Author: tirana

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka folur lidhur me çështjen e radarëve që u përmend nga kolegu i saj Saimir Tahiri gjatë seancës së tij gjyqësore. E ftuar në “News24”, Kodheli tha se radarët në vend kanë filluar që të punojnë në dhjetor të po atij viti. “Nuk është në këndvështrimin tim, do të jem pothuajse 100% afër realitetit. Sigurisht që është marrë vetëm një moment për sa jam informuar sepse zoti Tahiri ka folur gjatë për korrespodencën. Nuk më është dashur as letra e zotit Tahiri që daton tetor i vitit 2013, pra ne kishim vetëm një muaj që…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Gjatë kësaj të mërkure duhet të shmangni tensionet dhe kompromiset, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Ata që kanë përjetuar një zhgënjim në dashuri, do të jenë në dilemë lidhur me atë që duhet të bëjnë. Ndërsa ata që kanë kohë me partnerin/en, mund të mos jenë të kënaqur me atë që po jetojnë. Kështu që ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Demi Në dashuri do të jeni në gjendje që të përballeni…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot ambientet e shkollës profesionale “Beqir Cela”, ndërsa gjatë komunikimit e nxënësit shefi i qeverisë theksoi se interesi për arsimin profesional po vjen gjithmonë në rritje. Por nuk munguan as batutat mes kreut të qeverisë dhe nxënësve të kësaj shkolle. Pjesë nga biseda: Rama: Ju keni bërë zgjedhjen e duhur dhe çdo vit po rritet numri nxënësve që zgjedhin arsimin profesional. E gjithë bota  është e juaja. Do të pushtoni botën. Mësoni fort dhe silluni mirë. Mos u merrni në Facebook, atë më lini mua. Keni hakëruar ndonjë?” Nxënësit: Aty afër…. (qeshin)

Read More

Ndonëse është vetëm 4 vjeç, vajza e vogël Amila Ismolli është kthyer ndër personat më të ndjekur në rrjete sociale. Kjo, pasi ajo përpiqet që të imitojë njerëzit të famshmit duke u veshur dhe pozuar njëlloj si ata. Ajo e ka pasion të vishet si Personazhet- Vip. E ëma e Amilës, Ladiola në një intervistë dhënë për mediat ka treguar se nga lindi dhe idea e një dëshire të tillë. Ajo tregon se Amila kishte dhënë një pëlqim për Alketa Vejsiun, pasi kjo e fundit kishte të njëjtën veshje si e vogla Amila. Duke qenë se edhe e ëma e vuri…

Read More

Ferrari F8 Spider është një version kabriolet i F8 Tributo, por edhe pasardhësi i Ferrari 488 Spider. Makina plotësohet me stil nga F8 Tributo, i cili ndryshon nga çatia e ngurtë elektro-palosëse dhe pjesa e pasme e trupit, e cila duhej të modifikohej. Tavani ngrihet ose ulet për vetëm 14 sekonda, dhe të dy operacionet mund të kryhen ndërsa automjeti është në lëvizje, por vetëm me shpejtësi deri në 45 km/orë. Në krahasim me paraardhësit e tij, Spider 488, Ferrari F8 Spider ka 20 kg më pak peshë, dhe sipas prodhuesit nga Maranel, aerodinamika e makinës është përmirësuar për 10%.…

Read More

Ministri i Brendëshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias. Në një shënimin në facebook Lleshaj bën me dije se gjatë takimit theksoi se “përpjekjet e dhunshme për destabilizim, nuk arritën të shndërrohen në ndonjë kërcënim serioz për sigurinë e vendit, falë pjekurisë së qytetarëve shqiptarë, që nuk u bënë pjesë e skenarëve të dhunës dhe e profesionalizmit të Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera ligjzbatuese”. “Sot pata nderin dhe përgjegjësinë për të shprehur përpara një delegacioni të Komisionit të Venecias, vlerësimet e mia lidhur me zhvillimet politike të këtij viti të…

Read More

Blerina Bombaj dhe bashkëshorti i saj kanë pasur dje 10 vjetorin e martesës së tyre dhe siç ka treguar vetë dietologia, burri i saj as që u kujtua. I gjithë postimi i Blerinës ka qenë jo vetëm i papritur por edhe i çuditshëm për një rast të tillë e datë të rëndësishme në jetën e një çifti. Ajo shfaqet e vetme në kuzhinën e shtëpisë duke gatuar ndërsa e shoqëron foton me fjalët e mëposhtme duke rrëfyer me sinqeritet situatën: “Sot është 10 vjetori i martesës sime. Nuk preferova të nxjerr një foto ku dukemi një çift i lumtur, jo…

Read More

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot mjediset e reja të shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela” në Shkozet. Rama tha se kjo është një nga shkollat më të mëdha në Shqipëri ku studiojnë të rinj nga i gjithë vendi. “Është një nga shkollat më të mëdha në Shqipëri që ka të rinj dhe të reja që vijnë nga e gjithë Shqipëria, jo vetëm nga Durrësi. Vitin e kaluar ka patur 1600 të rinj që kanë studiuar këtu dhe presim që këtë vit të ruajmë të njëjtin nivel,”-u shpreh  zëvendësministrja e Arsimit, Dajna Sorensen. Zëvendësministra e Arsimit, Dajna Sorensen u shpreh se tashmë…

Read More

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda ka deklaruar se akuzat e Prokurorisë janë hedhur poshtë me provat që janë dërguar në Shqipëri nga prokuroria e antimafias e Italisë. Tahiri tha se pretendimet e prokurorisë janë absurde, pasi sipas tij hetimet për bandën e Habilajve ka nisur në vitin 2016 nga efektivet që akuzohen sot nga organi akuzës. Më tej ish-ministri tha se janë aq absurde pretendimet pasi i bie që janë denoncuar “anëtarët e bandave me njeri-tjetrin”. “Jo pa shkak nuk kam bërë mbrojtjen time në këto dy vite sepse kam dashur të…

Read More

Në literaturë është i njohur “Ankthi i të hënës”. Na ndodh kur kthehmi nga pushimet e vitit apo kur kthehemi nga një fundjavë çlodhëse. Nisim të bëjmë mendime si do të nisim punën prapë, shkurt përfshihemi nga “Sindroma e të hënës ansioze”. “Kjo sindromë manifestohet me gjendje plogëshie, tendencë për të mos qenë në humorin e mirë të ditëve të zakonshme, çrregullim në gjërat që ti pret t’i bësh në më të mirën tënde, por që nuk ja del dot”, thotë Arjana Reli, psikologe. Si çdo gjë që në organizmin tonë që kërkon përshtatjen e vet ashtu ndodh edhe me…

Read More

Ushqimi tek fëmijët është një ndër proceset për të cilat shumë prindër sikletosen. Pavarësisht se ato përpiqen për t’i ushqyer shëndetshëm, ndonjëherë nga shpejtësia e të qenurit në lëvizje të bën të neglizhosh një situatë të tillë. Këta prindër bëjnë përpjekje maksimale për t’i ushqyer por sa më shumë që ata duan dhe ofrojnë ushqim cilësor tek fëmijët, ndodh që këto të fundit të refuzojnë dhe të kërkojnë ushqime që nuk janë fare të shëndetshme, por shumë të dëmshme . Janë disa hapa të cilat ju vijnë në ndihmë për të parandaluar situatën në të cilën ndodheni. -Foluni atyre për…

Read More

Partia Demokratike e opozitës i kërkoi sot prokurorisë të kryejë verifikime për deklarime të rreme në formularin e dekriminalizimit në lidhje me të kaluarën penale të drejtuesit socialist të bashkisë Vau i Dejës Mark Babani. Opozita dyshon se ai ka fshehur ndalime, dënime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut, duke fshur edhe 3 identitete të tjera. Ajo dorëzoi në prokurori informacionin, sipas të cilave, zoti Marku dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Të dhëna të tjera…

Read More