Një qytet në Gjermani është bërë i famshëm për shkak të një teorie konspirative që pretendon se ky qytet “nuk ekziston”! Kjo është arsyeja pse vetë qyteti po ofron një çmim prej 1 milion euro për këdo që mund të dëshmojë mos ekzistencën e tij. Si filloi Teoria konspirative për Bielefeld? Në vitet 1993-1994, atëherë studenti Ahim Held, shkruajti në formë shakaje në Usenet (një sistem mesazhesh para forumeve në internet) mesazhin “Bielefeld?! Nuk ekziston.” Mesazhi i tij u bë i njohur për shumë vite në Gjermani, derisa u përhapet me shpejtësi me shpërthimin pasues të Internetit. Kjo teori konspirative është…
Author: tirana
Seriali i famshëm që po thyen rekorde shikueshmërie “La Casa de Papel” njoftoi pak ditë më parë se ka përfunduar xhirimet e sezonit të katërt, por jo vetëm aq, pasi faqja zyrtare e serialit më të shikuar të “Netflix”, në Instagram ka zbuluar edhe një nga befasitë më të këndshme që ka rezervuar për shikuesit në sezonin e katërt. Bëhet fjalë për Neymar, futbollistin e famshëm brazilian, i cili do të jetë pjesë e kastit të aktorëve në sezonin e ri të “La Casa de Papel”. Seriali ‘Casa de Papel’, trajton temën e një bande hajdutësh gjatë disa vjedhjeve, theu rekordet…
Prej disa javësh Stresi dhe Keisi kanë qenë shumë të komentuar në media për shkak të ndarjes së tyre të papritur. Lajmi i ndarjes u zbulua kur Keisi fshiu fotot me Stresin, hoqi mbiemrin e tij nga bio i saj dhe gjithashtu e hoqi reperin nga Instagrami. Pas ndarjes së tyre të gjithë ishin kureshtarë mbi arsyet që i çuan Stresin dhe Keisin në këtë vendim. Ndërkohë me postimet e tyre në rrjete sociale, ata kanë lënë të kuptohet se ndarja e tyre nuk ka qenë miqësore pasi shpeshherë i hedhin thumba njëri-tjetrit. Ditën e sotme, Stresi postoi një foto nga…
Shqipëria renditet me nivelin më të lartë të çmimit të mishit në rajon, por edhe nga disa vende të Bashkimit Europian. Për vitin 2018, indeksi i çmimit të mishit shënoi rritje në raport me një vit më parë, çka do të thotë se për xhepat e shqiptarëve blerja e një kilogrami mish rëndon më shumë. Eurostat ka përllogaritur nivelin e çmimit të mishit në BE dhe në vendet kandidate sipas paritetit të fuqisë blerëse. Mesatarja e BE-së merret niveli 100. Sipas të dhënave që ka publikuar Eurostat, sipas Paritetit të fuqisëblerëse, çmimi i mishit tek ne ka shënuar një indeks…
Emily tashmë 28 vjeçe dhe Cameron Kohlman 27 vjeç u takuan kur ishin fare të vegjël në spital. Ata vuanin nga një çrregullim i rrallë lindjeje që njihet si bladder exstrophy, ndodh kur lëkura në ‘muret’ e barkut nuk është e formuar siç duhet. Të dy iu nënshtruan një operacioni tjetër në moshën katër vjeç, ku vendosën të bëheshin edhe miq. Operacionet i kishin me pak ditë në mes, por të gjendur në të njëjtin spital ata u bënë shumë të afërt, sa në pafajësinë e një fëmije u puthën në buzë e ndërkohë që në duar mbanin lodra. Emily…
Olsi Bylyku surprizoi të gjithë shtypin rozë muaj më parë kur vendosi të bënte publike lidhjen e tij të dashurisë. Dhe që prej daljes publike çiftin e kemi parë duke shpërndarë shumë foto dhe duke qenë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në evente të ndryshme. Së fundmi ata kanë nisur pushimet dhe nëpërmejt postimeve kanë treguar se ndodhen në Zakinthos të Greqisë. Si rrallëherë, aktori i njohur ka publikuar një foto ku shihet së bashku me të në plazh. Olsi shihet teksa e mban në krahë Eglin, ndërkohë që ajo buzëqesh. Foton e shumë komentuar aktori e ka shoqëruar me një…
Hipoglicemia është sëmundja që prek gjithashtu nivelet e sheqerit në gjak, duke i ulur ato poshtë normave të nevojshme për mirëfunksionimin e organizmit. Shkaqet për zhvillimin e kësaj sëmundje mund të jenë të shumta duke filluar që nga diabeti vetë. Personat që kurohen nga diabeti për të ulur nivelin e lartë të sheqerit në gjak duhet të bëjne kujdes, pasi trajtimet e forta mund të ulin më shumë nga sa duket nivelet e sheqerit në trupin e tyre. Gjithashtu një sërë sëmundjesh të tjera që nuk lidhen me diabetin mund ta shkaktojnë këtë problem. Simptomat e Hipoglicemisë Kjo sëmundje ndahet…
Fakti që sezoni turistik veror po shkon dalëngadalë drejt fundit, e bën të natyrshme pyetjen: Si ishte që ta bëje plazhin në Shqipërinë e disa dekadave më pare? Po një shekull më parë? A shkonin shqiptarët me pushime verore? Nëse po, si ishin plazhet? Po çadrat e shezlonet? Po kostumet e banjos? A shkonin buzë detit vetëm të pasurit, apo edhe të varfërit? Vetëm meshkujt, apo edhe femrat? Kjo foto e rrallë e Kel Marubit (1870-1940) është shkrepur në plazhin e Shëngjinit, këtu e një shekull më parë. Është shumë interesante që të shihet në të, ajo pjesë e Shqipërisë…
Rikthimin në punë prej pushimeve, kryeministri Edi Rama e nisi nga Lezha, nga ku drejtoi një takim me drejtuesit e PS, për zonën e veriut. Në një pjesë e gjatë e fjalës së kryeministrit lidhej me pastërtinë e figurës për të gjithë drejtuesit e bashkive, nënkryetarët, por edhe për të gjithë ata që kanë një rol drejtues. Duke marrë si shembull rastin e Valdin Pjetrit kryeministri ka deklaruar: ”Kemi patur një problem me Shkodrën dhe kjo ka ardhur për arsye se komisioni i verifikimit të pastërtisë së figurës që ngritëm edhe këtë herë në parti, nuk mund të shkojë përtej…
Këngëtarja Vesa Luma është padyshim një ndër vajzat më simpatike të ekranit shqiptar, e cila i ka bërë të gjithë për vete me ëmbëlsinë e saj. Sot duket një yll, por jeni kuriozë të dini si dukej Vesa para famës? Këtë na e ka treguar vetë këngëtarja, e cila ka ndarë me ndjekësit foton e saj të para shumë viteve, kur ishte ende fëmijë dhe nuk e njihte askush. “1989. Mini Vesa”- ka shkruar këngëtarja krahas pozës ku shfaqet në moshën 3-vjeçare. Teksa shohim Vesën me flokët bjond me baluke dhe duke buzëqeshur, vërejmë ngjashmërinë e madhe që i biri,…
Ka një sulm agresiv të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj, Lulzim Basha, në lidhje me akuzat që kanë drejtuar ndaj kryebashkiakut të Vorës zotit Agim Kajmaku. PD-ja pretendon se ka zbuluar të dhëna të 16 viteve më parë, janar 2003, ku sipas saj zoti Kajmaku rezulton i arrestuar nga policia greke. Nga njëra anë është PD-ja që akuzon, nga ana tjetër është i akuzuari që mohon. Nëse në rastin e zotit Pjetri ai nuk priti ardhjen e përgjigjes nga pala italiane dhe dha dorëheqjen, zoti Kajmaku edhe pas publikimit të arsyeve të arrestimit sërish pretendon se nuk është ai…
Në këto ditë të nxehta vere, Eneda Tarifa ka zgjedhur bregdetin për të pushuar. Këngëtarja ka zgjedhur që këtë fundgushti ta shfrytëzojë për t’u kujdesur për veten e saj dhe fotot që ka publikuar në rrjetet sociale janë përvëluese. Pak më parë këngëtarja ka publikuar një foto në Instagram ku si rrallëherë shfaqet e veshur me bikini trup. Ndonëse është 37-vjeçe dhe nënë e një fëmije, Eneda duket në superformë me bikinit e kuqe që i nxjerrin në pah edhe ngjyrën çokollatë që ka marrë. Fotoja e saj është shoqëruar me komente të shumta nga ndjekësit, të cilët e komplimentojnë…