Partia Demokratike ka reaguar, pasi Prokuroria e Përgjithshme kërkon materiale nga PD për kryetarin e Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku. PD në reagimin e saj shprehet se i kanë dërguar Prokurorisë të dhëna konkrete dhe zyrtare për Kajmakun. Sekretari i PD Gazmend Bardhi i ka dërguar shkresa Prokurorisë në lidhje me figurën e Agim Kajmakut më datat 26 dhe 27 gusht. Reagimi i Partisë Demokratike: Partia Demokratike i ka dërguar Prokurorisë të dhëna konkrete mbi të kaluarën kriminale të Agim Kajmakut, kandidat për Kryetar të Bashkisë Vorë, pasi prokuroria kërkoi të dinte hollësi mbi informacionin që posedonte Partia Demokratike. Të…
Author: tirana
Kemi dëgjuar për mijëra familje që aplikojnë për bonus qiraje nga bashkitë për shkak të mungesës së parave për të blerë shtëpi. Por kjo gjë, ndodh edhe në kuvendin e Shqipërisë. Në raportin e vet 6 mujor të punës parlamentare, Instituti I Studimeve Politike, shkruan se bazuar në statusin e deputetit, rregulloren e kuvendit dhe aktet e tjera, deputetët e ardhur nga bashki me largësi nga Tirana dhe që nuk kanë banesë në Tiranë, bëhen përfitues të bonusit financiar për strehimin. ISP ka ngritur gjithmonë shqetësimin se ky bonus është abuziv dhe duhej verifikuar nga kuvendi. Por ky I fundit…
Superylli i popit, Taylor Swift, ndezi ceremoninë e përvitshme të Video Music Aëards, të MTV, duke marrë çmimin për videon e vitit dhe ndërsa pranoi çmimin, promovoi të drejtat e komunitetit LGTB. Sëift ishte mes atyre që rrëmbyen çmimet kryesore në edicionin e këtij viti të shoë-t të mbajtur në Neëark, Neë Jersey, dhe që konsiderohet nata më e ethshme e televizioneve për momentet e tij virale. Swift, mori çmimin kryesor për këngën e saj, “You need to calm doën”, ndërsa ka publikuar së fundmi edhe albumin e ri, Lover, që u bë më i shituri i vitit në SHB…
Hudhra mund të bëjë mrekulli për trupin tuaj. Shkenca ka nisur të zbulojë atë çfarë gjyshërit tanë e dinin; hudhra mund të forcojë sistemin imun kundër baktereve dhe mund të ndikojë gjithashtu për të mirë në zemrën tuaj.A e keni ditur se ajo mund të kombinohet me mjaltë për përfitime shumë më të mëdha? Hudhra njihet gjerësisht për reduktimin e efekteve të arteriosklerozës. Në një hulumtim të kryer nga Instituti për Hulumtime Biomjekësore ‘Harbor-UCLA’, në Los Anxhelos u gjet se hudhra mund të parandalojë përparimin e sëmundjeve të zemrës. Nëse i kombinoni atë me mjaltin, do të përgatisni një ‘bombë…
Buzëkuqi dhe vendosja e saj siç duhet, mund të ndryshojë tërësisht pamjen tuaj. Përzgjedhja me kujdes e ngjyrës së saj dhe konturimi me një laps, janë ndër mënyrat ideale që mund t’ju vijnë në ndihmë. Ka nga ata ngjyra që sugjerohen të përdoren në masë, pasi ato ndikojnë që ju të dukeni më të reja. Më poshtë, po ju sjellim disa ngjyra ideale dhe mënyrën se si duhet të aplikohet një buzëkuq, në mënyrë që mosha juaj “të fshihet” sa më mirë. Fillimisht, duhet të gjeni ngjyrën që i përshtatet më shumë lëkurës tuaj. Nëse jeni pak ezmere, sugjerohet të…
Ka shumë njerëz të cilët “vuajnë” nga mjekra e dyfishtë. Shumë njerëz pozicionojnë fytyrën e tyre në një mënyrë të caktuar, në mënyrë që të duken mirë në foto. Këtu janë disa lajme më të mira. Po sikur t’ju thoja që mund të shpëtoni nga një mjekër të dyfishtë pa operacion dhe pa harxhuar tonelata të holla? Mënyra e ushtrimit. Ka dy mënyra për të hequr qafe mjekrën e dyfishtë. Njëra është mënyra e ushtrimit, dhe tjetra është me ushqime dhe masazhe të caktuara. Le t’i hedhim një vështrim së pari ushtrimeve. Ata janë të thjeshtë dhe do t’ju ndihmojnë…
Nga data dy shtator do të nisë regjistrimi i fëmijëve në kopshte. Kjo periudhë do të zgjasë dy javë. Lajmin e dha Drejtoresha e Qendrës Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Zhaneta Beqiri teksa ishte e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24. Ajo sqaroi procedurat që duhet të ndjekë secili prind për të bërë të mundur regjistrimin e fëmijëve. Ajo përmendi edhe kategorinë për të cilën do të ketë më shumë prioritet, ku kryesojnë fëmijët që kanë prindërit në punë. “Në 2 shtator nisin aplikimet për në kopshte. Dy javë do të zgjasë periudha e regjistrimeve, në kopsht do…
Një tërmet me magnitudë 4 i Shkallës Rihterit u ndje mëngjesin e së martës në Athinë. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, thellësia fokale rreth 14 km dhe në qendër 25 km në veriperëndim të Athinës, Magula. Tërmeti i sotëm ishte në atë zonë ku në 19 korrik u trondit me një tërmet 5.1 Rihter . Tërmeti ndodhi në orën 09:24 të mëngjesit. Presidenti i OASP, Efthymios Lekkas tha menjëherë pas kësaj, se nuk ka asnjë arsye për shqetësim, pasi tërmeti vjen nga pika qendrore e Parnitha. “Sekuenca mbyllet në mënyrën më të mirë, mbase kemi një ose dy më shumë…
Kim Kardashian ka pranuar se ajo në të vërtetë ka një motër të preferuar gjatë një intereviste të bërë se fundmi për “Vogue Arabia” E veçanta e kësaj interviste është se u realizua nga bashkëshorti i saj Kanye West. Reperi ka prekur çdo temë të mundshme, duke përfshirë karrierën e saj si avokate, ngjarjen në Paris, teknikat e të qënurit e famshme, etj. Ajo gjithashtu ka zbuluar motrën e saj të preferuar, edhe pse ka qenë e vështirë. Kim pranoi se ajo kishte një lidhje të veçantë me Khloe-n, por kjo gjë nuk ishte e përhershme. Kjo pasi ajo shtoi…
Në Shëngjin të Lezhës, kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqet e veriut. Ndonëse fillimisht ka theksuar se kryebashkiakët e rinj e kanë zbatuar urdhrin duke mos larguar nga puna punonjësit në bashkitë e djathta, të fituara në votimet e 30 qershorit, Rama ka paralajmëruar “furtunë” në bashkinë e Shkodrës. Burime për Top Channel bëjnë me dije se kryeministri ka folur për Shkodrën ku ka theksuar se: “Do iki çdo drejtor, me të mirë ose të keq. Janë të gjithë të mbaruar. Do të bëjmë një ndryshim radikal.” Mësohet se Rama ka ngarkuar deputetin Luan Harusha…
Pas një rënie drastike në sezonin e verës, euro ka nisur të rritet disi.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këtë të martë u këmbye me 121.49 lekë, duke shënuar të tretën ditë me rritje. Sipas ekspertëve të këmbimit valuator, tradicionalisht fundi i muajit gusht shoqërohet me zhvlerësim të monedhës vendase. Kjo, për shkak se të përfundimit të efekteve sezonale, teksa emigrantët largohen dhe fluksi i turistëve fillon të bie. Ekspertët presin që deri në muajin dhjetor, monedha euro të vijojë të jetë më e qëndrueshme. Ndërkohë që nga fundi i po këtij muaji, ardhja e emigrantëve bën…
Një recetë e vjetër shqiptare e cila në qytete të ndryshme përgatitet në mënyra të ndryshme. Disa e përgatisin me miell gruri e disa të tjerë me miell misri, disa e pjekin e disa e përgatisin më të lëngshëm çervishin. Por ajo që nuk ndryshon asnjëherë është shija perfekte e kësaj pjate tradicionale. Perfekte për të shoqëruar orizin e thjeshtë, sallatat me perime të freskëta apo ato të pjekura. Pulë me çervish me miell misri Përbërësit 1 pulë, 5 lugë gjelle me gjalpë, një filxhan çaji me miell misri, 3-4 thelpinj hudhër, kripë, piper i zi, piper i kuq, ujë,…