Author: tirana

Tony Robbins është amerikani që po frymëzon botën me fjalimet e tij. Ai poston gjithmonë fjalime frymëzuese duke ndihmuar njerëzit që kanë probleme me vetëbesimin apo probleme të tjera të jetës në punë shkollë apo njerëz që kanë dështuar në një moment të jetës së tyre. Tony ka patur një fëmijëri të tmerrshme, që e ka formuar atë që është sot.Robbin është një prej “life coaches” më të famshëm të momentit, ku drejtorët ekzekutivë të kompanive dhe miliarderë të bizneseve të mëdha konsultohen me të. Ai u bë i njohur kur ishte 26 vjeç nga aftësia për ta mbajtur turmën të përqendruar…

Read More

Kanë mbetur vetëm pak orë nga eventi Apple, ku shtëpia e Cupertinos do të zbulojë gjeneratën e re të iPhone. Në orën 19 me orën tonë, në Steve Jobs Theatre në Californi, do të zbulohen modelet e rinj Apple. Për të asistuar në prezantimin streaming, do të maftojë të lidheni me kanalin Youtube zyrtar të Apple. Kompania e Cupertinos,do të nxjerrë celularët e rinj të versionit Apple Watch dhe ndoshta iPad. Sipas zërave që qarkullojnë në këto ditë duhet të jenë tre modele iPhone: iPhone 11 (prej 6.1 inc), iPhone 11 Pro (5.8 inc Oled) e iPhone Pro Max (6.5…

Read More

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Ava Max, ka arritur të korrë sukses për një kohë shumë të shkurtër. “Torn” është hiti i saj më i fundit dhe pritet të ketë përsëri sukses. Kënga e saj “Sweet But A Psycho” i bëri të gjithë ndjekësit për vete dhe ishte një sukses i vërtetë muzikor. Së fundmi Ava ka publikuar një video me këngen e re të saj “Torn”, ku falenderon MTV-në për vlerësimin ndaj projektit:“Faleminderit MTV që më nderove me titullin Push Artist Of The Month”. “Torn” është hiti i saj më i fundit dhe pritet të ketë përsëri sukses.

Read More

Stambolli, aty ku bashkohen Lindja dhe Perëndimi, Evropa dhe Azia, aty ku tregtia të ngjason në art, por edhe aty ku do të jepet rasti të shohësh një trashëgimi të pasur kulturo-historike. Në Stamboll ose ndryshe në Konstandinopojë siç quhej në epokën Bizantine, mund të shijoni një kafe tradicionale të shijshme pothuajse kudo, por vitet e fundit bar-kafet në qytet kanë ndryshuar dhe mund të gjeni vende akoma dhe me moderne dhe të veçanta. Ne kemi përgatitur një listë të 6 bar-kafeve me interesante në Stamboll. 1. Petra Roasting Co E vendosur në zemër të qytetit, është një kafene moderne…

Read More

Shoqëroni vaktet tuaja me këtë sallatë të shijshme dhe të shëndetshme, e cila është e pasur me vitaminë C – shumë e mirë për shikimin, lëkurën dhe sistemin imunitar. Ndiqni hapat më poshtë dhe përgatiteni shumë lehtë në shtëpi. Përbërësit 500 gr patate të vogla 100 gr sallam pikant 4 vezë të skuqura syze 1/2 spec jeshil 1/2 spec të kuq 1/2 tufe majdanoz 1/2 lugë mustardë pikante 50 gr ullinj jeshil pa bërthama Kripë Piper 100 ml vaj ulliri Udhëzimet 1. Lajmë patatet dhe i vendosim pa qëruar në një tenxhere. I mbushim me ujë të ftohtë derisa të…

Read More

Në shtëpitë tona kafja turke është një nga shoqërueset e përditshmërisë. Vetëm kur jemi në lëvizje duhet të mjaftohemi me kafen ekspres. Por kush nuk duhet të konsumojë kafe turke sipas ekspertëve? Për njerëzit që vuajnë nga kolesteroli i lartë apo që kanë në familjen e tyre raste të sëmundjeve të zemrës, sepse dy mineralet që ndodhen tek kafeja turke: kafestoli dhe kaholiani janë vërtet të dëmshme. Studime të fundit, kanë vërtetuar se këto dy substanca tek personat që vuajnë nga kolesteroli i lartë, rrisin dukshëm rrezikun e bllokimit të arterieve. Duke përkeqësuar dhe shëndetin e zemrës, pasi ajo nuk…

Read More

Sipas Institutit Middleberg Nutrition në New York City, disa ushqime na rrisin fryerjen e trupit dhe na bëjnë të dukemi më të rëndë dhe të shëndoshë se sa jemi në të vërtetë. Bazuar në studimin e mësipërm ju sjellim katër produktet ushqimore që sjellin fryrjen e habitshme të organizmit: 1. Perimet lakërishte të gjelbëra Brokoli, lulelakra, lakra e brukselit, kale janë nga zarzavate më të bukura të kësaj stine. Por ato janë edhe fryrësit më të mëdhenj të stomakut, në sajë të përmbajtjes së tyre të lartë të fibrave. Një sasi ditore prej 300-400 gramë perimesh të tilla janë shumë…

Read More

Hulumtuesit kanë zbuluar se konsumimi i tri kafeve apo çajrave në ditë ju rrit rrezikun e migrenës. Në studimin e kryer nga “The Migraine Trust”, ata të cilët i kishin konsumuar më shumë se dy pije me kafeinë përgjatë një periudhe 24-orëshe kishin pasur më shumë shanse të kenë dhimbje koke. Ndërkohë, ata të cilët rrallëherë kishin konsumuar pije me kafeinë, kishte mjaftuar vetëm 1 gotë për t’ua rritë shanset e migrenës. Migrena është sëmundja e tretë më e zakonshme në botë dhe çdo ditë në Mbretërinë e Bashkuar vuajnë rreth 190,000 njerëz nga ajo. Kafja, çaji, pijet me kafeinë…

Read More

Pjesa e parë e një prej ndeshjeve më të rëndësishme të grupit C, Irlandë e Veriut-Gjermani, u mbyll pa shumë aksion. Me fillimin e pjesës së dytë, gjermanët nisën të tregohen më këmbëngulës e më energjikë. Dhe në minutën e 47-të, Kolsterman dërgoi një top të fortë në shtyllë që më pas u kthye te debutuesi Halstenberg, i cili e dërgoi në rrjetë me një goditje të mrekullueshme, duke bërë tifozët e Irlandës së Veriut të bien në qetësi. Të inkurajuar nga goli i avantazhit, gjermanët e vunë disa herë në vështirësi portën e Irlandës së Veriut me disa raste…

Read More

Duart mund të tregojnë më shumë për fatin tuaj në dashuri. Në fakt “pronari” i duarve mund të mos na japë shumë informacione, por duart do t’ju tregojnë detaje interesante. Lexuesit e dorës gjetën vijën e dashurisë dhe deshifruan opsionet e mundshme të karakterit. Vendosni pëllëmbët së bashku, zgjidheni llojin që e keni dhe shikojeni për vete! Bright Side ka gjetur disa fakte: Vijat janë në të njëjtin nivel Nëse partneri juaj ka vizat e dashurisë në të njëjtin nivel, ju jeni me fat pasi kanë qëllime serioze dhe preferojnë marrëdhëniet e gjata. Ata janë racionalë dhe nuk pëlqejnë kthesa…

Read More

Ballkani perëndimor ka paga më të ulëta se pjesët tjera të Evropës, dhe kjo është e ditur. Por cili vend qëndron në krye të listës sa i përket pagës mesatare në rajon? Sipas statistikave më të reja zyrtare, pagat mesatare më të larta në rajon janë në Slloveni dhe Kroaci, ndërsa më të ulëta në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Serbi. Paga mesatare mujore në Slloveni arrin më 1108 euro dhe kjo është e vetmja në rajon që kalon shifrën me tri zero. Mesatarja në Slloveni është dyfish më e lartë se te të gjitha vendet e rajoni, përveç Kroacisë,…

Read More

Kjo e hënë nisi vrullshëm në aspektin politik, pasi Presidenti Ilir Meta doli përpara Komisionit Hetimor, të ngritur për shkarkimin e tij. Përpara komisionit parlamentar që po heton aktet e tij mbi zgjedhjet vendore, presidenti Meta përmendi precedentin e Bullgarisë në Gjykatën e Strasburgut. Veç argumenteve ligjorë, tha se kishte ndikuar në vendimmarrjen e tij për shfuqizimin e 30 Qershorit si data e zgjedhjeve lokale, ishte edhe një informacion sekret, që kishte marrë në rrugë zyrtare se protesta e opozitës e 8 Qershorit, do të shfrytëzohej nga elementë të caktuar, për të djegur selinë e Parlamentit të Shqipërisë.Për analistët politikë…

Read More