Deputetët e Komisionit të Sigurisë kombëtare kërkojnë që Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Elidon Bendo të jap informacion rreth deklaratave të Presidentit Meta se do të digjej Kuvendi. Kërkesa e deputetëve është bërë më dt. 10 shtator, vetëm një ditë pasi Presidenti Ilir Meta, deklaroi në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij, se arsyeja që zhdekretoi zgjedhjet e 30 qershorit ishin informacionet që ai kishte se do të digjej Kuvendi në ditët kur zhvillonte protestat opozita, shkruan Java News. Kërkesa e siguruar nga “Java News” është bërë nga 9 deputet të Komisionit të Sigurisë Kombëtare. Nga deputetët që…
Author: tirana
Aktualisht, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës po merret në pyetje bashkëshorti i ministres Besa Shahini, Dardan Molliqaj, anëtar i Partisë Socialdemokrate. Po kështu, disa minuta më parë, një deklaratë ka dhënë edhe deputeti i VV-së, Haki Abazi. Prania e tyre në prokurori lidhet me atë që ndodhi mbrëmë pas përfundimit të emisionit ‘Pressing’, me Leonard Kërqukin. Deputeti i VV’së, Haki Abazi pas përfundimit të emisionit deklaroi se u sulmua fizikisht nga Molliqaj i PSD’së. Ndërkohë Prokuroria e Prishtinës ka marrë një grumbull provash e dëshmitarësh për ta zbardhur këtë rast. Debati mbrëmë në Pressing nisi dhe përfundoi me polemika të…
I emocionuar dhe entuziazmuar pas fitores me Islandën, trajneri i Kombëtares Edy Reja është i kënaqur me lojtarët që sipas tij e shpërblyen besimin e dhënë. Ai e përshkruan kështu ndeshjen ndaj Islandës. “Intensivë, e vështirë dhe mendoja se e humba se kur bënë 2-2 e pashë skuadrën që u shpërnda dhe ata filluan të sulmonin për 10 minuta dhe disa prej lojtarëve, Dermaku, Gjimshiti, Hysaj më kërkuan të ndërroheshin sepse kishin dhimbje në këmbë dhe aty e pashë të vështirë. Pastaj pati një reagim të jashtëzakonshëm të lojtarëve dhe morëm lojën në dorë. Fituam këtë ndeshje të rëndësishme dhe…
Ditën e sotme është mbajtur seanca parlamentare. Debatet si çdo herë kanë qenë të zjarrta mes deputetëve. Por ka disa momente që ndoshta ju kanë shpëtuar. Më poshtë ju tregojmë disa pamje që nuk janë parë në ekran gjatë kësaj seance.
Mediat spanjolle kanë raportuar së fundi se Lionel Messi nuk është i dëmtuar, dhe se qëllimisht po bojkoton skuadrën. Thuhet se dështimi për të blerë Neymar e ka nervozuar shumë yllin argjentinas dhe për këtë qëllim ai nuk po i përgjigjet ftesës së skuadrës për ndeshjet e fundit. Por Jesep Vives, zëdhënës i Barcelonës e ka mohuar këtë. Sipas tij, raportet e Leos dhe Barcelonës janë të shkëlyera. “Nuk ka çarje të raporteve mes Messit dhe klubit. Kanalet e komunikimit midis Leos dhe klubit, si me lojtarëve të tjerë, janë të shkëlqyera. Ne jemi një klub shumë i madh, dhe…
Reagimi i Presidencës pas rrëzimit te 8 dekreteve: “E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë.”
Pas një séance gati pesë orësh, Kuvendi ka votuar rrëzimin e 8 dekreteve të Presidentit të Republikës, Ilir Meta. 23 vota pro, 76 kundër dhe 3 abstenim-Dekreti i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 37/2019 “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve. 19 vota pro, 78 kundër dhe abstenim dhe 3 kundër-Dekreti i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr.…
Mbrëmë në mesnatë ka ndodhur një aksident në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Newsbomb bën të ditur se ngjarja ka ndodhur tek Libri Universitar ku janë përplasur 3 automjete rreth orës 00:00. Në një nga automjetet ka qenë Armela Hyseni, ish-banorja e “Big Brother” e cila udhëtonte me një Smart të kuq. Armela është përplasur me dy automjete të tjera teksa drejtonte makinën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar.
Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla duke iu përgjigjur Ralf Gjonit dhe Myslim Murrizit u shpreh se shumica nuk ka dashuri për Lulzim Bashën, por respekt për dialogun, ku ftoi sërish opozitën jo parlamentare për të qenë pjesë e tryezës së reformës zgjedhore. “Në rezultatet e zgjedhjeve të fundit, PD-LSI rezultojnë parti parlamentare, harroje ti se paskam dashuri për Lulzim Bashën, por kam respekt për dialogun politik gjithëpërfshirës. Në komisionin e reformës i është lënë edhe një karrige bosh PD-së për të ushtruar të drejtën e saj për propozime. Nëse nuk duan, nuk do të thotë se reforma zgjedhore…
Lëvizja e dosjes së përplasjes së makinës së Policisë në Elbasan, bënë që të humbasin DVD me pamjet e përplasjes. Për 4 seanca Gjykata për Krime të Rënda kërkoi DVD, të cilat nuk gjendeshin në fshikullin e gjykimit. Këtë të enjte, Gjykata tha se kishte arritur të gjente 11 DVD dhe një disk që nuk ishin në dosje, duke i rekuperuar në Institutin e Policisë Shkencore. Eksperti që ka kryer akt-ekspertimin për këto prova, nuk kishte bërë një kopje të dytë, megjithëatë pamjet janë rekuperuar, tha Gjykata dhe do të shihen në seancën e radhës. Gjykata kishte dërguar shkresë edhe…
Ish-kryediplomati Ditmir Bushati foli me nota kritike për realitetin social, politik dhe ekonomik në vend. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Bushati vuri në dukje se pasuria në vend është përqendruar në pak duar dhe te qytetarët vihet re mungesa e shpresës. “Është fakt që shqiptarët vijojnë e lenë vendin e tyre. S’bie dakord me kolegët e opozitës që tentojnë ta lidhin me qeverinë tonë, ka qenë një trend i pandalshëm ndaj 30 viteve të fundit. Jemi duke përjetuar një krizë vlerash, që vjen nga padrejtësia, aksesi i pabarabartë për shpërndarjen e të mirave, nga mpirja që sjell…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë e homazheve në nder të liderit të dekmokracisë, Azem Hajdarit. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë familjarë, të afërm dhe deputetë të kuvendit të Shqipërisë. Në një moment, Berishën, siç duket edhe në foto, e kanë marrë djersët dhe është detyruar të bëjë hije me lulet që do vendoste tek varri i Azemit Hajdarit.