Bisedimet për koalicionin mes partive të Unionit Kristian (CDU/CSU) dhe Partisë Social Demokratike (SPD) për formimin e qeverisë së re në Gjermani kanë nisur zyrtarisht. Siç raporton “Der Spiegel’, delegacionet nga Unioni Kristian Demokrat (CDU), Unioni Kristian Social (CSU) dhe SPD-ja dje u takuan në Berlin. Grupet e punës, secili prej partive i përbërë nga 16 anëtarë, kanë një afat deri më 24 mars për të hartuar një marrëveshje koalicioni. Priten negociata të ashpra mes palëve edhe për çështjet e emigracionit, buxhetit, taksave dhe mbrojtjes. Drejtuesit e CDU/CSU-së dhe SPD-së thuhet se kanë vendosur rregulla të rrepta për anëtarët e…
Author: tirana
Si çdo vit, edhe në qytetin e Kavajës, Dita e Verës u prit me entuziazëm të madh nga fëmijët e kopshteve. Ata kaluan natën duke përgatitur ëmbëlsira, të cilat sot, në mënyrë simbolike, i dhuruan njerëzve si shenjë gëzimi dhe bujarie. Sipas historisë, zanafilla e “Ditës së Verës” nis në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e te gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj, ditën e 14 Marsit. Kjo festë popullore identifikon sot edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në…
Federata e Futbollit dhe Macron kanë prezantuar fanellat e reja që Shqiponjat do të veshin në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror FIFA 2026. Lojtarët e drejtuar nga Silvinjo do të veshin fanellat e reja që në ndeshjen e parë të fazës së kualifikimeve që do të zhvillohet më 21 mars kundër Anglisë. Fanellat e reja (fanella e parë e kuqe, fanella e dytë e bardhë dhe fanella e tretë e zezë) përbëhen nga një grafikë e veçantë e stampuar, e cila, duke nisur nga simboli i shqiponjës dykrenore, përfshin një seri të pasur referencash të elementëve natyrorë dhe kulturorë karakteristikë…
Deputeti Dashnor Sula ka braktisur Partinë Demokratike për t’iu bashkuar partisë së Adriatik Lapajt, “Shqipëria Bëhet”. Lëvizja e tij ka sjellë reagimin e kryedemokratit Sali Berisha, i cili nga Elbasani u shpreh se Sula kishte bërë një zgjedhje të gabuar, por ende kishte kohë për ta reflektuar. “Sa i përket deputetit që thatë ju, ai bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe shkoi në punën e vet, nuk kam çfarë të them bëri gabim por prapë ka kohë ta mendojë.” Nga Elbasani, ku mori pjesë në festimet për Ditën e Verës, Berisha përsëriti thirrjen…
Për shkak të motit të keq, është pezulluar lundrimi edhe për tragetin e linjës me Italinë. Prej datës 13 mars, pezullimi ishte për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimi, ndërsa kapiteneria e Vlorës njofton për pezullim edhe të tragetit Vlorë-Brindisi. Situata përmirësohet duke nisur nga e diela datë 16 mars.
Dy të rinj janë arrestuar pasi shpërndanin lëndë narkotike në ambiente dhe zona të ndryshme të qytetit të Durrësit. Autoritetet kanë sekuestruar dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje, që iu gjetën dy shtetasve gjatë kontrollit në automjet dhe në banesë. Të arrestuarit janë Daljon Barci dhe Haxhi Qyra. Konkretisht, Daljon Barci iu gjetën dhe sekuestruan 80 doza të dyshuar kokainë gati për shitje.
Në prag të nisjes së kualifikuesve të Botërorit 2026, dy ndeshjet e para të së cilave i luan përballë Shqipërisë në “Wembley” dhe Lituanisë në Talin, trajneri i Anglisë, Tomas Tuchel ka publikuar listën e kombëtares së Anglisë. Për herë të parë tekniku gjerman i “Tre Luanëve” ka thirrur dy mbrojtës të rinj, Dan Burn të Newcastle dhe 18-vjeçarin e Arsenalit, Myles Lewis-Skelly. Sakaq në kombëtaren angleze rikthehen Marcus Rashford, Jordan Henderson dhe Curtis Jones. I pranishëm në listë është edhe Kylie Walker, pavarësisht se anglezi bëri një kalim surprizë në merkaton e janarit nga Manchester City te Milan. Reparti…
Para pak minutash me anë të zëdhënësit të qeverisë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis bëri me dije reformatimin e qeverisë së tij. Kjo lëvizje ka ardhur pas protestave të mëdha të muajit të kaluar sa i përket aksidentit tragjik të trenave, pakënaqësisë për sistemin e drejtësisë, shtrenjtësisë etj. Gjithashtu sondazhet e javëve të fundit tregojnë humbjen e besimit tek partia në fuqi Demokracia e Re, por edhe tek partitë opozitare në përgjithësi. Gjithsesi në pamje të parë ministritë kryesore si Mbrojtja dhe ajo e Jashtme nuk kanë ndryshuar. Qeveria e re KRYEMINISTRI: Kyriakos MitsotakisZëvendëskryeministër: Kostis Hatzidakis MINISTRIA E EKONOMISË DHE FINANCAVE…
Kryeministri i ri i mundshëm i Groenlandës ka kundërshtuar përpjekjet e Donald Trump për të marrë kontrollin e ishullit, duke thënë se groenlandezët duhet të lejohen të vendosin për të ardhmen e tyre ndërsa ai shkon drejt pavarësisë nga Danimarka. Jens-Frederik Nielsen, demokratët e qendrës së djathtë të të cilit arritën një fitore të papritur në zgjedhjet legjislative të kësaj jave dhe tani duhet të formojnë një qeveri koalicioni, u tërhoq të enjten kundër pretendimeve të përsëritura të Trump se SHBA do të marrë në kontroll ishullin. “Ne nuk duam të jemi amerikanë. Jo, ne nuk duam të jemi danezë.…
Kreu i PD Sali Berisha ka premtuar se aplikacioni TikTok, në rast se do të mbyllet do të rikthehet sërish. Ndërsa ndodhej në Elbasan me rastin e Ditës së Verës, Berisha i premtoi një djali i cili ishte mes qytetarëve se më 12 maj aplikacioni do të kthehet në telefonët e shqiptarëve, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama është një “censor” që ka frikë nga fjala e lirë. “Me datën 12 TikTok vjen sërish në telefona dhe Rama arkivohet si censori më i keq në histori pas babait të tij. TikTok-un do ta rikthejmë sërish. Ai ka frikë dhe tmerr…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot qytetarët për Ditën e Verës, një festë tradicionale me origjinë të hershme në Elbasan, që shënon ardhjen e stinës së pranverës. Urimi i Presidentit Begaj në profilin e tij zyrtar në facebook shoqërohet me foton e shportës së Elbasanit me elementet simbol të Ditës së Verës: ballakumen, ëmbëlsirën tradicionale, lulet dhe degën e ullirit, të cilat, gjithashtu, përcjellin dëshirën për ardhjen e një stine të gëzueshme, të mbarë e të begatë. “Gëzuar Ditën e Verës me këtë shportë të përgatitur nga amvisat e Elbasanit, kryeqytetit shqiptar të festimit të kësaj dite!” – uron…
Zonat e ulëta si edhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga motit i kthjellët dhe i ngrohtë gjatë orëve të paradites, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore Verilindore – Juglindore. Parashikohet që; orët e pasdites të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në të gjithë territorin e vendit, në skajin verior priten rrebeshe të izoluara shiu. Temperatura maksimale do të regjistrohet në Fier, Elbasan, Berat dhe Durrës. Ndërsa temperatura minimale do të regjistrohet në Bajram Curri, ku termometri do të zbresë në 7 gradë Celsius. Era do të fryjë e…