Përfaqësuesja e Kosovës mori humbjen e parë në drejtimin e tij, por edhe një disfatë 5-3 kundër Anglisë nuk e ka “qetësuar” trajnerin, Bernard Challandes. Zviceriani u shfaq tepër i nevrikosur me lojën e kombëtares së tij në 45 minutëshin e parë, të cilin e humbi me shifrat e thella 5-1. Shkak mendohet se u bë goli i dytë i Sancho, me talentin e Borussia Dortmund që shënoi në kufinjtë e pozicionit jashtë loje. Një situatë që ngjalli zemërim te Challandes, i cili u pikas nga kamerat e televizioneve angleze. Por, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen, duke u bërë…
Author: tirana
Vjehrra e nuses e cila denoncoi pak ditë më parë dhunën që ajo bashkë me bashkëshortin dhe djalin e saj kishin ushtruar ndaj saj ka treguar një tjetër variant të kësaj ngjarjeje. Në një rrëfim për Report Tv ajo është shprehur se nusja ka sajuar çdo gjë duke deklaruar se ajo e fundit vuan nga depresioni, gjë për të cilën edhe kurohej. “Ne duhet të bëjmë shumë komente dhe të tregojmë të vërtetën që edhe unë të jem e ndërgjegjshme. Nusja të mbledhë mendjen dhe të kurohet nga depresioni. Pi ilaçe dhe nuk di çfarë flet. Isha unë me vajzën…
Një raport interesant është publikuar nga “FCC” në mes të këtij muaji përsa i përket valëve radioaktive që lëshohen nga celularët. Linja celularëve IPhone 7 dhe 7+ nuk arrin të aktivizojë në kohë sensorin e afërsisë me trupin dhe si rrjedhoje kenë valë radioaktive që trasmetohen në trup. Një smartphone është gjatë gjithë kohës në lidhje me internetin dhe si rrjedhojë është gjatë gjithë kohës në punim. Në kapacitetin e tij maksimal IPhone 7 dhe 7+ në një largësi prej 2mm nga celulari kishte një radioaktivitet prej 7.16W/Kg ndërkohë që norma e lejuar është jo më shumë se 1.5W/Kg në…
Era Rusi mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun e që sjell gjithnjë hite. Ajo është shumë e komentuar edhe në media, mirëpo jetën private e ka mbajtur gjithnjë larg syrit të publikut. Era ishte e ftuar së fundmi në “Summer T”, në Tema Tv ku gjatë intervistës u pyet nëse është në një lidhje dhe kur do e shohim nuse me fustan të bardhë. “Kur t’ju vijnë ftesat e dasmës do e merrni vesh që do martohem”, u përgjigj Era duke mos zbuluar më shumë dhe ne mezi po presim të vijë ajo ditë.
Xavier Bettel, një homoseksual, ka qenë kryeministri i Luksemburgut që prej vitit 2013. Ana Brnabić është një lezbike, e cila u emërua si kryeministre e Serbisë në vitin 2017. Kryeministri i Luksemburgut është duke pritur homologun e tij serb këtë javë për të diskutuar mundësinë e anëtarësimit të këtij të fundit në Bashkimin Evropian mes çështjeve të tjera. “E ardhmja e Serbisë është në familjen evropiane,” tha Bettel në një konferencë të përbashkët shtypi me Brnabić, vetëm tre muaj pas udhëtimit të tij në Beograd. Por në një fotografi të kryeministrave, ku mes tyre shfaqen edhe partnerët e tyre përkatës,…
Disa të burgosur shqiptarë u përleshën me disa shtetas arabë pasditen e sotme, në brendësi të qelisë së burgut ku ata ishin izoluar, në Avlonas. Mediet greke raportojnë se rojet e sigurisë ndërhynë për t’i ndarë dy bandat që u përleshën. Duke qenë se rojet nuk mundën t’i ndanin dot forcërisht dy grupet, ata u detyruan të përdornin gaz lotsjellës. Pas këtij momenti raportohet se përleshja ka ndaluar, por situata mbetet ende e tensionuar, ndërsa nuk dihen arsyet e konfliktit. Fatmirësisht nga përleshja nuk ka pasur persona të lënduar. Kreu i Federatës Greke të punonjësve të burgut, Spyros Karakitsos u…
Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina,ka pasur problem me shëndetin. Lajmin e ka dhënë vetë Fjolla nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instastory ku shihet se është në spital dhe po merr trajtim mjekësor. Megjithatë ajo që na ka shqetësuar më tepër është përshkrimi që i ka vendosur postimit: “Nuk është e lehtë të vdesësh”, ka shkruar ajo me disa emoji duke qarë. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur konkretisht, por i urojmë këngëtares shërim të shpejtë!
Aurela Hoxha ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj në “Instagram” një video ku shfaqet duke kërcyer vallen e Rugovës. Videoja është pëlyer shumë nga adhuruesit e saj por ka pasur dhe nga ata që e kanë kritikuar për veshjen e saj. Aurela shfaqet e veshur me bikini dhe kjo gjë duket se nuk u ka pëlqyer aspak fansave të saj, të cilët shprehen se nuk është kjo veshja e duhur për muzikën në sfond. Madje disa e quajnë trup të madh dhe ofendim për folklorin shqiptar. “Kjo nuk është këngë par t’u kërcyer me këtë zhveshje. Është një…
Në konferencën për mediat të dhënë sot pasdite, Presidenti Meta u pyet nga gazetarët edhe rreth marrëdhënieve që ai ka me politikanët aktualë si Rama apo Basha. Meta theksoi se në rast se Shqipëria do të marrë çeljen e negociatave, ai është gati që t’i japë dekoratë qoftë si kryeministër ashtu edhe si ministër i Jashtëm. Por Meta nuk la pa thumbuar as Monikën dhe Bashën, duke ngjallur në fakt dyshime se mes Ilir Metës dhe mazhorancës po lind një shkëdijë e re “dashurie”. Batutat e presidentit Meta: Që unë të bëhem xheloz për Edi Ramën, këtë se pranon as…
Ilir Meta në një konferencë për mediat ka bërë me dije se është i gatshëm që të festojë në 18 tetor për hapjen e negociatave, por shtoi se nuk është i bindur që do kemi një përgjigje pozitive. Ai tha se është nga vendi i rakisë dhe nuk trembej nga festa me shampanjë, por nuk mund të festohet vetëm me mend. Kemi dëgjuar lajme të mira, por unë jam dyshues deri sa suksesi të ndodh dhe gotat e shampanjës të hapen. Kemi dëgjuar nga të dyja palët se ata do të çelen. Kemi dëgjuar nga maxhoranca. Kënaqësi të dëgjonin edhe…
Elton Ilirjani, biznesmeni gay i njohur për shfaqjen hapur të seksualitetit të tij, ishte sot i ftuar te emisioni “Rudina” ku u shfaq për herë të parë me makijazh. Ai sqaroi që në fillim të intervistës se nuk rri i lyer me makijazh në përditshmëri, por vendosi që të shfaqej si një vajzë në mbrojtje të të drejtave të transgjinorëve: “Punëdhënësit nuk duhet të diskriminojnë punëmarrësit për veshjen e tyre. Në Shqipëri ka diskriminim ekstrem ndaj personave transgjinorë”. Pavarësisht se e pranoi që e quajnë “O motra” në rrugë, Elton Ilirjani tha se nuk është bërë fare pishman që është…
I pyetur lidhur me zërat për një takim të mundshëm mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama në Gjirin e Lalzit, kreu i shtetit është përgjigjur duke u shprehur se, “Ku ka më mirë se dashuria, por për ne politikanët është përgjegjshmëria. Prej një kohe të gjatë ka treguar një papërgjegjshmëri të madhe. Shqiptarët nuk e kanë merituar këtë polarizim të skajshëm. Nuk kam patur mundësi të takohem. Vazhdoj e pres. Mund ti takoj të gjithë sepse kjo është puna ime si presidenti i Republikës”, deklaroi Meta. “Informacioni ka mbërritur në datë 7, unë kam qenë këtu dhe kam…