Author: tirana

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë ditën e sotme. Dy persona kanë dhunuar dhe kanë bërë për spital një turist rus që ndodhej për pushime në këtë qytet. Shkak për këtë ngjarje është bërë ndërhyrja që ka turisti rus ka bërë pasi ka parë që dy të rinjtë po dhunonin një qen. Ai ka ndërhyrë, por të rinjtë janë kthyer edhe e kanë dhunuar keqazi. Të rinjtë madje nuk kanë nguruar t’i marrin edhe telefonin turistit rus që ka reaguar. I riu rus është identifikuar si Sergey Dzambula. Ngjarja sipas tij ka ndodhur në zonën e njohur si…

Read More

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Ermal Fejzullahu, është i apasionuar pas makinave dhe gjithmonë blerjet e tij të reja i ndan me ndjekësit në Instagram. Së fundmi, ai ka treguar se ka marrë “një lodër” të re, e cila është super luksoze! Në fakt, bëhet fjalë për një makinë të markës “Range Rover”, e cila mesa duket është marka e preferuar e këngëtarit. Disa javë më parë ai i dhuroi gjithashtu bashkëshortes një makinë të tillë, ndërkohë që e ka edhe një vetë në ngjyrë të zezë.

Read More

Moderatori Blendi Fevziu ka befasuar teksa rrëfeu se si bashkë me të shoqen vendosën emrin vajzës së tyre të vogël, Alis. I ftuar në emisionin ‘Rudina’, Fevziu tha se emrin e të voglës së tij ia kanë vendosur portalet. “Kur do vinim emrin e vajzës së vogël, unë isha për këtë që ka, Inesi ishte e dyzuar, Mishel kishte alternativat e saj. Kur po shkoja me Mishel në maternitet ditën që vajza lindi, e pyeta ‘ç’do bëjmë për emrin?’ Duke folur, një moment ajo më thotë: “Eee, thuaj ç’të duash ti, po emri ka dalë nëpër portale. Epo në rregull…

Read More

Valer Kolnikaj rrezikon të mbetet pa partnere në “Dance with me”, pasi të gjitha partneret e tij po largohen! Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ndryshoi plane në moment të fundit sa i përket pjesëmarrjes së saj në “Dance ëith me”! Fillimisht u tha se do të ishte në çift me Valer Kolnikajn, madje xhiruan dhe klipin, por ajo hoqi dorë nga spektakli para se ai të nisë. Më pas u zbulua se vendin e saj do e zinte këngëtarja Marsela Çibukaj, por edhe kjo e fundit është tërhequr nga gara pa nisur mirë. Burime për “Story.al” bëjnë me dije se Marsela ka…

Read More

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka publikuar rezultatin e pikëzimit për kandidatët në Gjykatën Kushtetuese. Kështu me e vlerësuara është Arta Vorpsi me 89.610 Pikë e ndjekur nga Besnik Muçi me 81.926 Pikë, Elsa Toska 85.425 Pikë, Fiona Papajorgji 88.783 Pikë, Marsida Xhaferllari 81.999 Pikë dhe Regleta Panajoti 80.284 Pikë. Ndërkohë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit, do të shqyrtohen dhe miratohen: Lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për secilin vend vakant në Gjykatën Kushtetuese; dhe Raporti i arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre, për secilin vend vakant në…

Read More

Pak kohë më parë Dajana Shabani, “Zogu i Tiranës” dhe Besmir Metani njoftuan se do të largohen nga emisioni i mëngjesit “Ditë e Re”. Vendin e tyre e zuri Arjola shehu dhe Kelvi Kadilli, ndërsa ende nuk dihej gjë se çfarë do të ndodhte me tre moderatorët. Megjithatë pak minuta ma parë, Dajana Shabani ka treguar detajet e para dhe duket se moderatorët do të vazhdojnë të jenë sërish bashkë. Tre moderatorët do të vazhdojnë të qëndrojnë në “Ora Neës”, por ende nuk kanë zbuluar se për çfarë emisioni bëhet fjalë. “Jeni gati për surprizën e madhe? Nuk e kemi…

Read More

Prej datës 9 Shtator automjetet që qarkullojnë në vendin tonë do i nënshtrohen kolaudimit të dyfishtë. Në terren ka zbritur pajisja, e cila bën kontrollin për frenat, ndriçimin, ndotjen si dhe peshën. Nga verifikimet në terren ka rezultuar se problematikë kryesore qëndron mbipesha e automjeteve, duke sjellë edhe shkatërrim të rrugëve në vend, por nuk mungojnë edhe ato të sistemit të frenimit si dhe të ndotjes. “Kemi parasysh që kemi hasur automjete pa kolaudim, kemi bërë dhe ne kontrollin teknik dhe kemi patur problematika në lidhje me sistemin e frenimit, një pjesë e madhe janë mbipeshat si dhe dokumentacione të…

Read More

Një nënë ka braktisur foshnjën e saj të porsalindur duke e vendosur në një qese plastike prapa një supermarketi. Foshnja u gjet e zhveshur dhe me shenja hipotermie nga menaxheri i supermarketeve në fshatin Cheremshan të Rusisë. Nëna 36-vjeçare, e cila punonte si arkëtare në supermarket, i kishin nisur kontraktimet teksa po punonte. Ajo doli jashtë, lindi foshnjën, i preu kërthizën dhe më pas e braktisi pa mëshirë. Megjithëse e mendoi dy herë pasi në momentin që la qesen në tokë, u zgjat edhe njëherë për ta marrë por ndryshoi mendjen në çastin e fundit.

Read More

Alketa Vejsiu, moderatorja e njohur e ekranit, para sezonit të ri televiziv dhe pas pushimeve të verës bëri publike një foto të saj. Alketa ka shëtitur thuajse në të gjitha vendet e botës. Ajo ndodhej në një sallon ku mbi të ndodhej Hëna, një objekt arti, dhe e habitur me të dha një mesazh, se ka si qëllim të fundit të shkojë një herë në satelitin e vetëm të Tokës. “Duke parë Hënën!” “Oh ky është qëllimi im i fundit! Të shkoj në Hënë!”, tha Alketa Vejsiu, krahas fotos. Kujtojmë se ulja e parë në Hënë për njeriun u realizua…

Read More

Etrit Berisha është larguar dje nga grumbullimi dhe vendin e tij e ka zënë pas pasdites së djeshme Gentian Selmani. “Kemi një ndryshim në listën e Kombëtares A. Për arsye dëmtimi është larguar sot Etrit Berisha dhe vendin e tij e merr Gentian Selmani nga U-21”, njoftoi dje në mesditë zyra për shtyp e FSHFsë. “Panorama Sport” ka zbuluar prapaskenën me portierin e SPAL-it. Ai ishte projektuar për të qenë titullar ndaj Francës dhe gazeta ka mësuar nga burime konfidenciale pranë kuqezinjve se portieri është tërhequr ditën e fundit para përballjes me “gjelat” dhe i ka kërkuar trajnerit që të…

Read More

Kylie Jenner ka qenë e ftuara speciale e puntatës së parë të sezonit të ri të “The Ellen Shoë”. Miliarderja ishte e ftuar bashkë me të ëmën Kris Jenner, për të folur për jetën e saj private dhe statusin si më e pasura ndër të gjitha motrat Kardashian Jenner. E pyetur nga Ellen DeGeneres se sa para kishte me vete në studio, Kylie Habiti me përgjigjen e saj. 0 dollarë! Kylie nuk kishte asnjë kesh me vete përpos kartës, pa të cilën sigurisht që nuk del nga shtëpia. Më pas Ellen pyeti Kris-in dhe kjo e fundit zbuloi se kishte…

Read More

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri vijon mbrojtjen e tij përmes avokatëve dhe vetes para trupës gjykuese në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pasi prokuroria kërkoi 12 vite burg për të dhe Jaeld Ccelën me akuzën e grupit të strukturuar kriminal. Në fjalën e tij, Tahiri kujtoi edhe një episod ku përfshihet Mimi Kodheli, në atë periudhë ministre e Mbrojtjes. Një ndër akuzat që i bëhet Tahirit është edhe ajo e lehtësimit të trafikut të drogës nga grupi i Habilajve. Fikja e radarëve që bënin vëzhgimin e detit shqiptar ishte një mundësi e mirë për ata që trafikonin drogë nga Shqipëria…

Read More