Author: tirana

Presidenti i Republikës së Çekisë, Millosh Zeman, ka mbërrtiur për një vizitë në Beograd ku është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç. Një konferencë për mediat, të mbajtur sot pas takimit, Zeman ka paralajmëruar se shteti i tij do të shqyrtojë tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës brenda një muaji. Presidenti Zeman, roli i të cilit në Çeki është vetëm ceremonial, e ka pranuar se për një gjë të tillë duhet të vendosin institucionet e tjera të shtetit, duke shtuar se nuk mund të imponojë qëndrimin e tij. “Unë nuk mund të imponojë pozicionin tim, por…

Read More

Ish-ministri i Drejtësisë i zgjedhur nga radhët e LSI-së në qeverinë ‘Rama 1’, Ylli Manjani deklaron se Saimir Tahiri nuk ka shanse që të dënohet, pasi në gjykatë, sipas tij, duhen prova, jo llafe. Manjani thotë se e vetmja gjë që kam kuptuar nga gjyqi është hobi i Tahirit për lundrimin në det dhe se Habilajt janë kushërinjtë e tij. “Sa më shumë dëgjoj e lexoj në media për çështjen Tahiri, aq më shumë bindem se është një dosje e varfër në prova por e pasur në lajme. Puna është se në gjykatë duhen prova dhe jo llafe. Mungesa e provave…

Read More

Drejtoria e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit ka publikuar rezultatet e aksionit anti-informalitet, deri më 10 shtator të 2019. Drejtori i Krimit Ekonomik, Lufti Minxhozi, deklaroi se në shkallë vendi janë ushtruar kontrolle në 1764 subjekte të ndryshme, ndër to 892 shërbime vend-pushimesh, 703 lokale në bregdet, 321 hotele, 8 subjekte karburesh, 55 ndërtime pa leje, 59 raste për territore të pushtuara dhe në 309 subjekte të tjera. Sipas tij, gjatë aksioneve, të nisura në fillim të muajit korrik, janë proceduar penalisht 348 subjekte të gjetura në shkelje dhe 64 zyrtarë të administratës, njëri prej të cilëve është arrestuar.…

Read More

“Ky Kuvend duhet shpërndarë një minutë e më parë!”. Keshtu shprehet akademiku Artan Fuga, permes nje shenimi postuar ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook, pas rrezimit qe shumica ne Komisionin e Medias i beri dekretit te Presidentit, Ilir Meta, “Për kthimin e ligjit nr. 53/2019 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”. ARTAN FUGA/ Ky Kuvend duhet shpërndarë një minutë e më parë!———————————Mediokritet parlamentar ! Për dijeni : Kryetarit të Kuvendit zotit Gramoz Ruçi! Deputetë që shpërfillën platformën e qeverisë për reformën e shkencës, ligjin për arësimin e lartë, Kushtetutën dhe dekretet presidenciale. Pritej që Komisioni Medias duke…

Read More

Hermes Nikaj, i njohur si “ Zogu i Tiranës”, djali i showbizzit që i pëlqen të bëj gjithçka për të arritur famën, në një intervistë për Tirananews.al, tregon detaje për emisionin e ri që do të drejtojë sëbashku me Dajana Shabanin dhe Besmir Metanin në Ora News. Emisioni që pritet të nis në tetor, do të ketë tjetër format dhe do të transmetohet në mbrëmje. Por Hermesi tregon edhe për jetën personale dhe për planet e tij, sa i takon të dashurës së ardhshme, edhe pse ende nuk ka asgjë konrete, ai një gjë e di me shumë siguri, që…

Read More

Ka përfunduar me rezultat 4 me 2 ndeshja Shqipëri-Islandë, në favor të ekipit kuq e zi. Disa prej figurave politike të rëndësishme të vendit i dedikuan urime të veçanta kombëtares në rrjeter e tyre sociale. I tillë ishte edhe urimi i Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale ka shkruar: “#Stamina 🇦🇱 4 me 2, e blindume”. Postimi i Spiropalit ka kapur shifra rekord shikueshmërie dhe reagueshmërie në rrjetet sociale. Fitorja e Shqipërisë në këtë sfidë mban ende gjallë shpresën për kualifikimin në kampionatin europian.

Read More

Nga Mero Baze Presidenti Ilir Meta po përpiqet të krijojë një frymë diversioni për raportet e tij me shumicën, që ka nisur procedurën për shkarkimin e tij. Gjuha korrekte gjatë seancës para Komisionit Hetimor, gjestet etike të drejtuesve të Kuvendit dhe mungesa e ndonjë “përleshje” në sallë, duket se prodhuan lajm si sjellje normale dhe presidenti dukej i kënaqur me këtë gjë. Në fakt, kishte kohë që prodhonte lajme, vetëm si anormal. I vetmi moment kur ai humbi qetësinë, nuk ishte salla e Kuvendit, por tek zyra e tij diku nga mbrëmja, kur zëdhënësi i tij bëri një postim, i…

Read More

Nga Ben Andoni Thirrja e presidentit Ilir Meta para Komisionit Hetimor, ngritur nga parlamenti shqiptar, tregoi problematikën e thellë me të cilën rrethohet jeta e sotme politike shqiptare. Mendimet, sjelljet dhe shprehjet krejt të kundërta, mungesa e konsensusit dhe mbi të gjitha mosrespektimi i Kushtetutës dhe interpretimi me ekuivokë, na ka përcjellë në një situatë, prej të cilës po vuan e gjithë jeta e vendit por më së shumti ekonomia. Presidenti është pjesë e kësaj katrahure me paqartësinë, anësinë dhe sidomos me mungesën e bashkëpunimit. Duhet kujtuar se deri më tani, Kushtetuta dhe draftet kushtetuese janë miratuar ose refuzuar me…

Read More

Kjo ndeshje ka qenë plot gola dhe emocion që në minutat e para. Kosova ka shënuar golin e tretë me Vedat Muriqnin dhe atë të dytë me Valon Berishën sërish. Sancho shënoi golin e katërt në minutën e 45-të dhe të pestin vetëm 1 minutë më pas. Në minutën e 38-të Anglia thelloi avantazhin në 3-1, me një autogol nga kosovari Vojvoda. Kane e nxori Anglinë nga telashet duke shënuar golin e dytë në minutën e 19-të. Berisha shënoi për Kosovën që në minutën e parë, dhe Anglia u përgjigj në minutën e tetë duke barazuar me Sterling.

Read More

Shqipëria ka arritur të marrë një fitore të madhe në “Elbasan Arena”, aty ku ka mundur me rezultatin 4-2 skuadrën e Islandës. Kuqezinjtë kanë bërë autokritikë për humbjen e pak ditëve më parë në Francë, ku u turpëruan me rezultatin 4-1, duke shfryrë ndaj islandezëve.

Read More

 Ish-Prokurori Shkëlqim Hajdari shpjegoi se çfarë do të ndodhë me Saimir Tahirin nëse Gjykata do ta shpallë fajtor në seancën e 19 shtatorit. Ai tha se pa u marrë një vendim i formës së prerë, Tahiri do vazhdojë të jetë i lirë. “Prokuroria derisa të çohet në gjyq. Pretenca është e bollshme. Ato fashikuj, shumica janë operativë. Prokurorët pasi i kanë përkthyer i kanë çuar të gjitha në Gjykatë. Kjo çështje nuk do të zgjidhet në shkallën e parë. Në datën 19 shator do kemi një vendim të gjykatës. Edhe nëse e dënon fajtor, dënimi ekzekutohet vetëm me një vendim…

Read More

Të shumtë janë politikanët, të cilët kanë zgjedhur që ndeshjen Shqipëri-Islandë të ndjekin nga stadiumi. Presidenti Meta njoftoi në Facebook se ndeshjen do të ndiqte në “Elbasan Arena”. Ndërsa ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar një foto, ku shkruan “Kombëtarja shqiptare gjithmonë e fortë”. Ish-deputeti Ervin Salianji, teksa ka publikuar disa foto nga stadiumi shkruna: “Shqipëriiiii”

Read More