Author: tirana

Një person ka humbur jetën sot në Njësinë Kurdari të Matit. Sipas Policisë rreth orës 15.15, është vetëplagosur me armë zjarri në banesë shtetasi M.N, rreth 52 vjeç, banues në Klos, i cili ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje. Mark Nikolli në momentin e ngjarjes ndodhej në banesë në Qafe Dardhë të Klosit së bashku me gruan. Sipas Policise ai ka qenë duke pastruar një armë zjarri që e mbante pa leje.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, Albana Vokshi dhe Voltana Ademi morën sot pjesë në ceremoninë përkujtimore të 73 vjetorit të kryengritjes së Postribës. Në emër të PD, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, tha se 73 vite më pas, kryengritja e Postribës na thërret për të luftuar për lirinë, për të mos pranuar sundimin. “Kam frikë se patriotët e kryengritjes së Postribës, do të na qortonin rëndë po të shihnin se sot sërish është në rrezik dhe luhet me këtë liri fondamentale, me vlerat kryesore të qytetërimit. Ne kujtojmë, por respekti më i madh për atë lëvizje, për…

Read More

Pas shkarkimit nga puna si pjesë e stafit diplomatik në Bukuresht të Rumanisë, Enver Hoxha ka paditur ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Hoxha, jo ish-diktaori kërkon që të zhbëhet urdhri që e la atë pa punë dhe të rikthehet në detyrën që kishte. Shkarkimi nga puna i Enver Hoxhës është bërë që në periudhën kur ministria drejtoeht nga Ditmir Bushati në vitin 2015. Tashmë padia e diplomatit është për gjykim në gjykatën Adminsitrative të apelit, pasi është rrëzuar nga shkallën e parë.

Read More

Pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh sot se nxorri dekretin për anulimin e zgjedhjeve, pasi kishte informacione se persona pranë PD do të digjnin godinën e Parlamentit më 8 qershor 2019, ka reaguar edhe ish-deputeti i PD-së Aldo Bumçi. Teksa ishte i ftuar në “Fax News”, Bumçi deklaroi se nuk patur asnjë sinjal për djegien e parlamentit. “Nuk kam patur asnjë sinjal për djegien e parlamentit”, u shpreh Bumçi. Ndërkohë, më herët reagoi edhe PD-ja ku deklaroi se nuk ka patur ndonjëherë dijeni për një plan për djegien e Kuvendit.

Read More

Në jahtin e gjetur pak ditë më parë 12 milje larg Shëngjinit, Policia Kufitare gjeti disa dokumenta që mbanin emrin e një shtetasi turk, Sevgin Javuz. Ajo hodhi dyshimet se ai mund të ishte pronari i mundshëm, por pa arritur t’a konfirmojë dot për shkak se në jaht nuk ndodhej askush. Për turkun Sevgin Javuz, policia ka nisur kërkimet, në bashkëpunim me homologët e saj në Ankara si dhe me Interpol Tirana. Por, Top Channel, ka arritur të zbulojë se kush është pronari i jahtit të quajtur Atik Bey, i cili është ankorur në portin e Shëngjinit. Ne kontakuam me…

Read More

Fatmir Mediu, kreu i republikanëve, aleati më i afërt i PD-së insiston për një dialog me mazhorancën, të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët pas 30 qershorit. Mediu është pro negociatave, por jo të drejtpërdrejta mes dy liderëve politikë, Lulzim Basha e Edi Rama. Mediu tregon për “Gazeta Shqiptare”, se opozita ka bërë përpjekjet e saj, po ashtu edhe faktori ndërkombëtar ka dashur të ndërmjetësonte pas 30 qershorit dialog mes opozitës dhe mazhorancës dhe se Lulzim Basha ka qenë i gatshëm për dialog, por Rama ka refuzuar. Kreu i PR-së akuzon kryeministrin si e keqja më e madhe e vendit për shkak të…

Read More

Para përcaktimit të pozicionit të unionit CDU/CSU ende i pavendosur lidhur me hapjen e negociatave BE-Shqipëri, vjen një vlerësim pozitiv nga deputeti socialdemokrat gjerman, Nezahat Baradari. Deputeti socialdemokrat gjerman i Bundestagut, Nezahat Baradari në një deklaratë të tij për Deutsche Wellen e vlerëson si hap të rëndësishëm hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Të dyja vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për reforma dhe me këtë i kanë përmbushur kushtet për fillimin e negociatave. Për vazhdimin e kësaj dinamike të reformave negociatat e anëtarësimit do të ishin një motor vendimtar.” Sipas deputetit socialdemokrat Nezahat Baradari,…

Read More

Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishin sot në shkollën 9-vjeçare “Mihal Grameno” në kryeqytet, e cila është hapur këtë vit për nxënësit, pas rikonstruksionit, ku edhe asistuan një moment të shpërndarjes së teksteve shkollore falas. “Shkolla ka ndryshuar totalisht dhe ne jemi të lumtur që kemi mbërritur në këtë pikë, duke ju falënderuar pa masë për gjithë bashkëpunimin tuaj. 17 vjet ka patur një bodrum të mbushur me ujë dhe një pompë thithëse. Nga sot ka ndryshuar totalisht, nuk njihet më”, u shpreh drejtoresha e kësaj shkolle. “Tani duhet të bëjmë fushat…

Read More

Nga Mero Baze E vetmja ngjarje pozitive nga Komisioni Hetimor për veprimtarinë e presidentit, ishte Ilir Meta i veshur me kostum. Pas shafqjes të së shtunës me brekë në plazh, duke ndihmuar një mace në majë të tendës, performanca e sotme, jep shpresë së paku për shëndetin mendor. Por nga ato që tha me dhe pa dashje, ai demonstroi se është president i një shteti paralel, dhe jo president i Shqipërisë. Nuk di të them a duhet të hetohet penalisht a jo për këtë, por së paku një herë të shkarkohet. Në rrëfimin e tij para Komisionit, ai pranoi se…

Read More

Epo edhe këtë se kishim dëgjuar. Një ndër vlerat për të cilat njihemi më shumë është mikpritja por sipas një studimi të kryer kohët e fundit nga Instituti CAF (Charity Aid Foundation) Shqiptarët rezultojnë si një ndër popujt më kurnacë në Europë. Vetëm 26 % e shqiptarëve janë bujarë dhe të sjellshëm dhe zyrtarisht, sipas një raporti të fundit, jemi ndër më ‘kurnacët’ në Europë. Ndërsa, shqiptarët e Kosovës rezultojnë këtë vit si më bujarët e Ballkanit. Në studim u shqyrtuan rreth 140 shtete ndër të cilat dhe Shqipëria e cila u rendit në vendin e 108 për sa i…

Read More

Stina e vjeshtës është ndër stinët më të bukura, e thënë kjo nisur nga lulet plot ngjyra që mbizotërojnë në këtë sezon. Vjollcat, kameliat, ciklaminat apo zymbylët janë lulet që sjellin dritë në shttëpitë tona. Nëse edhe ju i adhuroni lulet, me siguri që pyesni se cilat lule janë më të përshtatshme për këtë stinë dhe që i rezistojnë edhe ditëve të ftohta që kjo stinë mund të sjellë? Kemi disa propozime për ju: Zinnia Me ngjyra plot jetë, të gjalla, “zinnia”  janë të përshtatshme për bordurat dhe rriten me lehtësi në vazo. U rezistojnë temepraturave të larta, por jo…

Read More