Author: tirana

Në stadiumin ‘Elbasan Arena’ kuqezinjtë arritën të gjenin rrjetën 4 herë. Ishte Kastriot Dermaku që në minuta e para që zhbllokoi rezultatin dhe ngriti në këmbë të gjithë stadiumin. Por festa nuk zgjati shumë, pasi Islanda barazoi. Më pas erdhi radha e kapitetin Elseid Hysaj për të shënuar pas një aksioni model. Por me nisjen e pjesës së dytë Shqipëria u duk sikur ishte në gjumë dhe islandezët shënojnë përsëri pas hapësirave të lënë në mbrojtje. Kur u duk se sfida do të mbyllej në barazim, Odise Roshi i sapo hedhur në fushë pas një topi të marrë arriti të…

Read More

Në luftën e Kosovës nuk ka patur vetëm gra të dhunuara seksualisht, por edhe fëmijë, pleq dhe burra. Ne po ju sjellim një tjetër rrëfim, këtë herë nga një burrë. Në moshën 34 vjecare, Agimi, pseudonimi i burrit në fjalë, është përdhunuar nga dy ushtar serb nën kërcënimin e armës.“Kam qenë 34 vjeçar, në Deçan ka ndodhur. Jam i Deçanit, aty ka ndodhur ajo. Ka qenë një postobllok aty, në atë postobllok kishin dalë disa të rinj. Kanë qenë djem të rinj me një makinë. Më thotë serbi, ndalu aty. Unë u ndal, e kisha një torbë me vete. Kur…

Read More

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Parandalimin e Vetëvrasjes, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zhvilloi aktivitetin “Ditë e hapur” në IEVP-në “Jordan Misja” ku diskutoi lidhur me këtë tematikë. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nënvizoi se pavarësisht historive të suksesit për shpëtimin e jetëve, bilanci duhet të vijojë të përmirësohet. “Konkluzionet e frytshme të këtij aktiviteti ishin pika referimi dhe reflektimi si për çdo punonjës të sistemit penitenciar ashtu edhe për ne”, tha ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Sipas saj, pavarësisht rezultateve pozitive që janë arritur krahasuar me problematikat që hasen, mbetet ende shumë për të përmirësuar lidhur…

Read More

Kombëtarja shqiptare luan ndeshjen e radhës kualifikuese për në Europian, aty ku përballë ka skuadrën e Islandës. Kuqezinjtë kanë detyrim fitoren në këtë takim, duke qenë se një humbje do t’i linte jashtë Europianit. Sa i përket formacioneve, Reja ka bërë disa ndryshime me Lenjanin, Memushajn, Gjasulën e Dermakun që e nisin titullar, ndërkohë që edhe në sulm do të jetë dyshja Çikalleshi-Manaj, ndryshe nga hera e fundit ku ishin Balaj-Uzuni.

Read More

Çifti Mujo nga fshati Pirg i Korçës marrin rrugën nga Kanadaja për pensionin që u ka përvetësuar arkëtarja e postës në vitin 2016. Pas tre vitesh sorollatje dhe pritjesh, me interesimin e Fiks Fare, drejtori i ri i postës urdhëron kryerjen e pagesës për pensionistët. Kostaqe Mujo iu drejtua Fiks Fare pasi prej tre vitesh nuk po arrinte të merrte parat e saj të pensionit. Ajo dhe bashkëshorti i saj prej disa vitesh jetojnë në Kanada , por që nga muaji korrik është detyruar të jetojë në një shtëpi me qira në Pogradec që të mund të zgjidhte problemin e…

Read More

Berisha kalon Dardanët në avantazh.Kosova zhvillon ndeshjen e pestë kualifikuese për ‘Euro 2020’ në kuadër të Grupit A, ndërsa për kundërshtar e ka Anglinë. ‘Dardanët’ nuk njohin humbje në 15 ndeshje radhazi, kurse mbajnë vendin e dytë në grup me tetë pikë, nga dy fitore dhe dy humbje.

Read More

Qëllohet me armë zjarri një person pranë katedrales në Lezhë. Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri. Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij. Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Dy vite më parë dyshja e njohur e ‘showbiz-it’ shqiptar, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi vendosën të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një ceremoni ku përveç familjarëve nuk munguan dhe emrat më të njohur të estradës shqiptare. Ditën e sotme ka qenë gazetari i njohur, Sokol Balla i cili ka zgjedhur ta kujtojë këtë moment të veçantë duke e cilësuar si një “shpërthim”. “Unë nuk para shkoj në ngjarje, por dasma para 2 vitesh e 2 miqve të mi @ghettogeasy dhe @marina_vjollca ishte një “shpërthim”. Urime dhe njëherë dy vite më pas, jeni të mirë dhe të bukur sërish”, ka…

Read More

Hapat e njerëzve përzihen me kërcitjet e karrocës me rrota që shtyn Fatbardha. Në të ka të ëmën, Merjemen 56-vjeçare. Na bëjnë përshtypje nënë e bijë dhe tabela që ajo mban në duar. “Ju lutem më ndihmoni për një operacion për nënën time”, shkruhet në tabelë. “Kam bërë një operacion nga këmba, se jam rrëzuar dhe kam vënë një protezë në këmbën e majtë. Kam dy vite e gjysmë që jam operuar dhe dua të bëj një tjetër ndërhyrje në këmbën e djathtë. Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe tek Trauma, nuk ka proteza më thonë”, shprehet Merjeme Allko. Kanë mbi…

Read More

Disa zona në kryeqytet do të kenë mungesë të energjisë elektrike për disa orë, në tre ditët në vijim, 11, 12 dhe 13 shtator, për shkak të punimeve në kabinat elektrike. Zonat dhe oraret vijojnë si më poshtë: 1 shtator 09.00-15.00 rruga “Hoxha Tahsim”, pjeserisht Sheshi Xhamllikut 12 shtator 09:00-15:00 Rruga e Elbasanit, rruga “Bako Dervishaj”, rruga “Mustafa Lleshi” 11-13 shtator 10:00-12:00 Autostrada Tiranë-Vorë krahu majtas, Bizneset përgjatë Autostradës pjesërisht, rruga “Butrinti”, rruga “Shaqo Deraj” pjesërisht

Read More

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka qenë e ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’. Ajo ka promovuar videoklipin e saj më të ri dhe nuk ka nguruar të flas edhe për jetën e saj private. E pyetur se Kur do ta veshë fustanin e bardhë, Anxhela ka thënë se nuk është në planet e afërta. Mirëpo më tej, pavarësish planeve, këngëtarha ka treguar se do një fëmijë, por angazhimet e saj janë të mëdha. ‘Nuk janë plane të afërta, por janë në diskutim. Si gjithë të tjerët edhe unë e dua një fëmijë, por angazhimet janë shumë të mëdha.…

Read More