Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave se ka fshehur sherrin mes djemve të Spartak Brahos dhe një 30 vjeçari durrësak, afro dy javë më parë. Sipas Policisë, ka nisur procedimi penal ndaj djalit të madh të Brahos, Arbër Braho pasi ka qenë pikërisht 38 vjeçari ai që ka nisur sherrin duke goditur me sende te forta shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L.K., 30 vjeç duke iu shkaktuar dëmtime trupore. ‘Më datë 19.08.2019 filloi procedimi penal për shtetasin A.B., 38 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 18.08.2019, në lagjen Nr. 4 Durrës, pas një konflikti për motive të…
Author: tirana
Disa ditë më parë u mësua se këtë sezon të ri televiziv, moderatori i njohur i “Pop Culture”, Kelvi Kadilli, do të drejtojë një emision të ri në “Ora Neës”, së bashku me Arjola Shehun. U tha se Kelvi dhe Arjola do të zëvendësojnë Dajana Shabanin dhe Besmir Metanin në “Ditë e re”, mirëpo ende nuk dihet nëse emisioni do të mbajë të njëjtin emër. Sakaq, Dojna Mema do të vazhdojë prezantimin në “Pop Culture”, por këtë sezon të ri televiziv do të shoqërohet nga 3 vajza. Ajo vetë i ka zbuluar bashkëprezantueset nëpërmjet një videoje të publikuar në profilin…
Pas disa kohësh larg vëmendjes politike, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shfaq mbrëmjen e sotme në kampin e LRI në Jalë. Kryemadhi tha se ditët që kanë kaluar kanë qenë më të vështirat për partitë politike dhe për vendin. Ajo tha se të rinjtë kanë një rol shumë të rëndësishëm në betejën përballë krimit të organizuar. “Unë gjithmonë kam qenë organizatore kampit. LSI është shtuar këtë vit vetëm me vajza dhe është një gjë emirë se thonë që është bereqet. LSI hyri si një forcë politike që theu monopolin e dy partive të mëdha. Le të jetë kjo javë…
Agim Kajmaku, kryetari i sapozgjedhuri i Bashkisë së Vorës, është nën akuzë nga opozita, se idenitetiti i rremë i tij përkon me një dënim në Gjykatën e Janinës. Kajmaku vazhdon ta hedhë poshtë akuzën dhe ka dorëzuar shenjat e gishtave, si garanci se personi në fjalë nuk është ai, por një i afërm i tij. Sipas tij, edhe akuzat ndaj të afërmit të tij kanë rezultuar të padrejta, pasi ka fituar gjyqin. Gjithsesi, për këtë ai ka shfaqur gatishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet, dhe kjo çështje verifikohet lehtë nga shenjat e gishtave, për të provuar kush është gjykuar nga…
Kryeministrat e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, bënë thirrje për pajtimin e shqiptarëve. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, kryeministrja serbe Ana Brnabiç u shpreh kundër ndarjes së kufijve në Ballkan në vija etnike. Brnabiç i zbuti tonet ndaj shqiptarëve dhe bëri thirrje për pajtim. Ajo gjithashtu u shpreh kundër ndarjes së kufijve në Ballkan në linja etnike. ”Serbia mbështet pajtimin me shqiptarët por nga ana tjetër, ajo nuk ka bashkëbisedues. Ne nuk po mundohemi të krijojmë kufij etnikisht të pastër, e kundërta. Aleksandar Vuçiç, kur ishte në krye të qeverisë, e ngriti çështjen e pajtimit midis serbëve dhe shqiptarëve.…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Këshillohet që të mos jeni shumë impulsiv gjatë kësaj dite dhe të mos flisni pa u menduar, sidomos në dashuri. Dita e martë do ju gjejë nervoz, por bëni mirë që të mbani nën kontroll acarimin. Sa i takon punës do të përballeni me disa shqetësime, por shumë nga problemet tuaja do të zgjidhen në të ardhmen. Megjithatë këshillohet që të mos lodheni shumë. Demi Kjo e martë do ju gjejë të fuqizuar, ndaj përfitoni.…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një ngjarje të rëndë, që sipas tij është fshehur nga policia. Sipas Berishës, referuar qytetarit dixhital, në Durrës është tentuar ti bëhet atentat djalit të Spartak Brahos, Ndërsa policia ka fshehur ngjarjen. RTV Ora kontaktoi edhe me Drejtorinë e Policisë së Durrësit, e cila konfirmoi se ka pasur një konflikt fizik të Arbër Brahos me dy persona të tjerë, por nuk e kanë fshehur ngjarjen, pasi njoftimi është publikuar në faqen e Policisë së Shtetit. “Nga ana jonë janë marrë të gjitha masat dhe po vazhdojmë me hetimin e ngjarjes”, tha policia për RTV Ora.…
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka cituar aktorin e mirënjohur Marin Orhanasi në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar. Në postimin e tij, Rama citon Orhanasin, i cili thotë se duhet një teatër i ri dhe dinjitoz. Marin Orhanasi shprehet se e njeh mirë teatrin e vjetër dhe se fatkeqësisht godina e vjetër është në kushte tepër të këqija, prandaj duhet një ri, që të mund të ndihen më së miri aktorët dhe publiku. foto galeri Postimi i Edi Ramës: Marin Orhanasi është një nga aktorët më të talentuar të brezit të ri që i madh e…
Pas denoncimeve të PD-së, Departamenti i Dekriminalizimit në Prokurinë e Përgjithëshme nis verifikimet për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Gazetari Muhamed Veliu në edicionin qëndror të lajmeve në Top Channel, raportoi se Departamenti i Dekriminalizimit ka protokolluar të premten e shkuar një kërkesë për dhënien e shenjave të gishtërinjeve nga zoti Kajmaku. Kjo kërkesë ka mbërritur në bashkinë Vorë paraditen e të hënës. Ai ka në dispozicion pesë ditë kohë për të shkuar vullnetarisht në Laboratorin e Policisë Shkencore dhe depozituar shenjat e gishtërinjve. Ky veprim merr një rëndësi të posaçme, pasi Agim Kajmaku sipas PD-së, ka ndërruar emrin në…
Një faturë shpenzimesh delegacioni nga ana e ministres Etilda Gjonaj është sot kauza e opozitës në Tiranë, e cila si e mbytura që kapet pas fijes së kashtës. Sepse shpenzimet e personave që shkojnë me detyra shtetërore jashtë vendit janë normale sipas të gjithë atyre që njohin protokollet e delegacionet. Ndoshta, PD që sot i qan zemra për paratë publike mendon se ministrat e kryeministri duhet të shkojnë e të flenë në çadra kampingu në konferencat e takimet zyrtare jashtë vendit, por harron se kur ka qenë vetë në qeveri Sali Berisha merrte helikopterë miliona euro dhe nuk udhëtontë me…
Ditët e fundit, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është vënë në qendër të spekulimeve mediatike, e tashmë edhe politike, mbi faturat e hotelit gjatë vizitave të saj zyrtare jashtë shtetit, që e akuzojnë atë për shpenzime të larta nga taksat publike. Sulmet ndaj Ministres Gjonaj, përveçse bazuar në disa konstatime sipërfaqësore, ringrejnë për diskutim një çështje: shpenzimin e parave publike nga zyrtarët shqiptarë per efekt pune jashte vendit. Historia e jetës politike dhe qeveritare në Shqipëri, dëshmon se ata që sot bërtasin, duke kryqëzuar me spekulime për disa fatura hoteli Ministren Gjonaj, janë faktikisht, shpenzuesit më të mëdhenj të parave…
Dekreti i presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 13 tetor mbetet totalisht i pazbatueshëm edhe nëse partitë bien dakord që të rrëzojnë procesin e 30 qershorit. Dekreti i presidentit Ilir Meta tashmë është i rrëzuar edhe ligjërisht, pasi në bazë të Kodit Zgjedhor janë tejkaluar të gjitha afatet e mundshme që partitë jenë pjesë e kësaj gare tashmë “imagjinare”. Në bazë të Kodit Zgjedhor, duke i qëndruar afateve ligjore, partive politike i ka mbaruar edhe afati për regjistrimin e koalicioneve politike. “Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij…