Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, ndalesën e saj të fundit gjatë ditës së sotme në Elbasan, e ka kryer në shkollën e mesme “Dhaskal Todri”, ku së bashku me ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, takuan nxënës nga Shqipëria dhe Serbia të cilët marrin pjesë në programin “Supershkollat” të Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO). Kjo nismë rajonale e financuar nga BE-ja dhe Gjermania nxit dialogun, pajtimin dhe shkëmbimin kulturor midis të rinjve në Ballkanin Perëndimor, duke ndihmuar për kapërcimin e paragjykimeve, ndërtimin e urave mes komuniteteve dhe promovimin e një të ardhmeje të…
Author: tirana
Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj thotë se Berisha nuk ka pasur asnjë qëllim për të riorganizuar partinë dhe fituar zgjedhjet. Ai e quan një “zinxhir gabimesh të PD-së”, teksa listat dhe primaret ishin hallka e fundit e tyre. Kurse për listat shprehet se në to u zhvlerësuan Primaret dhe u zgjodhën “besnikët e kryetarit”. Për të Berisha ka pasur një axhendë personale dhe me interesa vetjake. ”Një zinxhir gabimesh të PD-së. Primaret dhe listat ishin hallkat e fundit të gabimeve. Nuk ishin të rastësishme por të nisura 3 vite më parë, nuk fillon këtu por tre vite më parë. Berisha…
Fluks në dalje në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Kjo ka ardhur për shkak se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e jo vetëm pasi kanë kaluar festën e ditës së verës në Elbasan e kryeqytet po kthehen drejt qyteteve të tyre të banimit. Për të përballuar fluksin të dy policitë janë duke punuar me katër sportele në dalje për mjetet e vogla si dhe një korsi është lënë për mjetet e tonazhit të rëndë. Për të evituar radhët e gjata është rënë dakord nga dy policitë kufitare të punohet me procedurë të përshpejtuar për ata shtetas, të cilat…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se ka “shumë gjasa” që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të marrë fund pas bisedimeve “frytdhënëse” mes zyrtarëve amerikanë dhe presidentit rus, Vladimir Putin, të enjten. “Ne zhvilluam bisedime shumë të mira dhe frytdhënëse dje me presidentin e Rusisë, Vladimir Puti, dhe ka shumë mundësi që kjo luftë e tmerrshme dhe e përgjakshme të marrë fund përfundimisht”, tha Trump në një postim në Truth Social, duke shtuar se ai i ka kërkuar Putinit ta kursejë jetën e trupave ukrainase që janë “plotësisht të rrethuara”. I dërguari amerikan, Steve Witkoff,…
Loja e mosreagimit ka pasur një përfundim të papritur për njërin prej banorëve, Gjestin. Ai nuk i rezistoi tundimit për të reaguar kur Vëllai i Madh e provokoi duke i sjellë në shtëpi qenin e tij. Për disa ditë me radhë, banorët janë testuar në qëndrueshmërinë e tyre, teksa në shtëpi janë futur personazhe të ndryshme nga jeta e tyre personale, me qëllimin që të mos reagonin. Gjesti u dorëzua kur pa qenin e tij, duke e prishur sfidën. Ironikisht, një ditë më parë, ai kishte habitur publikun duke mos reaguar fare kur ish-e dashura e tij, Xheneta, hyri në…
Këtë të premte u hap edhe tuneli i Murrizit. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Dibër. Disa banorë të zonës i dorëzuan një imitim të përkrenares së Skënderbeut dhe librin “Historia e Dibrës”. Tuneli është pjesë e Rrugës së Arbrit, që lidh Dibrën me Tiranën. Dhuratat u bënë në kuadër të ceremonisë së organizuar për përurimin e projektit.
Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi këtë të premte një takim me homologen e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova. Begaj gjatë takimit diskutoi mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin për të avancuar në procesin e integrimit në BE, angazhimin si aleatë në NATO dhe rolin e shqiptarëve si faktor shtetformues e paqedashës. Presidenti Begaj në fjalën e mbajtur në Forumin Global Baku 2025, bëri apel për bashkëpunim aktiv rajonal e ndërkombëtar dhe për përballje me guxim me sfidat e sotme, të cilat, sipas tij, i kalojnë caqet politike dhe ekonomike, pasi po cenojnë vlerat e rëndësishme, si: liria, demokracia, dinjiteti…
Sali Berisha bashkë me drejtues lokalë të PD dhe kandidatë për deputetë, vizituan Elbasanin. Nga sheshi kryesor lideri opozitar pati një urim për të gjithë shqiptarët në këtë Ditë të Verës. ”Dita e Verës e gjen Elbasanin, i gjen shqiptarët më optimistë, më besimplotë se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit. Kjo ditë frymëzon çdo shqiptar që me 11 maj të ndahet nga ky regjim që i varfëroi ata gjer në palcë”, tha Berisha. Një mesazh të veçantë e kishte për deputetit Dashnor Sula, i cili e braktisi pasi mësoi se nuk do të ishte në listën e sigurt…
Kryeministri Edi Rama ka inauguruar tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, i cili është pjesë e rrugës së Arbrit. Mbi të gjitha, ky tunel do t’u vijë në ndihmë banorëve të Dibrës, të cilët tashmë mund të arrijnë në kryeqytet për rreth 2 orë. Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, tha se ky investim është i gjithi i blinduar me hekur. ”3.8 kilometra i gjatë, plotësisht i kompletuar. Kemi bërë testet mbrëmë natën. Këtu ndodhen edhe njësitë e zjarrfikësve. Kemi edhe tunelin paralel që është tuneli i emergjencës, me 11 hyrje dhe dalje. Nuk parashikohet të ketë ndonjë ndërprerje…
Presidenti amerikan Donald Trump zbuloi në një postim në platformën Truth Social, se ai ka folur me Vladimir Putin. Ai theksoi se vetë kishte kontaktuar me Putinin dhe i kishte kërkuar që të mos lejonte ushtarët rusë të sulmonin ukrainasit që i kanë rrethuar. “Ne patëm diskutime shumë të mira dhe produktive me presidentin rus Vladimir Putin dje dhe ka një shans shumë të mirë që kjo luftë e tmerrshme, e përgjakshme të përfundojë përfundimisht. Mijëra ushtarë ukrainas janë të rrethuar plotësisht nga ushtria ruse, në një pozicion shumë të keq dhe të cenueshëm. I kërkova me forcë presidentit Putin…
Egli Tako do të rikthehet në ”Big Brother Albania Vip 4”. Lajmin zyrtar e jep produksioni përmes një video të publikuar. Ajo u largua nga shtëpia pas një rëndese të madhe emocionale dhe refuzimi nga Gjesti, por sesi do të rikthehet, mbetet për tu parë nesër në Prime. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Komisionerja për zgjerimin në Komisionin Europian, Marta Kos në një intervistë për ”Top Channel”, vlerëson hapat e Shqipërisë drejt BE-s me çeljen e disa grup kapitujve. ”Shqipëria po ecën shumë mirë”,-vlerëson ajo. Edhe Tirana thotë komisioneria është përfituese nga fondi një miliard euro i Planit të Rritjes së BE dhe se me këto para do të inkurajohet zbatimi i reformave të nevojshme. Muhamed Veliu: Komisionere, shumë faleminderit për këtë intervistë në Top Channel, dhe nëse nuk gaboj, është intervista e parë që jepni që kur jeni në këtë pozicion. Komisionerja Marta Kos: Shumë faleminderit! Vërtet, është e para, sepse i…