Ndërprerja e energjisë elektrike në Fushë Kuqe do të sjellë probleme në furnizimin me ujë të Durrësit gjatë ditës së martë. Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se për shkak të ndërprerjes se energjisë elektrike ne linjën 110 kV Lac 1 – Fushe Kuqe, në stacionin e pompave në Fushë Kuqe nuk do të ketë energji elektrike gjatë ditës së martë. Kjo do të cënoje dhe furnizimin me ujë të Durrësit. Me 10.09.2019 nga ora 08.00 deri në orën 18.00 OST ka njoftuar se do të stakohet energjia gjatë kësaj periudhe kohore dhe për këtë arsye pritet të ketë çrregullime në furnizimin…
Author: tirana
I ftuar ditën e sotme në emisionin “Top Talk”, publicisti dhe analisti Frok Çupi foli rreth asaj që e cilësoi si ngjarjen e ditës, e cila filloi vitin politik; saktësisht seanca dëgjimore e presidentit Ilir Meta në Komisionin Hetimor. Sipas tij, Meta braktisi bashkëpunëtorët opozitarë dhe u përpoq të krijonte ura komunikimi me mazhorancën. “Çfarë mund të thuash shkurtimisht se çfrarë ndodhi sot në komision është që papritur politika mori një kthesë shumë të rëndësishme, të ndjeshme. Kryetari i shtetit nga një person në hetim u kthye në një zyrtar ndihmës të penduar, kjo është kthesa e parë. Një kthesë…
Trileçja ka pikërisht këtë emër sepse përbëhet nga tri lloje qumështi: qumësht i kondensuar, qumësht i avulluar dhe krem i trashë. Përbërësit: Për brumin: 6 vezë; 300 g sheqer; 1 pako vanilje; 300 g miell; 1 pako sodë; 300 g krem karamel. Mbështjellja e qumështit: 1 litër qumësht (3.5% yndyrë); 750 ml krem; 250 ml qumësht kafeje (10% yndyrë). Përgatitja: Rrihni të bardhat e vezëve me sheqer derisa të formojnë krem, shtoni të verdhat e vezëve një nga një dhe vazhdoni t’i përzieni për t’i njëtrajtësuar. Shtoni miellin së bashku me sodën dhe vazhdoni përzierjen. Derdheni përzierjen në një tavë…
Njerëzit po vuajnë shumë nga artriti. Simptomat e artritit janë ngurtësi, dhimbje, ënjtje dhe inflamacion të kyçeve. Bazuar në një studim të kohëve të fundit, rreth 23% e të rriturve vuajnë nga ky problem. Është e rëndësishme që të kryhen vizita te mjeku specialist, por veç vizitës dritare.net ju sugjeron të hani dhe disa ushqime që do ju lehtësojnë dhimbjet. Për shembull ju duhet të hani: 1. Peshk të yndyrshëm Peshqit si salmoni apo merluci janë të njohura gjerësisht për vlerat e tyre ushqyese. Shumica e përfitimeve vijnë nga yndyra e tyre e shëndetshme, ose omega-3, që mbron trupin nga…
Disa ditë më parë qyteti i Vlorës u trondit nga një shpërthim, pjesë e një tentative për të vrarë në mënyrë mafioze Eljus Thartorin. Thartori në momentin kur është goditur ka qenë duke qëndruar në ballkonin e shtëpisë së tij, ku së bashku me të ishte gruaja dhe foshnja e tyre 2-muajshe. Ai ka folur së fundmi në një intervistë për “News 24”. Thartori ka thënë se ai dyshon se ka tentuar ta heqin qafe Magdalena dhe Ilir Ymeri. Të paktën kështu dyshon ai. Gjithashtu ai e ka thënë hapur se i ka marrë jetën njerkut të tij. Ai ka deklaruar: Kam vrarë vetëm atë që…
Rosela Gjylbegu është një këngëtare e njohur për publikuan shqiptar, por njëkohësisht krahas muzikës ajo ka edhe një angazhim tjetër. Gjylbegu u pa sot në krah të Metës teksa ai futej në Kuvend. Ajo është pjesë e stafit të Presidencës, ndërsa më parë ka qenë gjithashtu e punësuar në Kuvend, kur ai drejtohej nga Meta. Gjylbegu u bë pjesë e Kuvendit kur ai drejtohej nga Jozefina Topalli. Presidenti Meta është duke u përgjigjur para Komisionit Hetimor që u ngrit nga maxhoranca me arsyetimin se ka shkelur Kushtetutën me shfuqizimin e datës 30 qershor për zgjedhjet lokale në vend.
Duke dashur të ruajë dhe të respektojë staturën e postit që mban, Ilir Meta i ka dhënë pa dashje një ceremonialitet institucional, një pushteti që i kanë rënë brekët. Po të shihje sot paraqitjen e presidentit në komisionin që po shqyrton shkarkimin e tij, Shqipëria ngjante si një nga vendet më demokratike të botës. Ajo seancë pyetje përgjigjesh, ishte krejt e ndryshme nga sa ne jemi mësuar të shohim në atë sallë. Kush e kujton përplasjen epike të komisionit Olldashi- Rama dhe paraqitjen e këtij të fundit me megafon në dorë, kush sjell ndërmend me neveri hetimin e komisionit hetimor…
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kanë bërë inspektime në shkollën 9-vjeçare Mihal Grameno. Gjatë inspektimeve, Rama deklaroi se 55 mijë nxënës nga klasa e parë në klasën e pestë po furnizohen me libra FALAS në të gjitha shkollat e vendit. Mirëpo, pak më parë ai ka publikuar në ‘Facebook’ një foto ku shfaqet i buzëqeshur rrethuar nga fëmijët. Rama e ka quajtur ‘Foton e Ditës’, teksa duket i entuziasmuar për brezin e ri.
John Bercoë, kryetar i parlamentit anglez, në një deklaratë të tijën ditën e sotme shprehet se nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme apo atyre të 31 tetorit, kushdo që do të mbahet e para. Duke folur në Parlament, me ton tejet të lartë, Z. Bercoë tha se “mandati” i tij 10-vjeçar po i afrohej fundit dhe ishte një “nder dhe privilegj i madh” që i ka shërbyer këtij vendi. “Nëse nuk do të kishte zgjedhje të parakohshme”, shprehet ai, “31 tetori do të ishte data “më pak përçarëse dhe më demokratike”. Ish-deputeti i Toryt pasoi të ndjerin…
Një tjetër aksident në punë ka lënë të lënduar një 49 vjeçar në Durrës. Sipas Policisë, në lagjen Nr.5, Durrës, gjatë punës është shkëputur krahu i vinxhit të betonieres për ngjitjen e betonit në katet e larta dhe është lënduar një punëtor, shtetasi P.D., 49 vjeç, banues në Durrës.ambulance I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Një punëtor është plagosur, teksa ishte duke punuar në sektorin e ndërtimin në rrugën “Mujo Ulqinaku”, pranë pallatit të Sportit “Ramazan Njala”. 49-vjeçari Petrit Dosku është dëmtuar rëndë teksa punonte në një pallat në ndërtim, në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar të Durrësit. Pas një problemi me transportuesin e betonit, krahu i derdhjes së betonit ka dalë jashtë kontrollit duke goditur njërin nga punëtorët, i cili ka përfunduar në katin përdhes të godinës në ndërtim që është e mbushur me ujë. Burime nga spitali rajonal i Durrësit bëjnë të ditur se i dëmtuari Petrit Dosku ka pësuar fraktura dhe…
Rike Roçi njihet si një nga bukuroshet shqipatre e cila u bë e famshme nëpërmjet shtëpisë më të madhe në Shqipëri, “Big Brother Albania”, por edhe per performancën në “Euro 2016′ duke pushtuar kopertinat e mediave europiane. Prej kohësh bukuroshja Rike Roçi i është larguar vëmendjes së medias rozë duke mos dashur të flasë shumë për jetën e saj private. Në një intervistë dhënë Albeut, ajo tregon jetën në Itali, tifozllëkun për Kombëtaren si edhe skuadrën e saj të zemrës, Milanin. Gjithashtu Rike na tregoi vendet ku i kaloi pushimet këtë verë teksa nuk munguan vendet turistike që tifozja e…