Fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare fillon më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor. Ky vendim është marrë të martën në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). KQZ-ja po ashtu ka bërë të ditur se deklarimi për koalicione parazgjedhore nga ana e subjekteve politike fillon më 27 gusht dhe përfundon më 30 gusht, ndërsa aplikimi për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 27 gusht dhe përfundon më 6 shtator. Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës do të mbahen më datën 6 tetor. Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme pason dorëheqjen…
Author: tirana
Ka disa deputetë që janë efektivë në Parlament me punën e tyre dhe janë kryesisht ata që vijnë nga qarqe akademike dhe me përvojë politike, ndërsa të tjerë që vijnë kryesisht nga biznesi janë shumë më pak efektivë. Dhjetë deputetët më efikase përgjatë sesionit të fundit parlamentar (janar-gusht), janë deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysa e cila renditet e para me 72 pikë, e ndjekur nga Myslim Murrizi, Ilir Beqaj, Ermonela Felaj dhe Rudina Hajdari me nga 62 pikë, Arben Ahmetaj me 60 pikë, Antoneta Dhima me 58 pikë, Englantina Gjermeni me 56 pikë, Blerina Gjylameti me nga 53 pikë,…
Në Shqipëri Parti Demokratike publikoi sot të dhëna që sipas saj vërtetojnë në mënyrë të pakontestueshme se personi me emrin Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi në vitin 2003 është pikërisht kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku. Numri i pasaportës në dokumentat e autoriteteve greke, korrespondon me atë që zoti Kajmaku ka nxjerrë në Shqipëri nën emrin Jorgo Toto. Megjithatë, kryebashkiaku mohoi sot sërish akuzat Duket se dhe për kryebashkiakun socialist të Vorës, alibitë për të mohuar arrestimin e tij në Greqi, kanë rënë. Dje pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike të dokumentave të autoriteteve greke për arrestimin në Janar…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka publikuar një fotografi, ku ajo ka dalë së bashku me kryeministrin Rama dhe një delegacion nga Bundestagu gjerman. Spiropali shprehet gjithashtu se në këtë fotografi është edhe nënkryetarja e Grupit Parlamentar CDU/CSU për Europën, Katja Leikert. Postimi i Elisa Spiropalit: Me nënkryetaren e Grupit Parlamentar CDU/CSU për Europën, Katja Leikert, dhe delegacionin nga Bundestag-u gjerman.
Kryeministri Rama ka publikuar pak më parë mesazhin e aktorit të njohur Kastriot Çaushi, duke thënë se dhe ai është pro shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Njësoj si shumica dërrmuese e aktorëve të skenës, edhe Kastriot Çaushi shkruan Rama mbështet shembjen e karakatinës ekzistuese dhe ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. POSTIMI I PLOTË I RAMËS: Aktori i mirënjohur, pedagogu dhe rektori i Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushi, kontributi i të cilit për skenën shqiptare s’ka nevojë për prezantim, njësoj si shumica dërrmuese e aktorëve të skenës, mbështet shembjen e karakatinës ekzistuese dhe ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar…
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi në një analizë të publikuar në rrjetet sociale ka shtruar pyetjen se për çfarë shërbejnë “heronjtë” e fundit të dekriminalizimit? Patozi ndër të tjera shkruan se është detyrim i çdo formacioni opozitar që të kërkojë dhe provokojë zgjedhje të parakohshme për t’i shkurtuar ditët kësaj qeverie të korruptuar dhe të diskretituar. Postimi i plotë PËR ÇFARË SHËRBEJNË “HERONJTË” E FUNDIT TË DEKRIMINALIZIMIT? Dekriminalizimi ka qenë që nga fillimi një ligj poshtërues për vendin, i cili kishte shkak dhe pasojë kryesisht vesin e “Rilindjes” për t’u furnizuar me “politikanë bashkëkohorë” tek kontigjentet më të inkriminuara…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Parashikohet një ditë interesante sidomos për gjithë ata që kanë një projekt për të realizuar. Parashikohen kënaqësi të mëdha. Sa i takon ndjenjave, nuk do të ketë zhvillime të rëndësishme. Gjërat do të vijojnë që të ecin mirë për të gjitha çiftet, të cilat edhe fillimin e muajit e kanë pasur pozitiv. Demi Gjatë kësaj dite duhet të mundoheni që të sforcoheni sa më pak. Mundohuni që të bëni vetëm ato gjëra të cilat nuk…
OSHEE në Tiranë njofton se më datat 28 dhe 29 gusht 2019 do të bëhen riparime në disa zona të kryeqytetit dhe për rrjedhojë, do të ndërpritet përkohësisht energjia elektrike. OSHEE në njoftim thotë se do të ketë ndërprerje të energjisë në zona të tilla si Rruga e Dibrës, zona Fushë Yzberisht, rruga “Nikolla Tupe”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Teodor Keko” rruga “Gjergj Elez Alia”, etj. Postimi i OSHEE në Tiranë: Njoftim për abonentët Tiranë📌📌 Stakime të datës 28-29 Gusht📍📍 Për shkak të punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e kabinave, në datat 28-29 gusht do të stakohet energjia ⚡️në…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhiu iu kundërpërgjigj kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku, i cili pretendon se kalon pa probleme në Greqi dhe se nuk është dënuar për asnjë shkelje në shtetin helen. Nëpërmjet profilit të tij në ‘’Facebook’’, Bardhi i drejtohet Kajmakut duke e pyetur ‘’nëse mund të hyjë në Greqi me emrin Jorgo Toto’’, për të cilin PD-ja pretendon se është identiteti i tij i rremë. Në fund, numri 2 i PD-së i kujton Kajmakut se ‘’Edi Rama e ka gënjyer se do ta mbrojë kryeprokuroja Arta Marku’’. Postimi i Gazmend Bardhit: Jorgo Toto i Vorës…
Etilda Gjoni i ka të gjitha kredencialete mundshme për të qenë në qendër të vëmendjes. Eshtë e re, simpatike dhe në karrierë politike. Kjo trio cilësish, në një shoqëri maskilite e seksite si shoqëria shqiptare, është arsye e mjaftueshme që emri i saj të ngjallë kuriozitet, të thithë simpati nga një pjesë dhe natyrisht, të tërheqë edhe shumë antipati nga një pjesë tjetër e publikut. Tifozëria politike që dashuron dhe urren pa kushte dhe plot zhurmë, është normalitet në Tiranë. Prej fundjavës së shkuar, kjo rrotë e dhëmbëzuar dashuri-urrejtje, u vu në lëvizje dhe ministri i drejtësisë përfundoi në qendër…
Një faturë shpenzimesh nga ministrja e drejtësisë e cila kishte vajtur për punë me stafin jashtë vendit, është kthyer nga PD si mjet sulmi ndaj saj edhe pse ajo ishte atje si ministre dhe përfaqësonte Shqipërinë, jo veten. Por, PD harron se ka qenë edhe vetë në pushtet dhe se të njëjtat shpenzime i ka bërë edhe ajo e ministrat e saj, pasi janë shpenzime të detyruara kur një ministër shkon në konferenca e takime të rangut të lartë. Një shembull i qartë nga qeverisja e PD na e sjell fatura e Aldo Bumçit në kohën kur ishte ministër Kulture…
Kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku, iu përgjigj akuzave të Partisë Demokratike, duke nënvizuar se nuk është arrestuar dhe as nuk është dënuar në Greqi, ndërsa pranon se ka punuar me emër tjetër. Ai thotë se e vërteta do të dalë dhe se ajo është me të, duke shtuar se “babale mua nuk më bëjnë dot”. Reagimi i plotë i Kajmakut: Tellalli i PD u mor me mua prape sot, po ska problem se e verteta vonon po nuk harron. Une paskam urdher arresti ne Greqi dhe hykam e dilkam sa here dua! Ja ku e kam qe kam…