Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një kabinë elektrike në lagjen ‘Kastrioti i Vjetër’ në Fushë-Krujë. Zjarri ka dëmtuar kabinën duke lënë rreth 500 familje pa energji elektrike. Flakët janë neutralizuar falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse duke evituar edhe një shpërthim të mundshëm të kabinës.
Author: tirana
Gazetari Artan Hoxha ka pasur një debat me Kreun e Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka. Të ftuar në emisionin “Repolitix”, dyshja janë përplasur teksa po diksutonin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Hoxha u shpreh se kryeministrit Edi Rama nuk i leverdis të shkarkojë Metën, por ta ‘telendisë’ atë. Kjo fjali nxiti reagimin e Agron Dukës, i cili shpërtheu në studio. “Unë mendoj se Rama nuk do ta shkarkojë Metën. Atij nuk i leverdis ta shkakrkojë por ta ketë aty dhe ta telendisë….”- tha Hoxha dhe fjalën ia ndërpreu Duka. “Po boll more, po ç’janë këto idjotësi. Metën e shkarkon…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar deklaratën e Presidentit Ilir Meta se kishte informacion që më datë 8 qershor do të digjej Kuvendi. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Bardhi tha se opozita nuk ka patur asnjëherë qëllim që të dhunojë apo djegë institucionet. Ai shtoi më tej se Presidenti ka shumë informacion dhe se do të zbardhen në ditët në vijim. “Ajo që garantoj unë në emër të PD është që nuk ka patur kurrë dhe nuk do të ketë kurrë asnjë jo përgatitje, por tentativë apo mendim për të djegur apo…
Një ditë pas ngjarjes që u përhap kudo në rrjet, të nënës që prostituohej bashkë me dy fëmijët e mitur në në zonën e kthesës së Kamzës, erdhi edhe reagimi i institucioneve. Pas rastit të publikuar në emisionin investigativ “Stop”, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë asistuar duke u ardhur në ndihmë nënës dhe dy fëmijëve, djali 12 vjeç dhe vajza 6 vjeçe. Drejtoresha e Mbrojtjes dhe Punëve Sociale në Bashkinë e Tiranës, Migena Kokeri, tregoi për emisionin se fillimisht është bërë shoqërimi në komisariat, ndërsa fëmijët do të merren në mbrojtje. “Rasti i djeshëm ishte një rast goxha sensitiv dhe…
Shefi i zyrës së Ballkanit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, ambasadori Dan Oryan, pasi përcolli në aeroportin “Ben Gurion” ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj nuk nguroi të realizonte lëvizjen e tij tipike, atë të vertikales. Por tashmë para dy flamujve, izraelit dhe atij shqiptar. “Më bën të ndihem i ri”, shkroi ambasadori në postimin e tij në Facebook. Siç mund ta shihni edhe në galerinë e mëposhtme të fotografive, Dan Oryan nuk harron ta bëjë diçka të tillë në takime diplomatike dhe jo vetëm.
Pastori britanik Daniel Erickson-Hull, nga Plaistow, Londër u arrestua në vitin 2017 për pedofili pasi u zbulua se kishte shkarkuar qindra foto eksplicite fëmijësh. Pas 15 muajve burg ai u lirua me kushtin që të mos kishte asnjë kontakt me fëmijët. Por një hetim i BBC e zbuloi pedofilin teksa jetonte i qetë mes fëmijëve në Bullgari. Reporteri i BBC e zë gafil pastorin pedofil teksa i kujton se është një pedofil por fakt është se në bullgari afërsia e tij me fëmijët nuk njihet si krim.
Nga Mero BazeE gjithë beteja e dhunës e para 30 Qershorit I ndante palët vetëm në një pikë, tek ata që pretendonin se ishim para një revolte popullore, që i duhej hapur rrugë(dhe kjo ishte dyshja Meta Berisha), dhe tek ata që e konsideornin një “revlucion” artificial të sponsorizuar me rroga shteti nga punonjës bashkiak që donin të imponoheshin me dhunë. Presidenti në atë kohë jo vetëm që ishte nga ana e tyre që tentonin ta konsideronin legjitime dhunën dhe si një shpërthim popullor, por bazuar dhe në këtë vlerësim, ai mori vendime që i hodhën benzinë zjarrit sic ishte ç’dekretimi…
Ajo është një këngëtare që gjithmonë ka spikatur me zërin e saj në skenat tonat muzikore. Një këngëtare me një karakter të fortë, që asgjë nuk e ka ndalur të vazhdojë rrugën e saj në muzikë. Bëhet fjalë për këngtaren Barabana Dini, e cila së fundmi ka qenë edhe në Maratonën e Këngës Popullore e Qyetetare. Ndonëse, ndarja nga jeta e vëllait të saj, këngëtarit me një zë të jashtëzakonshëm, Ergi Dini vazhdon të jetë një plagë e madhe në zemrën e saj, ajo ka mundur të vazhdojë të përmbush ëndrrën për muzikën, që Ergi e la në mes. Rikthehet…
Nga Artan Fuga Jo vetëm që ky Kuvend duhet shpërndarë sepse është bërë shoqërisht i padobishëm, por sipas meje edhe shoqërisht i rrezikshëm, dhe shpërndarja e tij është në interes të kombit po se po, të integrimeve euroatlantike po se po, por paradoksalisht ta mendosh hollë – hollë edhe për : vetë Partinë Socialiste,për Partinë Demokratike po se po,për Lidhjen Socialiste për Integrim po se po,për partitë e vogla joparlamentare po se po,për pushtetet lokale sigurisht, se janë për faqe të zezë,për qytetarin po se po!Për të gjithë veç deputetëve! Ne si qytetarë sovranë kemi mbet robër i përfaqësuesve tanë.…
Incidenti me himnin e Shqipërisë, në ndeshjen ndaj Francës, ishte vetëm episodi i parë i asaj nate. Më vonë, spikeri i stadiumit tha se kërkon ndjesë për ngatërrimin e himnit të Armenisë, ndërkohë që duhet të thoshte të Shqipërisë. Frank Stanislas Andre Barzhin ka folur për atë që ndodhi dhe ka thënë se nuk ka fjetur dy net. “Nuk kam fjetur dy ditë dhe ndihem tmerrësisht keq për atë që ndodhi. Ishte një gabim shumë i rëndë nga ana ime dhe jam gati të marr përsipër pasojat që ky gabim mund të sjellë,” theksoi 50-vjeçari.
Kumbullat janë një burim i pasur vlerash shëndetësore, vitaminash dhe mineralesh. Ngrënia e rregullt e kumbullave rrit ndjeshëm dendësinë minerale të kockave. Një studim të cilit i referohet AgroËeb.org u përqendrua tek roli i ngrënies së kumbullave në shëndetin e kockave të grave. Gratë që morën pjesë në studim u ndanë në dy kategori. Në kategorinë e parë morën pjesë gratë që konsumonin kumbulla rregullisht. Në të dytën, morrën pjesë gra që konsumonin mollë rregullisht. Të dyja grupet merrnin gjithashtu kalçium dhe vitamin D. Roli i Kumbullave Për Shëndetin E Kockave Studiuesit u shprehën se kumbullat kanë aftësinë të pengojnë…
Brenda 24 orëve është arrestuar autori i plagosjes me armë zjarri të një 37 vjeçari në qytetin e Lezhës. Policia sqaron se në pranga ka përfunduar 22 vjeç, me iniciale Sandër Dedgjonaj, i cili është dorëzuar në fshatin Troshan. Policia thotë se për arrestimin e tij, “Prej mbrëmjes së djeshme, dhjetëra forca policie të Komisariatit të Policisë dhe të DVP-së Lezhë, kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Troshan si dhe kanë krehur e mbajtur të rrethuar zonën e pyllëzuar të fshatit Troshan, zonë në të cilën autori mundi të fshihej pas ngjarjes. Si pasojë e presionit të kontrolleve…