Author: tirana

Ngritja e strukturave të reja të Drejtësisë dhe trandjet që priten në të gjithë jetën e vendit duket se ende nuk po e mërzisin ose sikletosin politikën. Përjashtuar javët e fundit, kur politika ka pushuar, për çdo ditë kemi pasur akuza dhe kundërakuza, kurse opozita ka premtuar se do të fillojë sërish protestat e mëdha në shtator. Pak a shumë situata tregon se megjithë pritshmëritë e mëdha në vend dhe sidomos nga jashtë, të ashtuquajturit “Peshqit e mëdhenj” i kanë rregulluar letrat. Gjithçka mbetet për rishtarët dhe ata që përpiqen të futen në politikë, ku steka ngrihet dhe ngrihet vazhdimisht.…

Read More

Ka përfundua pas dy orësh mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, ku është diskutuar për situatën në Shkodër. Në një deklaratë për mediat, Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, tha se struktura e PS në Shkodër do t’i nënshtrohet një procesi riformatimi. “Kishim një mbledhje kryesie të partisë e cila ishte e fokusuar sa i përket një prezantimi që ka të bëjë me një axhendë pune intensive, që paraprinë zgjedhjet në PS. Siç e dini PS është e vetmja forcë që është në një proces të vazhdueshëm ristrukturimi. Ne kemi argumentuar nevojën që në strukturën e PS Shkodër të…

Read More

Deputeti Ditmir Bushati në një dekaratë për media thotë se rasti i Valdrin Pjetrit në Shkodër, është pika e derdhjes dhe se kërkohet një reformim i thellë i partive politike. “Është e hijshme që fillimisht këto çështje të trajtohen brenda forumeve. Me rastin e fundit në Shkodër kemi para nesh pikën e derdhjes një fenomen që duhet ta trajtojmë. Kjo çështje nuk mund të trajtohet as me shkarkime në masë. Kjo është një çështje që shkon përtej mureve të një organizate politike pasi në fund të ditës jemi politikanë dhe kemi përgjegjësinë për të hapur një debat për të trajtuar…

Read More

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar sërish për heshtjen e kryeministrit Rama, në lidhje me disa kryebashkiakë në vend që PD i akuzon si të lidhur me krimin. Në facebook Basha shkruan se “në grupin e strukturuar kriminal të Rilindjes së Edi Ramës vepron kodi i heshtjes që në zhargonin mafioz njihet si ‘omerta’”. Si në çdo organizatë kriminale, edhe në grupin e strukturuar kriminal të Rilindjes së Edi Ramës vepron kodi i heshtjes që në zhargonin mafioz njihet si “omerta”. Omerta për bankimatin personal Dako, omerta për Pjetrin, omerta për Jorgo Kajmakun, omerta për milionat e vjedhura shqiptarëve…

Read More

Partia Socialiste ka zhvilluar sot mbledhjen e kryesisë, ku kryeministri Rama si dhe deputetët socialist, mbërritën në selinë e kryesisë së PS në orën 18:00. I njohur për stilin e tij kontrovers në të veshur, kryeministri Rama u shfaq me kostum dhe atlete. Ndërkohë që “konkurrencë” kryeministrit i bëri Arben Ahmetaj, i cili u paraqit gjithashtu i veshur me kostum e atlete, por ndryshe nga Rama që kishte preferuar atlete “adidas” të bardha, Ahmetaj kishte zgjedhur ngjyrën e kuqe. Ndërkohë, e veshur shik, ministrja Etilda Gjoni ka vijuar e qetë ecjen e saj drejt hyrjes së selisë, duke mos i…

Read More

Një tërmet i ri 3,7 i shkallës rihter është shënuar pasditen e së mërkurës në orën 15:31 minuta në zonën detare në verilindje të Karpathos në Greqi. Sipas një njoftimi zyrtar nga Instituti Kombëtar i Athinës mësohet se epiqendra e tërmetit është shënuar 47 kilometra në veri-lindje të Karpathos, me një thellësi prej 15 km. Lëkundjet e tërmeti kanë shkaktuar panik tek qytetarët, ndërsa vendi fqinj është goditur nga një valë e fortë tërmetesh gjatë kësaj vere. Kjo është goditja e dytë brenda pak orësh. Tërmeti i parë në këtë zonë me madhësi 3.5 i shkallës Rihter ndodhi rreth orës…

Read More

Drejtorët e institucioneve të Shkodrës kanë dalë kokë ulur nga dera e pasme e PS pas mbledhjes me kryeministrin Edi Rama. Kjo video e Top Channel tregon momentin e daljes së tyre nga mbledhja nga ku burimet tregojnë se Rama i ka bërë “dush të ftohtë”. Mësohet se Rama u ka thënë drejtorëve të japin dorëheqjen. Kryeministri ka shprehur pakënaqësi të thellë për mënyrën e drejtimit të institucioneve prej tyre në raport me shërbimet ndaj qytetarëve. Ata do të zëvendësohen me gra tek të cilat pritshmëritë e kryeministrit janë më të larta për shërbime më të mira ndaj qytetarëve./topchannel/

Read More

Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës Briseda Kadia ka folur për mediat në lidhje me vendimet që janë marrë në mbledhjen e PS në qytetin verior. Kadia tha se në mbledhje është marrë vendimi që të shkarkohen të gjithë drejtorët aktualë rajonalë. Ajo tha se do të vendosen në poste publike në Shkodër njerëz të njohur në qytet, që kanë aftësi profesionale dhe integritet. Kadia shtoi se gratë dhe vajzat do të kenë prioritetet për të qenë në krye të drejtorive të Shkodrës. “Është komunikuar që të japin dorëheqjen gjithë drejtorët. Në vendet vakande do të zgjidhen njerëzit më me…

Read More

Nikolas Lober, anëtari i CDU-së së kancelares Angela Merkel dhe anëtar i Bungestagut gjerman, ka reaguar pasi Lidhja Demokratike e Kosovës e ka caktuar Vjosa Osmanin si mandatare për kryeministre në zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor të këtij viti. Lobel kandidimin e Osmanit e sheh si një mundësi që Kosovës t’i jepet një vizion dhe energji e re për të ecur përpara. “Unë besoj fuqishëm që politikanët e ri dhe të besueshëm mund t’i injektojnë Kosovës energji dhe vizion të ri”, ka shkruar Lober. Ndër të tjera ai ka thënë se Vjosa Osmani është gruaja e parë…

Read More

Gazeta “Panorama” sjell dëshmitë ekskluzive të personave që rrëfyen të vërtetën për vrasjen e Indrit Çelajt, teknikut të kondicionereve në vilën e Bujar Kusit, pronarit dhe babait të vellezerve të shpallur në kerkim si autoret e krimit. Ferdinad Bakalli 41 vjeç, i arrestuar per “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”  ka treguar se ai ishte personi që e gjeti në gjendje të rendë Indritin brenda viles, ndërkohe që sipas tij, një person që i ishte prezantuar si vellai i kishte thënë që ka rënë nga skela. “Jam afruar, dhe njëri prej tyre që ishte duke ulëritur me zë të…

Read More

Emiljano Shullazi, prej gati 24 orësh ka dalë nga ambientet e burgut 313 në Tiranë, duke u shtruar në një spital privat në kryeqytet. Mësohet se Shullazi ka shfaqur probleme me shëndetin dhe një problem i tillë, çuditërisht i ka ardhur fill pas masave të forta që ndërmori drejtoria e Burgjeve për ndërprerjen e takimeve të shpeshta, që ai dhe shokët e tij në burg, bënin me persona të tjerë jashtë burgut. Për shkak të favorizimit të Shullazit, Drejtoria e Burgjeve shkarkoi nga detyra dhe bëri kallëzim penal në prokurori për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, ndaj drejtorit Maksim Hamiti.…

Read More

Tre pasagjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së një makine dhe autobusi në Dibër. Raportohet se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin mjekim në spitalin e Peshkopisë. Ngjarja ndodhi në afërsi të Urës së Topojanit, Shupenzë. Shtetasi me iniciale A.K., duke drejtuar automjetin tip “Benz Mercedes” u përplasur me një autobus, me drejtues shtetasin me iniciale B. Xh. “Në afërsi të Urës së Topojanit, Shupenzë ka ndodhur një aksident rrugor, ku shtetasi A.K, duke drejtuar automjetin tip “Benz Mercedes” është përplasur me një automjet autobus, me drejtues shtetasin B.Xh, dhe për pasojë kanë mbetur të…

Read More