhe skena të marrëdhënieve seksuale. Pyetja që shtrohet është, a duhen lejuar këto skena në hapësirë të hapur ku kalojnë edhe mjaft minorenë?!
Receta e kekut me çaj mali është një nga traditat më të vjetra të përgatitjes në disa zona të Shqipërisë. E përshtatëshme për të shoqëruar me vaktin e mëngjesit si edhe në darkë. Keku me çaj është një përzierje mes butësisë së pambuktë të brumit, aromës së këndshme të çajit dhe shijes së fortë të arrave dhe rrushit. Është pa dyshim receta e duhur për të ëmbëlsuar veten në çdo kohë. AgroWeb.org më poshtë ju sugjeron recetën perfekte se sit ë përgatisni kekun me çaj. Përbërësit 150 gr arra 150 gr rrush i thatë (sipas dëshirës) 225 ml çaj mali…
Klasa e tij kishte organizuar ekskursionin e fundvitit, që shumë prej nxënësve pret qysh nga fillimi. Destinacioni ishte nga më ndjellësit në absolut për adoleshentët, Amsterdami. Por një të riu shqiptar që studionte në shkollën e mesme të Sansepolcros, në afërsi të qytetit italian të Arezzos, kjo mundësi iu refuzua. Jo sot, por 12 vjet më parë, dhe arsyeja ishte mesatarja e ulët. Atë zhgënjim dhe turp Endri Begaj nuk e ka harruar kurrë, dhe sot që është 32-vjeçar vazhdon një betejë gjyqësore me shkollën e tij të hershme. Shqiptari së bashku me avokatin e tij pretendojnë se nga ai…