Prej 1 shtatorit, rreth 23 mijë maturantë që aplikuan në universitetet publike e private gjatë raundit të parë, do të kenë mundësinë të verifikojnë nëse janë shpallur fitues në degët e parapëlqyera. Aktualisht vetë ekspertët në universitete po procesojnë të dhënat e çdo maturanti për të vijuar më tej me rankimin e tyre në bazë të pikëve të grumbulluara për çdo program studimi. Kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj tregon procedurën që duhet të ndjekin maturantët gjatë 7 fazave 48 orëshe. Ashtu si vitin e kaluar, maturantët kanë të drejtë të çregjistrohen nga një program studimi dhe të rifuten…
Author: tirana
Nënkryetari i PD-së Edi Paloka paralajmëron se në shtator ndërkombëtarët do të ndërhyjnë për zgjidhjen e krizës politike në vend. Paloka thotë për “Gazeta Shqiptare”, thotë se ndërmjetësimi ka qënë dhe do të jetë i vështirë teksa akuzon Edi Ramën si shkaktarin e krizës së thellë në vend. Zyrtari i lartë i PD-së ka bindjen e plotë se me zgjedhje të lira Rama humbet pushtetin ndërkohë që opozitën e shikon si alternativën e re qeverisëse të vendit. Edi Paloka hedh akuza ndaj Kryeministrit se po harxhon para për të përçarë opozitën por sipas tij, opozita është më e bashkuar se…
Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Rama të përgjigjet për faktet konkrete të publikuara sot nga selia blu për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun. Sipas Bashës, kryeministri mori 6 orë për t’u thënë shqiptarëve se kandidati i tij i Vorës Agim Kajmaku ka qenë emigrant dhe ka ndryshuar emrin, ndërsa thekson se ai nuk tha asnjë fjalë për krimin që Agim Kajmaku ka bërë në Greqi si emigrant me emrin Jorgo Toto, për të cilin është arrestuar në vitin 2003 dhe është akoma në kërkim. Reagimi i Bashës: Edi Rama mori 6 orë për t’u thënë shqiptarëve…
Kur pritej që mbrojtësi i Kombëtares të firmoste për Kukësin dhe të vendosej menjëherë nën urdhrat e Shpëtim Duros, situata ka marrë një ndryshim të shpejtë që e ka parë Andi Lilën të ndryshojë ekip, por jo ligë futbolli, sepse kavajasi do ta vijojë karrierën e tij në Kategorinë Superiore në sezonin e ardhshëm. Andi Lila është zyrtarisht i Tiranës dhe këtë e ka konfirmuar vetë lojtari, teksa ka postuar një foto të tijën së bashku me presidentin Refik Halili, çka u jep fund dilemave për të ardhmen e lojtarit. Andi Lila është mjaft i lidhur me fanellën bardheblu dhe…
Partia Drejtësi, Integim dhe Unitet me anë të një postimi, ka reaguar në lidhje me rastin e Agim Kajmakut, kryetar i sapozgjedhur i Vorës. PDIU shprehet se rasti i Kajmakut ësshtë tjetër “zgjedhje” e Ramës, i cili nuk ndalet së ndoturi politikën, me persona me precendentë kriminalë. Në reagim thuhet se Rama ka ndotur mjedisin politik shqiptar, si dhe kërcënon drejtësinë që të mos veprojë. Partia Drejtësi, Integim dhe Unitet deklaron se raste të tilla të përseritura qartësojne edhe njëherë qëndrimin e Opozitës se votimet farsë nuk mundet të zgjidhin konfliktin e fortë politik e social dhe rënien e standarteve…
Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj në mbledhjen e këshillit bashkiak ka paraqitur tablon e përgjithshme të punëve, të cilat po kryhen në të gjithë qarkun e Tiranës. Ai u ndal tek ndërtimi i shkollave, ndërsa ftoi qytetarët që t’i bashkohen atij në inaugurimin e shkollës së re të muzikës në Tiranë “Servete Maçi”. Sipas tij, Tiranës i janë shtuar pesë shkolla të reja dhe kjo ka ulur mbipopullimin e klasave. “Me 16 shtator do të hapim një shkollë të re “Servete Maçi”. Është një shkollë muzike. Rreth 600 familje do të çojnë fëmijët e tyre aty. Kjo është shkolla e…
Kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku, ka reaguar pasi Partia Demokratike ka akuzuar se ai ishte dënuar në Greqi për falsifikim të monedhave. Kajmaku, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se iu qëndron fjalëve që ka thënë më herët, se nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar. Ai shprehet se nuk ka kryer krime ndonjëherë dhe se ka qenë në Greqi për të punuar, si punëtor dhe familjar. Kreu i Bashkisë Vorë shton se PD është kthyer si një limon i shtrydhur, që nuk i duhet asnjeriu. Postimi i Kajmakut Që pas marrjes së detyrës si kryetar i…
Edhe pse të ndarë Stresi dhe Keisi vazhdojnë të jenë shumë të komentuar në media dhe çdo veprim i tyre po tërheq vëmendjen e po shkakton thashetheme. Pak ditë më parë Keisi i la të gjithë të aludonin se Stresi e kishe tradhëtuar me një video ku në sfond ishin fjalët: “Po e tepron tepër. Para meje bën gjeste me tjetrën. Pse përlahesh e bërtet kur krejt fajet i ke vet. Se kemi mujt me qenë perfekt”. Pas këtij postimi të Keisit, Stresi reagoi mbrëmë me një video që na shokoi sepse reperi me deklaratën e tij na i humbi…
Kupa sheqeri si ëmbëlsira janë ato që na duhen në këto ditë të bukura vere. Të përshtatshëm për festa apo fëmijë, përgatitja e tyre kërkon shumë pak kohë teksa garantojmë për një shije të mrekullueshme. Përbërësit:-Ëmbëlsira të vogla sheqeri me biskota-Vezë dhe gjalp-2 filxhane me karamele të vogla-Vanilje e pasur dhe kremoze Përgatitja: Nxehim furrën në 180 gradë, pasi e kemi spërkatur me llak gatimi enën. Në tas të madh, përzieni miksin e biskotave, ëmblësirave të vogla, gjalpin e zbutur dhe vezë derisa të formohet brumi i butë. I hedhim karamelet sipër. Me masën e përgatitur formojmë disa toptha të vegjël.…
Kruja nuk gjen qetësi nga flakët e zjarrit. Ditën e sotme një zjarr ka përfshirë pyjet ndërmjet Borizanës dhe Picrragës rreth mesditës së sotme. Dyshohet se ai është i qëllimshëm por autorët nuk janë identifikuar ende. Përhapja e flakëve është favorizuar edhe nga erërat e forta dhe temperaturat e larta. Sipërfaqja e djegur shkon deri në disa hektarë pyjesh. Përgjatë këtyre ditëve Kruja është prekur vazhdimisht nga fenomeni i djegies së pyjeve, ndërkohë që shuarja e flakëve është vështirësuar akoma më shumë për shkak se ky qytet ka vetëm një zjarrfikëse.
Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në një banesë në rrugën e Burgut në kryeqytet. Si pasojë e flakëve, e gjithë zona është përfshirë nga shtëllunga tymi. Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një banesë në rrugën e Burgut në kryeqytet. Si pasojë e flakëve, e gjithë zona është përfshirë nga shtëllunga tymi. Forcat zjarrfikëse kanë arritur të neutralizojnë flakët. Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri.
Një 14-vjeçar është akuzuar në Skoci për zjarrvënie. Ai dyshohet se i ka vënë flakën shkollës me vetëdije, ndërsa godina e shkollës ku do merrnin mësimet mbi 1400 nxënës është djegur plotësisht. Më shumë se 80 zjarrfikës po luftojnë me flakët e Shkollës së Mesme Woodmill. Djali i mitur do të paraqitet në gjykatën e Sherifit Dunfermline të martën e 27 gushtit. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Stuart Stevens, tha se ky është një incident i madh, por shtoi se zjarrfikësit po vijojnë punë për shuarjen e flakëve. “Ky është një incident shumë i madh, kompleks dhe zjarrfikësit tanë vazhdojnë të punojnë…