Author: tirana

Të shtunën e shkuar në “Stade de France”, ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë do të niste 7 minuta me vonesë dhe kjo erdhi pasi u ekzekutua himni i Andorrës në vend të atij shqiptar, gjë që solli indinjatën me të drejtë të kuqezinjve, që nuk deshën të vazhdonin deri sa situata u qetësua dhe u korrigjua gafa e madhe. UEFA, megjithatë, nuk e ka pritur mirë këtë ngjarje dhe ka vendosur që të hapë një procedim disiplinor. Tani pritet të shihet nëse do të jetë një gjobë, sipas “L’Equipe” prej 100 mijë eurosh për federatën franceze të futbollit, ose dhe…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit, në internet ka qarkulluar me shpejtësi të jashtëzakonshme një video që vjen nga Turqia. Gjatë ndeshjes së kampionatit mes Fenerbaçes dhe Burasporit, kamerat kanë fokusuar një moment mjaft interesant. Një djalosh i vogël, i cili nuk duket më shumë se 10-vjeç kapet duke tymosur një cigare për qejfin e vet dhe i pashqetësuar nga askush. Edhe pse në Turqi, ekziston ligji që e ndalon konsumimin e duhanit në vendet publike, kjo nuk përbën kurrëfarë problemi për vogëlushin, i cili si duket paska si parim: rregullat janë bërë për t’u thyer.

Read More

Historia e “Zanës së dhëmbit” besohet thuajse nga të gjithë fëmijët, e tani duket se prindërit duhet të besojnë një tjetër histori për dhëbët e qumështit (por kjo e fundit është nga ato të vërtetuarat shkencërisht) . Në vitin 2003, hulumtuesit në Institutin Kombëtar të Studimeve Dentare dhe Kraniofaciale zbuluan se dhëmbët e foshnjave përmbajnë qeliza të vlefshme staminale. Me pak fjalë, qelizat burimore të dhëmbëve të qumështit kanë potencial të kthehen në të gjitha llojet e qelizave. Nëse në të ardhmen , fëmija juaj tashmë adult zhvillon një sëmundje të pankreasit, zemrës apo trurit qelizat burimore nga dhëmbi i…

Read More

Komentatori sportiv Andin Lokaj ka dhënë një deklaratë të habitshme pak minuta më parë. I ftuar në emisionin “Imazh” në Radio Televizionin e Kosovës, Lokaj u shpreh se nuk do ta ndjekë sonte ndeshjen e Shqipërisë ndaj Islandës. “Unë nuk e dua Shqipërinë o vëlla, e dua Kosovën. Kosova e ka kombëtaren e vet, e ka shtetin e vet dhe e ka flamurin e vet”, deklaroi Lokaj.

Read More

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka mbajtur një reagim në lidhje me gjyqin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, ku prokuroria ka dhënë pretencën për ta dënuar me 12 vite. Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha shkruan se gjithçka është sipas parashikimit dhe se kampionati po vazhdon. Postimi i plotë në Facebook Deri tani gjithçka brenda parashikimit… Organi i akuzës nuk ka “zhgënjyer”, i ka qëndruar bindjes së vet se i ka provat për ta shpallur Saimir Tahirin fajtor. Tre prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Arenc Çela, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, kërkuan sot para…

Read More

Marina greke njoftoi sot se do të hetonte mbi zhdukjen e armëve në bazën e ishullit të Leros, ndërkohë që shtypi grek kishte përmendur mungesën e fishekëve dhe granatave. “Ushtria dhe policia po hetojnë”, sipas zëdhënësit të marinës, Michail Lambiris, në një komunikatë. “Zbulimi u bë dje gjatë një inventari”, theksoi Lambiris. Marina nuk dha më shumë detaje, por disa organe të shtypit grek theksuan se armët e munguara janë fishekë dhe granata. “Njësia antiterroriste greke është gjithashtu e përfshirë në këto hetime”, sipas televizionit shtetëror ERT.

Read More

Edhe pse është rritur në Britani dhe ka zhvilluar një karrierë muzikore me sukses mbarëbotëror në atë vend, në përballjen me Anglinë, shqiptarja nga Kosova, Rita Ora, sigurisht që do të jetë tifoze me vendin e saj të origjinës. Rita Ora ka postuar në rrjetet shoqërore foton e vitit 1999, që tregon një ushtar britanik që luan futboll me fëmijët e Prishtinës gjatë kohës së luftës. Rita Orës nuk i ka munguar kurrë krenaria për rrënjët e saj shqiptare, dhe nuk ka vonuar ta tregojë hapur as këtë herë.

Read More

I ftuar në studion e Report Tv, Edvin Kulluri është ndalur të flasë për një lëvizje brenda PD-së, kundër këtij lidershipi, duke theksuar se do të nisë për çështje ditësh. “Ka të dhëna të sigurta që mbështetja e kryetarit nga anëtarësia është në pikat më të ulëta në vite. 30 qershori është dështim spektakolar i opozitës dhe sot është jashtë çdo pushteti. Nuk e di ku mund të shkojë më keq PD-ja. Demokratët janë të pakënaqur. Ne jemi një grup njerëzish, emra të njohur, nuk e kemi nisur ende, por është çështje ditësh që do të bëjmë takimet e para…

Read More

Një nga vitaminat më të rëndësishme për t’u marrë gjatë shtatzënisë është folati, vitamina B, e cila ndihmon në parandalimin e defekteve në tubin nervor, anomalive të rënda të trurit dhe palcës së kurrizit. Forma sintetike e folatit e gjetur në suplementet ushqimore dhe ushqimet e pasura me lëndë ushqyese, njihet me emrin acid folik. Sasia e nevojshme: ju keni nevojë të merrni 400 deri në 800 mikrogramë (mcg) folat ose acid folik para se të mbeteni shtatzënë dhe gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë. Gjatë muajve të tjerë të shtatzënisë, duhet të merrni 600 mkg në ditë. Burimet:…

Read More

Mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” do të luhet sfida e vlefshme për Grupin H eliminator të “EURO 2020” mes Shqipërisë dhe Islandës, Kjo është ndeshja e gjashtë e kuqezinjve, të cilët kanë regjistruar 2 fitore dhe 3 humbje. Skuadra e drejtuar nga Edi Reja vjen në përballjen me islandezët pas humbjes 4-1 në Francë dhe shanset për kualifikim janë zvogëluar ndjeshëm. Kjo sfidë do të luhet në stadiumin e qytetit të Elbasanit në orën 20:45 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare. Formacioni i Shqipërisë: Strakosha, Ismajli, Dermaku, Cikalleshi, Gjasula, Manaj, Memushaj, Bare, Gjimshiti, Hysaj, Lenjani

Read More

Ata i shohim shpesh me pushime së bashku dhe nuk mungojnë në rrjete sociale komentet ngacmuese për njëri-tjetrin. Arbana dhe Eduarti nuk ngurrojnë të shprehin publikisht ndjenjat dhe vlerësimin që kanë për njëri-tjetrin, duke tërhequr shpeshherë vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi, moderatorja ka publikuar një foto ku ka pozuar pranë kullës Eiffel në Paris dhe komenti i Eduartit është ai që i merr të gjitha pikët! “Ja një rast kur kulla Eiffel është inferiore”- janë fjalët e Eduartit shoqëruar me një emoji me sytë me zemra. Sigurisht që ky koment duket t’ia ketë bërë mal zemrën Arbanës, e cila…

Read More