Author: tirana

Ky është horoskopi për ditën e martë 10 shtator 2019. Dashi- Gjatë kësaj periudhe keni nevojë për të reflektuar lidhur me çështjet familjare dhe dashurinë. Gjithçka pasi në gusht keni përjetuar një krizë të fortë dhe jeni përpjekur shumë. Sa i takon punës, parashikohet një periudhë konfuze. Demi- Keni nevojë që të rigjeni qetësinë, duke kërkuar me forcë dhe vendosmëri atë që prej shumë kohësh duket se ka humbur. Mund të përballeni me situata stresuese nga e kaluara, të cilat kërkojnë që ti jetoni gjërat me më shumë ekuilibër. Këshillohet që të jeni të kujdesshëm në zgjedhjet që të bëni,…

Read More

Në Itali, qeveria e Conte 2 e përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja “Pesë Yjet” ka marrë votëbesimin në dhomën e deputetëve. Me 343 vota pro, 263 kundër dhe 3 abstenim Conte 2 mori besimin. “Ky projekt politik shënon fillimin e një sezoni të ri të reformave që ne kemi besim për zgjidhjen,” tha kryeministri në fjalimin e tij para Dhomës Ndërsa ditën e nesërme, qeveria do të kërkojë besimin edhe të Senatit. Ky votëbesim kërkon 161 vota.

Read More

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka zbuluar bisedat që ka zhvilluar me Presidentin Ilir Meta në takimet që kanë patur para zgjedhjeve. I ftuar në emisionin “Open”, Milo tha se Meta i kishte propozuar që të ishte negociator me Edi Ramën, por ai nuk kishte pranaur. “Është e vërtetë që unë jam takuar. Me Metën kemi folur për një formulë si të zgjidhej kriza dhe Presidenti më ka propozuar që unë të isha negociator për të ulur në tavolinë atë dhe Ramën por unë nuk kam pranuar”, tha Milo. Ilir Meta dhe Paskal Milo janë takuar në Presidencë…

Read More

Kroacia gabon rëndë dhe humbet një mundësi të mirë për t’u afruar gjithnjë e më shumë me kualifikimin në Euro 2020. Nënkampionët e botës nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e Baku ndaj Azerbajxhanit që mori pikën e parë në grupin E pas 5 ndeshjesh, ndërkohë që Kroacia me këtë barazim u ngjit në kuotën e 10 pikëve duke vënë në diskutim vendin e parë pasi Hungaria ka vetëm një pikë më pak. Golit të kapitenit të kroatëve Luka Modric me penallti në pjesën e parë iu kundërpërgjigj Khalilzada në minutën e 72-të.

Read More

Aria Zaloshnja, vajza e Eneda Tarifës dhe Erjon Zaloshnjës ka nisur klasën e parë dhe i ati si një prind i lumtur për këtë hap në jetën e së bijës, ka bërë një postim në rrjete sociale. Ai ka ndarë në profilin e tij në Facebook, një foto të Arias të ulur në bangën e shkollës, teksa shkruan se e bija sot ka nisur rrugëtimin e mundimshëm të jetës. Kujtojmë që Eneda dhe Erjoni vitin e kaluar u ndanë, por dashuria për vajzën e tyre është ajo që i bashkon.

Read More

Një tërmet i forcës 4.75 të shkallës richter ka rënë pak më parë në zonën e Kalabrisë në Itali duke shkaktuar panik tek banorët. Për momentin nuk raportohet për viktima, përveç disa të lënduarëve si edhe disa dëmeve të vogla materiale. Megjithatë banorët lokalë bëjnë me dije për mediat italianë se tronditja ka qenë e fortë duke bërë që të dalin jashtë shtëpive dhe zyrave.

Read More

Kantautori i njohur Stefi Prifti marton sot vajzën e tij të madhe, Marian. Vetëm pak momente më parë, xhaxhai i saj Endri ka publikuar në Facebook pamje nga ceremonia martesore e mbesës. Siç mund ta shihni dhe në video, Maria mban veshur një fustan përrallor nuserie. Ju kujtojmë se pak ditë më parë, bashkë me ftesën e dasmës, Stefi postoi një foto të Marias me djalin Gëzim, i cili ashtu siç edhe ka emrin, sipas komentuesve solli gëzim në familjen Prifti.

Read More

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma tha se dhunën në protestat e opozitës nuk e ndali dekreti i presidentit Ilir Meta, ndryshe nga sa pretendoi ky i fundit në Komisionin Hetimor. “Presidenti tha se “persona të caktuar”….të parit që duan që protesta të kishte faqin e bardhë janë organizatorët. Të parët e interesuar që të bëjnë pis imazhin e aksionit të kundërshtarit janë kundërshtarët. Njerëz të infiltruar, ky është shqetësimi më i madh nëse do isha organizatore. S’po them që s’janë as të PS-së dhe as të PD-së. Nuk e kam dalluar se jam rrethuar nga studentë dhe të rinj. Ka…

Read More

E trembur nga ndarja e informacioneve të klasifikuara që Donald Trump bënte me Rusinë, CIA organizoi një mision sekret në zemër të Moskës për të shpëtuar informatorin e saj, pa dijeninë e presidentit. Lajmi është bërë i ditur nga CNN, sipas të cilës operacioni është realizuar 2 vjet më parë. Në vitin 2017, shërbimet sekrete të Shteteve të Bashkuara nxorrën me sukses nga Rusia një nga spiunët kryesorë të tyre në radhët e qeverisë ruse. Lajmi është është bërë i ditur nga CNN që citon burime të shumta pranë administratës amerikane, të informuara mbi operacionin. Sipas një prej burimeve, tërheqja…

Read More

Anakonda dhe krokodili njihen si dy grabitqarët më të rrezikshëm në ujërat e Amazonës. Një video e publikuar nga biologu Kevin Dooley po bën xhiron e rrjetit pasi tregon një duel mjaft të vështirë mes dy egërsirave. Anakonda 8.5 metra e gjatë është filmuar duke luftuar me krokodilin “caiman” por ndeshja nuk shkoi mirë për asnjërin prej tyre. Anakonda e rrethon krokodilin derisa i këput të gjitha këmbët dhe më pas e gëlltit të gjithin. Edhe vetë gjarpri i rrezikshëm merr një plagë të thellë, teksa Caimani e kafshoi ashpër.

Read More

Të shtënat me armë në një shtëpi në qytetin holandez të Dordrecht, ka lënë disa të plagosur rëndë, ndërsa dyshohet se 3 persona kanë mbetur të vrarë. Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende numrin e personave të përfshirë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilët po hetojnë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas mediave të huaja thuhet se në një shtëpi ka pasur të shtëna me armë, por ende nuk ka detaje. Në një komunikim në Twitter, Policia njoftoi se ka pasur viktima.

Read More

Gary Webb, e planifikoi me përpikëri vdekjen e tij. Ai shkroi 4 letra të gjata lamtumire, dhe ua postoi ato anëtarëve të familjes. Në banakun e kuzhinës së shtëpisë së tij në periferi të Sakramentos, ndodhej kërkesa e tij e paracaktuar për djegien e trupit, dhe karta e sigurimeve shoqërore. Çelësat e makinave dhe motoçikletave të tij, ishin futur në një zarf, drejtuar djalit të tij më të madh. Të gjitha sendet e tij personale, mes tyre shumë çmime nga vitet e tij si gazetar investigative, ishin paketuar me kujdes në një kuti në një cep të dhomës së tij.…

Read More