Author: tirana

Ka dalë në media e-maili sekret i ish-shefiy kundër krimit të organizuar në Vlorë, Gjergji Kohillas ndaj prokurorit Dritan Prençi ku i jepte informacion të detajuar për aktivitetin kriminal në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, për Moisi e Florian Habilaj, por edhe Nezar Sehitaj. A2 ka publikuar e-mailin në fjalë ku përmenden edhe emra të personazheve që akuzohen sot se janë pjesë e grupit të Tahirit që bënte trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjatë mbrojtjes me dyer të mbyllura, Tahiri i tregoi gjykatës email-in dhe shkresën përkatëse që daton më 29 prill 2017, ku ish-shefi kundër krimit të organizuar në…

Read More

Presidenti Ilir Meta përsëriti edhe njëherë se informacioni për djegien e Kuvendit është tërësisht i vërtetë. Ky dokument tha Meta do ti vihet në dispozicion Komisionit Hetimor sipas ligjit. “Sa i takon deklaratës sime se në datën 7 qershor se kam patur një informacion nga një institucion i lartë i sigurisë kombëtare. Kjo është e vërtetë unë nuk kam thënë gënjeshtër, aq më tepër në këto momente të rëndësishme. Unë nuk mund të them diçka më shumë në respekt të ligjit. Kanë dërguar një kërkesë për t’u njohur me këtë informacion, edhe presidenca do t’ja vërë në dispozicion Kuvendit. Informacioni…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë shtypi tha se Presidenca do të bashkëpunojë gjerësisht me Komisionin e Venecias. Meta bëri me dije se do të jetë prezent në mbledhjen e Komisionit të Venecias, duke theksuar se do t’i japë përgjigje çdo lloj pyetje nga anëtarët e komisionit. “Dua të falënderoj Kuvendin e Shqipërisë për këtë respekt dhe besim që tregon ndaj Komisionit të Venecias, dhe tju bëj të ditur se bashkëpunimi i Presidentit me këtë Komision do të jetë jashtëzakonisht i shkëlqyer dhe transparent. Në respekt të punës që ata kanë nisur, deri në 11 tetor u kemi…

Read More

Këtë sezon të ri televiziv, emisioni “Hell’s Kitchen” i shefit të kuzhinës, Renato Mekollit, do të vijë me ndryshime të mëdha. Më herët ai kishte lajmëruar se krah vetes do të kishte një brune dhe një bjonde, ndërsa emrin e kësaj të fundit e zbuloi disa ditë më parë. Bjondia e cila do të jetë krah Renato Mekollit është një nga konkurrentet e edicionit të parë të “Hell’s Kitchen”, Ani Alku. Ndërsa pak më parë, shefi i kuzhinës ka zbuluar edhe emrin e vajzës brune, e cila gjithashtu nuk është e panjohur për publikun. Bëhet fjalë për Albana Dulellarin, që…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Vijoni të jeni të tensionuar. Shumë prej jush po mendojnë për jetën familjare, me ndonjë shqetësim më shumë, por natyrisht çdo situatë është ndryshe. Kush është i martuar, gjatë këtyre ditëve do të jetë shumë i tensionuar, për çështje që kanë të bëjnë me jetën në çift. Ndërsa kush është në një lidhje, mund të pësojë zhgënjim nga njeriu që ka në krahë. Edhe puna nuk sjell ndonjë zhvillim premtues, përveç ndonjë projekti të vogël.…

Read More

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shpallur garën për kandidatët, të cilët synojnë të plotësojnë vendin e katërt vakant në këtë institucion. Ky vend vakant u krijua pas shkarkimit nga detyra të kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorit. Ai përfundoi në rrjetën e vettingut si shumë gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë në vendin tonë. Ish-kreu i Gjykatës së Lartë ishte emëruar në këtë post nga jashtë sistemit gjyqësor.

Read More

Tashmë disa ditë nga gjetja e një jahti të braktisur në Detin Adriatik dhe dokumenteve të kapitenit Sezgin Yavuz, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e shtetasit turk.Jahti me emrin “Atik Bey” u gjet i braktisur disa ditë më parë në ujërat ndërkombëtar në Detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, ndërsa gjatë kontrollit policor u gjetën dokumentet e kapitenit 31-vjeçar Sezgin Yavuz. Gati një javë më parë, Yavuz çoi në Shqipëri pronarin e jahtit, Nedim Akyüz, ndërsa më pas u nis për në Greqi.Jahti u gjet në gjendje aktive nga ana e peshkatarëve, ndërsa më pas…

Read More

Komisioni i Sigurisë do të ftojë në një seancë dëgjimore kryetarin e Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendo, për të dhënë informacione në lidhje me deklaratat e Presidentit Ilir Meta për djegien e Parlamentit. Deputeti i maxhorancës në Komisionin e Sigurisë Xhemal Qefalia, tha se ka aludime që janë identifikuar personat që do të ndërmerrnin aktin duke shfrytëzuar protestën e opozitës më 8 qershor. Kërkesa nuk ka gjetur dakordësinë e të gjithë deputetëve të pranishëm. “Duke përfituar nga prezenca e Komisionit, shpreh një shqetësim që dje e kam ndjekur në media nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, i cili ka…

Read More

Zbulohet identiteti i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, CV-ja e të cilit po bën xhiron e rrjetit për shkak të “eksperiencave” dhe “aktiviteteve” të tij “kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare”. Ai është Kostaq Papa, deputeti i opozitës se re, i cili ka hyrë në Parlament nga lista e partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës. Kostaq Papa është kreu i Partisë Emigracioni Shqiptar dhe ai shkruan në CV e tij se ka eksperiencë pune si “Konsulent Juridik Ndërkombëtar”. “ Koordinator Universitar” dhe “Drejtues në Institucionet e Shoqërisë Civile”. Ndërkohë që si aktivitet shoqërore dhe politike shkruan se ka pasur “Në Institucionet Kombëtare…

Read More

Mes pagave të zbuluara për futbollistët e Serisë A nuk mund të bëjnë përjashtim as shqiptarët, ku sipas të dhënave që ofron “Gazzetta dello Sport”, është Elseid Hysaj lojtari me xhepat më të fryrë kundrejt të tjerëve, madje dhe i vetmi që ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh, ndonëse këtë verë, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ishte gati të pranonte edhe gjysmën e kësaj vlere, vetëm për të larguar shkodranin gjatë merkatos së verës. Gjithsesi, duke mbetur te rrogat neto që kuqezinjtë e Serisë A fitojnë, mbrojtësi i djathtë dhe kapiteni i Kombëtares në mbrëmjen e djeshme kundër…

Read More

Mirjan Kastrati, 30-vjeç është dënuar me 30 muaj burg nga një Gjykatë pasi u kap me një fermë kanabisi brenda shtëpisë në qytetin Galashiels në Skoci. Edhe pse 30-vjeçari tha se ishte bërë viktimë e trafikantëve për të cilët duhet të punonte në mënyrë që tu shlyente borxhin prej 16 mijë paundësh që u kishte për kalimin ilegal në Britaninë e Madhe. Më 9 prill gjeti në banesën e shqiptari 700 rrënjë kanabis, vlera e të cilës arrinte deri në 200 mijë euro nëse dilte në treg. Në momentin e kontrollit 30 vjeçari u gjet duke fjetur në kuzhinë. Për…

Read More

Partia Demokratike ka vijuar me denoncimet për 30 qershorin, ndërsa ka publikuar sot të tjera prova ku sipas tyre, faktohet se si u manipulua procesi i votimit. Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se ka patur vota të pavlefshme në katër KZAZ në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Pogradec, të cilat i janë transferuar PS-së si të vlefshme. “Grupet e numërimit dhe KZAZ-të kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i çdo tavoline. Fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç shpeshherë. Ka flet votimi të numëruara jashtë kamerave. Janë…

Read More