Author: tirana

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot qytetarët për Ditën e Verës, një festë tradicionale me origjinë të hershme në Elbasan, që shënon ardhjen e stinës së pranverës. Urimi i Presidentit Begaj në profilin e tij zyrtar në facebook shoqërohet me foton e shportës së Elbasanit me elementet simbol të Ditës së Verës: ballakumen, ëmbëlsirën tradicionale, lulet dhe degën e ullirit, të cilat, gjithashtu, përcjellin dëshirën për ardhjen e një stine të gëzueshme, të mbarë e të begatë. “Gëzuar Ditën e Verës me këtë shportë të përgatitur nga amvisat e Elbasanit, kryeqytetit shqiptar të festimit të kësaj dite!” – uron…

Read More

Zonat e ulëta si edhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga motit i kthjellët dhe i ngrohtë gjatë orëve të paradites, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore Verilindore – Juglindore. Parashikohet që; orët e pasdites të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në të gjithë territorin e vendit, në skajin verior priten rrebeshe të izoluara shiu. Temperatura maksimale do të regjistrohet në Fier, Elbasan, Berat dhe Durrës. Ndërsa temperatura minimale do të regjistrohet në Bajram Curri, ku termometri do të zbresë në 7 gradë Celsius. Era do të fryjë e…

Read More

Dashi Sot askush nuk do ju marrë seriozisht kështu që duhet më patjetër të ndryshoni sjellje sa më parë. Nëse jeni të dashuruar, filloni të tregoheni pak më autoritarë me atë që keni në krah dhe keni për ta parë që edhe atij do i pëlqeni me tepër. Pasdite programoni edhe ndonjë shëtitje diku për të qëndruar vetëm për vetëm me atë që doni. Ju beqarët duhet të dini si ta joshni personin që pëlqeni sepse po gabuat do e largoni edhe më shumë nga vetja. Në punë do ju duhet të merrni disa masa strikte. Këshillave të kolegëve mos…

Read More

Rudina Hajdari nuk është në asnjë listë të PD-së, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ajo thotë se nuk ndodhet në lista pasi kërkoi që Berisha të mos ishte kandidat për kryeministër. ”PD-ja duhet të zgjedhë një ekip të ri, të pakonsumuar dhe të papërlyer për korrupsion”. Postimi i plotë Doja thjesht t’u përgjigjesha demokratëve që më kanë shkruar për të pyetur pse emri im nuk figuron në listat e PD-së. Nuk kam kërkuar të jem pjesë e tyre këtë herë, sepse e kam shprehur qartë në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar. Për të fituar, PD-ja duhet të zgjedhë…

Read More

Zamira Sina, dekane e Fakultetit të Ekonomisë në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë është kandidate për deputete e PS-së. Sina u prezantua nga drejtuesi politik Bledi Çuçi, si kandidate në listën e mbyllur të socialistëve për qarkun Vlorë. Sina ka qenë në çadrën e Lulzim Bashës para kryeministrisë në vitin 2017. Duket që PS-ja ka kapërcyer çdo paragjykim për të shkuarën politike, duke e bërë pjesë të imazhit të saj kryesor për qarkun Vlorë. Përfshirjen e saj në listën e mbyllur të PS-së në Vlorë, e përmendi sot edhe kryeministri Edi Rama. ”Kemi dekanen e Fakultetit Ekonomik të Vlorës në…

Read More

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e quan Tunelin e Murrizit, vepër komplekse dhe sfiduese. Balluku informoi se ai do të hapet nesër për qarkullim, duke shënuar kështu përfundimin e Rrugës së Arbrit, të cilën e quajti rruga e të gjithë shqiptarëve. “Vite e muaj punë e palodhur në një vepër sfiduese infrastrukturore e cila padyshim është edhe vepra infrastrukturore më e madhe e verilindjes”, tha ajo. Hapja e tunelit të Murrizit e bën të aksesueshme edhe të gjithë rrugën e Arbrit. Një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme, e cila do shënojë rritje ekonomike të zonës…

Read More

Një aksident tragjik ka ndodhur në afërsi të fshatit Galicë, në Vushtrri. Një autobus që po transportonte nxënës ka dalë nga rruga. Aksidenti ka rezultuar me vdekjen e shoferit, 59-vjeçar, ndërsa 7 nxënës kanë mbetur të lënduar. Dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë pakujdesia e shoferit dhe mos-përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës. Autoritetet lokale dhe ekipet mjekësore kanë arritur shpejt në vendngjarje dhe kanë ofruar ndihmën e nevojshme për nxënësit të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim në spital.

Read More

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku, nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj dhe kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi u takuan me Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos. Zyrtarët e informuan Komisioneren Kos për zhvillimet në Shqipëri, duke e garantuar se opozita e mbështet procesin e integrimit. Ata e kanë njohur zyrtaren e lartë të Bashkimit Europian, me tentativën e mazhorancës për të zhbërë rolin e opozitës në Kuvend dhe refuzimin për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Zyrtarët e PD e njohën Komisioneren me faktin se opozita ndodhet nën sulm dhe se Rama po përdor drejtësinë…

Read More

Putin ka pranuar në parim planin për një armëpushim 30 ditor në Ukrainë të propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Trump. Lideri rus ka kushtet e tij për këtë marrëveshje duke thënë se një akord për armëpushimin duhet të çojë në një paqe afatgjatë. Për të plani ka nevojë për më shumë konsultime me Shtetet e Bashkuara. Kjo duke mos përjashtuar dhe mundësinë e një bisede telefonike me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. Putin flet dhe për situatën në frontin e luftimeve duke shtuar se rajoni i Kurskut tashmë kontrollohet nga forcat ruse dhe iu bëri thirrje…

Read More

Ajo është personazhi më i komentuar. Egli Tako ka thyer heshtjen përmes një shkrimi të gjatë. E para vërteton që nuk është në një dhomë në Big Brother, dhe e dyta, tregon çfarë përjetoi dhe pse iku nga gara. Egli shkruan se mediatikisht nuk është dhënë versioni që Gjesti i dha ndjenja, puthje dhe një raport. Për të Gjesti arriti në pikën që donte të ishte ai, ose ajo në atë shtëpi. Pjesë nga reagimi i Eglit Fatkeqësia e narrativës së historisë sonë (nëse më lejoni ta quaj ashtu) mediatikisht mendoj se ishte fakti që nuk iu dha zë. Të…

Read More