Më 30 shtator Justin dhe Hailey Bieber organizuan dasmën e tyre të dyë. Në një ceremoni madhështore, ata i thanë “po” njëri-tjetrit dhe çdo gjë dukej perfekte. Në këtë ditë të rëndësishme ata kishin pranë njerëzit e tyre më të afërt, të cilët u akomoduan për të qëndruar në një hotel luksoz në Karolinën e Jugut. Për ditën e madhe çifti duket se nuk u kursye fare dhe thuhet se ka shpenzuar 500.000 dollarë. Në çmim përfshihet gjithçka, duke filluar nga dekori madhështor dhe deri tek aksesorët e nuses. Mediat e huaja shkruajnë se vetëm vathët e saj kushtuan 123.000…
Author: tirana
Një i burgosur ëstë arratisur nga burgu i Rrogozhinës. Sipas burimeve, i burgosuri Fatjon Bushgjoka kishte marrë leje dhe nuk u kthye më. Bushgjoka është dënuar vite më parë me 6 vite burg për grabitje të dhunshme. Atij i kishin mbetur për të kryer dhe 1.8 vite burg, por sot rezulton të jetë i arratisur nga burgu i Rrogozhinës. 4 djemtë dhe vajza u ngrinin kurthe qytetarëve duke përdorur Kristinën si karrem, e cila u kërkonte telefonin për të folur viktimave. Më pas, 4 djemtë mbërrinin dhe ushtronin presion ndaj qytetarëve dhe në rast kundërshtimi dhunoheshin derisa të dorëzoheshin. Policia po punon për gjetjen e…
Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, ka qenë aktor në filmin ‘Gjyshja’ të regjisorit Eduart Grishaj. Kjo ishte premiera e parë që ai ka zgjedhur të shohë tre vite pas humbjes së vajzës, e cila u tha se humbi jetën nga mbidoza. Lajçi ka publikuar një shkrim tepër prekës në ‘Facebook’, ku i drejtohet të bijës me fjalë shumë emocionuese. Statusi i plotë: Po Miraloshe, e pashë nji premierë mbas tri vitesh zie Që kur vdiqe ti Mirake, vdiqën edhe kënaqësitë e premierave t’filmave t’mi. U paluen dy e tani po palohet edhe viti i tretë që zvarritem rrugëve me…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka marrë vendim sot që të rinumërohen votat në 303 kuti, raporton zeri.info. Kjo pasi, siç është thënë në mbledhjen e sotme, ka pasur disa probleme teknike sa i përket vendosjes së të dhënave nëpër formularë. Ditën e djeshme u shpallën të pavlefshme ankesat e LDK-së, PDK dhe Nismës, të cilat kanë kërkuar rinumërim të votave në gjithë Kosovën.
Njihuni me parashikimin, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën tuaj, gjithashtu sepse dashuria mund të zgjohet. Është gjithashtu një moment interesant për beqarët që duan të bëjnë projekte afatgjata. Puna: Sot, takimet për të zgjidhur negociatat e gjata dhe çështjet e punës do të favorizohen. Demi Dashuria: Ndryshime të mëdha vijnë për shumë nga Demët, madje edhe në sferën sentimentale. Shumë prej jush do të…
Seanca e sotme plenare u shoqërua me debate të forta mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës parlamentare. Ndërkohë, përpos tensionit, ata u shfaqën edhe të buzëqeshur. Më poshtë po përcjellim disa nga momentet që nuk u panë në televizor.
Policia njofton se një shtetas është gjetur i pajetë në automjetin e tij në Tiranë. Mësohet se R.B 38 vjeç u gjet në makinën tip BMW në rrugën “Mustafa Matohiti”. Policia e kryeqyteti thotë se nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.
Pak ditë para zgjedhjeve lokale, një skandal seksual ka shpëthyer në Hungari pak ditë para zgjedhjeve lokale. Në mediat e vendit janë publikuar pamje të kryebashkiakut të qytetit Gyor, Zolt Borkai, i cili është filmuar në praninë e prostitutave si edhe duke kryer marrëdhënie seksuale më njerën prej tyre. Pamjet fillimisht dolën në një blog anonim dhe më pas u shpërndanë në rrjetet sociale. Më parë Borkai ka qenë kreu i Komitetit Olimpik të Hungarisë. Gazetarët hungarezë e akuzojnë atë për korrupsion, ndikim të paligjshëm, raporte me drogën dhe si prostitucion.
Kanë nisur sulmet e ushtrisë turke në veri të Sirisë, në një kohë që mediat në vend transmetojnë pamje të asaj që po ndodh. Lajmin për nisjen e sulmeve e konfirmoi vetë presidenti turk Erdogan me një mesazh në profilin e tij Twitter. Turqia sulmon Sirinë. Lajmi është konfirmuar me një mesazh në Twiter nga presidenti turk Erdoan, i cili shpjegoi se operacioni ushtarak turk kundër militantëve kurdë në veri lindje të vendit ka nisur. Disa shpërthime ndodhën në zonën siriane në kufirin Ras al-Ain. Mediat vendase transmetuan pamje të një reje të madhe tymi në pjesën siriane të kufirit.
Nga Astrit PatoziJam dakord plotësisht me Presidentin e Republikës, kur thotë se gjendja politike në Shqipëri u rëndua pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008. Por do ta mbështesja më shumë në rast se do të shikoja që ky këndvështrim do të shndërrohej në qëndrim zyrtar të LSI-së, si njëra nga partitë kryesore të opozitës. Do të ishte një kontribut i mirëpritur për kauzën e ndryshimit të sistemit, i cili, sipas meje, është përgjegjësi kryesor për krizën e thellë politike në Shqipëri. Por mbi të gjitha, mendoj se do t’ia vështirësonte shumë misionin Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për ta mbajtur…
Ky çaj i mahnitshëm bëhet nga gjethet e reja të pluhurosura të Camellias. Pluhuri delikat ruhet në një vend të sigurt nga oksigjeni dhe drita në mënyrë që ta ruajë ngjyrën e mahnitshme dhe përbërjen e lartë me antioksidantë.Vetëm një gotë e çajit matcha sjell shumë përfitime shëndetësore. Shpejton metabolizmin Çaji matcha e shpejton metabolizmin dhe ndihmon në humbjen e peshës. Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që e konsumojnë këtë çaj në baza të rregullta ditore faktikisht humbin peshë 25% më shpejt sesa ata që nuk e konsumojnë. Çaji nuk ka efekte anësore, që nënkupton se nuk…
Momente tmerri ka kaluar aktori i mirënjohur Albano Bogdo, pasi është përfshirë në një aksident tek zona e ish parkut të autobuzave në Rrugën e Kavajës. Makina “Taksi” me të cilën udhetonte është përplasur me një mjet tjetër tip “Ford” që po lëvizte përpara tyre. Bogdo ka dalë i tronditur nga taksia pas përplasjes së makinave dhe siç shihet në foto është ulur në trotuar në cep të rrugës në perpjekje për të marrë veten. Fatmirësisht aksidenti veç dëmeve materiale nuk ka sjellë lendime serioze tek aktori.