Author: tirana

Katër të dënuar u arratisën sot nga burgu i Tirinthas në Greqi. Mediet fqinje raportojnë se katër të burgosurit, përkatësisht dy shqiptarë, një egjiptian dhe një maroken, u konstatuan se ishin zhdukur gjatë drekës të kësaj të mërkure. Emrat e të arratisurve ende nuk janë bërë të ditur. Rrethanat e arratisjes dhe koha e saktë nuk janë zbuluar deri më tani. Hetimet aktualisht janë duke u zhvilluar për t’i identifikuar dhe kapur ata. Ky është rasti i dytë në të njëjtin burg që regjistrohet një ngjarje e tillë, pasi më 7 qershor Yiannis Michailidis, u arratis. Michaelides u dënua me…

Read More

Ky fshat magjik është i vendosur mes ullishtave dhe vreshtave piktoreske të Puglia-s, në Bari të Italisë. Shtëpi të ndërtuara me gur të thatë, dikur simbol i të varfërve në Puglia, tashmë janë bërë objekti më tërheqës si shtëpi pushimi për europianët e pasur, të magjepsur nga forma dhe historia e tyre. Ndërtesa të rrumbullakëta prej guri me çati konike, ato janë po aq magjike sa janë edhe historike. Të njohura me emrin Trulli, ato janë imazhi tregtar i Pulias – nuk ekzistojnë asgjëkundi tjetër, veçse në Luginën e Itrias. Mbi një mijë struktura gëlqerore të tilla qëndrojnë nëpër Alberobello…

Read More

Pas më shumë se një dekade në syrin publik, nuk ka më njeri që nuk e njeh Kim Kardashian. Por përpara se të kishte qindra milionë ndjekës që e adhuronin, Kim pranon që ka qenë e fiksuar me idenë se donte të ishte e famshme. Në një intervistë me bashkëshortin e saj Kanye West, për “Vogue Arabia”, Kim folur haptazi për këtë çështje: “Paraja ishte gjithnjë qëllimi, por isha e fiksuar pas famës, dmth, e fiksuar aq sa më vjen turp. E pranoj që fama mund të bëhet varësi. Por tani, fokusi im ka ndryshuar. Edhe në kohët e mia…

Read More

Miqësia është gjëja më e vështirë në botë për t’u shpjeguar. Nuk është diçka që e mësoni në shkollë. Por, nëse nuk e keni mësuar kuptimin e miqësisë, nuk keni mësuar asgjë. Miqësia e vërtetë është e vështirë për t’u gjetur dhe për t’u mbajtur. Ky është fakt të cilin nuk e mohon askush. Prandaj, nuk duhet të habitemi përse i ndryshojmë miqtë gjatë fazave të ndryshme të jetës. Por, zakonisht, nëse kemi fat, kemi vetëm një ose dy shokë apo shoqe të cilët i konsiderojmë miq të ngushtë. Karakteristikat e shoqeve të ngushta: Mund t’i tregoni çfarëdo që mendoniNuk…

Read More

Përbërësit: 500 g mish viçi të grirë1 kokë të madhe brokoli rreth 300 g3-4 thelpinj hudhra2 feta bukë të thekur2 qepë të njomakripë dhe piper të zi2 vezë1 lugë vaj ulliri1 lugë të vogël me piper të kuq2 lugë me djathë kaçkavall të grirënjë tufë me mendër Përgatitja: Bluani në blender brokolin me qepën e njomë, bukën e thekur, hudhrat dhe mendrën. Këtë masë bashkojeni me mishin e grirë, vezët, djathin, kripën, piperin e zi dhe të kuq dhe vajin e ullirit. Përziejeni mirë me duar dhe formoni qofte petashuqe me brumin. Vendosini në një tavë me letër furre poshtë dhe shtoni akoma pak vaj sipër. Piqini…

Read More

Një serial i ri për për zyrën e Zonjës së Parë në Amerikë është në prodhim, që do të thotë Michelle Obama do të portretizohet në ekran për herë të parë. Pa presion, Viola Davis! “Variety” raporton se Davis ka nënshkruar një kontratë për të qenë producente e “First Ladies”, gjithashtu për të luajtur Michelle Obama-n, e cila ishte përkrah Barack Obama-s nga viti 2009 deri në 2017-ën në krye të shtetit amerikan. “Showtime” është kompania prodhuese e shfaqjes televizive dhe në sezonin e parë do të tregojë historitë respektive, personale dhe politike, të Eleanor Roosvelet, Betty Ford dhe Obamës,…

Read More

Fëmijët e emigrantëve shqiptarë po dalin në dritë duke bërë krenar jo vetëm familjen, por edhe vendin e origjinës së tyre, Shqipërinë. Një rast tjetër suksesi është edhe ai i Rahman Lumi, maturantit shqiptar me banim në Nea Mudania, Chalkidiki të Greqisë, i cili triumfoi në provimet panhelenike dhe kalon i pari me 18. 640 pikë në Politeknikumin e Universitetit Aristotelio të Selanikut, në Fakultetin Inxhinieri Ndërtimi. Suksesi i jashtëzakonshëm i të riut shqiptar ka bërë bujë në median greke, pasi ka arritur thuajse të paarritshmen në sistemin grek arsimor, e veçanërisht në provimet panhelenike, të detyrueshme për të siguruar…

Read More

Qendra studimore për objektet afër tokës pranë NASA-s, konfirmon se me 14 shtator një asteroid me permasa gjigande do të kalojë pranë Tokës. Asteroidi pritet të shfaqet 5.3 milion kilometra larg tokës, me emrin 2000 QW7, me një diametër prej 650 metrash. Trupi qiellor do të udhëtojë me 14,361 milje në orë dhe sipas specialistëve, nuk përbën asnjë rrezik potencial. Ky trup qiellor kalon pranë planetit tokë çdo 19 vjet, pasi të kalojë pranë tokës në shtator, i bie që vizita e radhës të jetë me datë 19 tetor 2038. Qendra e NASA-s do ta vëzhgojë trajektoren e tij gjatë gjithë…

Read More

Dy ditë më parë Robert Berisha konfirmoi ndarjen nga Nora Istrefi pas plot 13 vitesh lidhjeje. Berisha u shpreh se dashuria mes tyre kishte mbaruar, por që kjo nuk do të thotë se do bëhen armiq, pasi sipas tij ata do jenë shokë deri në fund të jetës. Disa muaj më parë, ka qenë modelja Lei Krajae ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, u shpreh se po të mos ishte i martuar Roberti do të lidhej me të, në qoftë se edhe ai do pranonte një gjë të tillë. Gjatë një loje që zhvillohej, Lei zgjodhi t’i përgjigjej pyetjes: “Nëse…

Read More

Përdoruesit do të mund ti ruajnë në portofolin dixhital Gram, një që Telegram planifikon ta ofrojë për 200+ milion përdoruesit në mbarë botën. Kriptomonedha Telegram, Gram, është pranë debutimit. Aplikacioni i mesazheve të enkriptimit ka planifikuar të ofrojë njësitë e para të monedhës muajin e ardhshëm sipas Nju Jork Times. Hera e fundit që u raportua rreth Gram ishte kur Telegram lajmëroi anulimin e ICO-së prandaj ky lajm mund të jetë surprizë për ata që e kanë ndjekur afër kriptomonedhën. Nëse kompania nuk ofron kriptomonedhën deri më 31 Tetor, ligjërisht ajo detyrohet të kompensojnë 1.7 miliardë dollarët e ngritura për…

Read More

Steve Jobs ishte një sipërmarrës dhe themeluesi i kompanisë më të madhe në botë APPLE po ashtu dhe aksionari mazhoritar i Pixar, anëtar i bordit të drejtorëve të kompanisë Walt Disney pas blerjes së tij të Pixar, themeluesi dhe kryetari i CEO dhe NeXT. Ai ndërroi jetë në datën 5 tetor të vitit 2011, por ka diçka që po na habit dhe po trondit gjithë rrjetin duke na bërë të dyshojmë për vdejkjen e tij. Një fotografi e postuar në rrjetet sociale të një personi që ka ngjashmëri të frikshme me Steve Jobs ka ngjallur teori të çuditshme konspirative, që…

Read More

Sigurisht që të dukesh perfekte në 24 orë është e vështirë. Është e dhimbshme të shohësh përpjekjet e tua teksa shkojnë dëm nga një gabim  shumë i vogël. Nëse përpiqeni të rregulloni disa gabime të vogla, do të dukeni shumë “cool”, aq sa do të tërhiqni edhe vëmendjen e të tjerëve. Shmangni përgatitjet e minutës së fundit.Është mirë të mendoni për veshjen tuaj, një natë më parë. Kjo mënyrë do t’ju shkurtojë kohën dhe do të keni ide të qarta se rrobat e zgjedhura do u qëndrojnë më mirë. Në qoftë se nuk visheni sipas temperaturave.Nëse strukeni nga i ftohti,…

Read More