Komisionerja për zgjerimin në Komisionin Europian, Marta Kos në një intervistë për ”Top Channel”, vlerëson hapat e Shqipërisë drejt BE-s me çeljen e disa grup kapitujve. ”Shqipëria po ecën shumë mirë”,-vlerëson ajo. Edhe Tirana thotë komisioneria është përfituese nga fondi një miliard euro i Planit të Rritjes së BE dhe se me këto para do të inkurajohet zbatimi i reformave të nevojshme. Muhamed Veliu: Komisionere, shumë faleminderit për këtë intervistë në Top Channel, dhe nëse nuk gaboj, është intervista e parë që jepni që kur jeni në këtë pozicion. Komisionerja Marta Kos: Shumë faleminderit! Vërtet, është e para, sepse i…
Author: tirana
Protesta e thirrur nga opozita të shtunën e 15 marsit kundër mbylljes së Tik Tok-ut ka vënë në gatishmëri Policinë. Leja e kërkuar në polici nga organizatorët e tubimit është 2 orë, duke nisur nga ora 19:00 deri në orën 21:00. PD ka njoftuar se qytetarët do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë. Që me nisjen e protestës e deri në përfundim të saj, nga Policia Rrugore do të bllokohen të gjitha rrugët që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe do të ketë devijime në disa prej tyre. Në terren do të jenë…
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi thotë se për zgjedhjet e 11 majit ka bërë koalicionit me Berishën, dhe jo me Dulen. Nga ana tjetër, ai thotë se në ekran pa që Berisha kishte bërë koalicion me 25 parti që 90% të tyre nuk i njeh. Për të Berisha duhet të mbajë përgjegjësi pse ka bërë koalicion me Dulen. Nga ana tjetër, Idrizi thekson se nuk është problemi te minoriteti grek. “Më tha njëri që ke bërë koalicion me Sali Berishën mirë, po me Dulen nuk e ke bërë mirë. As e njoh e as e di dhe as e kam…
Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se kryesocalisti Edi Rama ka përfshirë në listat e PS kandidatë të cilët kanë probleme me drejtësinë. Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Berisha tha se lista e mbyllur e PS përbëhet nga figura që i kanë dosjet në SPAK më të rënda se pesha e trupit. ”Ç’është ajo lista tjetër? Në listën e mbyllur janë futur persona që i kanë dosjet më të rënda se pesha e trupit në SPAK. Shih atë të Covid-it sa i ka dosjet, sa të Erion Veliajt. Erionin e lëshoi se bëri gabimin fatal se u paraqit…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manaja thotë se hapja e tunelit të Murrizit, është pritur ndër vite nga banorët e Dibrës. Tuneli i Murrizit pritet të hapet sot zyrtarisht në një ceremoni ku i pranishëm do të jetë edhe Kryeministri Edi Rama. “Dibra dhe Tirana, më në fund një. Burra në moshë që qanin nga gëzimi, deri te fëmijët e një krahine me histori, që janë rritur me ëndrrën e Rrugës së Arbërit, rrugës së karvaneve të Dibrës. Shekuj me radhë, karvanët e Dibrës kaluan Qafën e Murrizit me mundim, duke ëndërruar një rrugë që nuk erdhi kurrë, derisa një shtetar…
Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për mediat po bën prezantimin e elementeve bazë të programit të PD për infrastrukturën. Sali Berisha: Pas 11 majin marrim përsipër përfundimin e ndërtimit të infrastrukturës më moderne.PD realizoi 220 studimin e projekte me të cilat Shqipëria transformohet tërësisht në aspektin infrastrukturor. Vitet e qeverisjes së Ramës, vitet e plaçkitjes më të madhe të fondeve e buxhetit publik të përcaktuar për ndërtimin e rrugëve.Do të ndalem në disa shembuj për të ilustruar këto abuzime. Rruga Tiranë-Elbasan u kontraktua me çelësa në dore me një lot, me vlerën 255 mln euro me tunel…
Në një komunikim për gazetarët Komisionerja për zgjerim në Bashkimin Evropian Marta Kos tha se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë, por nëse ecet me këto ritme, ajo u shpreh se gjithçka do përfundojë në 2027. “Unë pata mundësinë që të takohesha me aktorë politikë, mund të them që Shqipëria ka ecur në mënyrë të mrekullueshme, po ka ende shumë punë dhe reforma për të bërë. Por në rast se ecet me ritmin që ka qenë deri tani, atëherë patjetër që do të përfundohet gjithçka në 2027.Dua të përgëzoj qytetarët shqiptarët për gjithçka që kanë arritur. Duke vijuar…
Në shtëpinë e “BBV” ka hyrë Livia këtë mëngjes. Ish konkurrentja ka hyrë dhe menjëherë ka shkuar në dhomën e gjumit për të ngacmuar Gjestin, Laertin dhe Rozanën. Rozana kur e ka parë nuk i ka mbajtur dot lotët. Livia dhe Rozana kishin një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra tjetrën brenda shtëpisë. Livia ka shkuar më pas te Ola dhe i ka thënë: Ti çfarë je duke bërë në vendin tim? Më pas shkon te Laerti dhe i thotë: Kur isha unë ishe i urtë, sa ika unë nisën të të puthin. Hajde shkojmë te Valbona.
Dy gjyqtarë federalë kanë urdhëruar administratën e presidentit Amerikan Donald Trump që të rikthejë mijëra punonjës të shkarkuar nga puna në mënyrë masive nga Agjencia për Eficencë të Qeverisë që drejtohet nga njeriu më I pasur I botës Elon Musk. Vendimi vjen pasi u gjetën shkelje ligjore në mënyrën se si u realizuan pushimet nga puna . Në San Francisko, gjyqtari William Alsup konstatoi se shkarkimet u udhëhoqën nga një zyrtar qe nuk kishte autoritetet ligjor per kete ceshtje . Në Baltimore, gjyqtari James Bredar deklaroi se punonjesve nuk iu ishte dhene njoftimi I detyrueshem paraprak prej 60 ditesh. Me…
Shpresat për një armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-ja në Ukrainë po lëkunden pas pikëpyetjes së madhe që Vladimir Putin ngriti mbi gjasat e uljes së armëve për një muaj. Shefi i Kremlinit një sërë kushtesh të vështira që kërkohen që Moska për ta marrë pushim zjarrin në konsideratë. “Ideja ne vetvete është korrekte, dhe ne e mbështesim. Por vazhdojmë te mendojmë se kjo ndërprerje e luftimeve duhet të jetë e tillë që të çojë në paqe afatgjatë dhe të eliminojë shkaqet fillestare të kësaj krize”, tha Putin. Donald Trump i cili ishte edhe ai që kërkoi pauzën 30 ditore në…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i tha Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte se kontrolli i SHBA-së mbi Groenlandën është i nevojshëm për të rritur sigurinë ndërkombëtare, duke përshkallëzuar fushatën e tij për të aneksuar ishullin strategjik Arktik. I pyetur drejtpërdrejt për perspektivën e aneksimit, Trump tha: “Unë mendoj se kjo do të ndodhë”. “Mendoj se kjo do të ndodhë. Thjesht mendoj se pse nuk e kam bërë më parë këtë gjë, por jam tani i ulur me një person i cili mund të jetë shumë i dobishëm. E dini, ajo na duhet për sigurinë ndërkombëtare, jo…
Plarent Ndreca, deputet i Partisë Socialiste por tashmë dhe kandidat për këtë parti në listë hapur, tha në Euronews Albania se në vija të përgjithshme palët politike, kryesisht dy forcat më të madha PS dhe PD, duhet të ndryshojnë. Sipas Ndrecës, nevojën më të madhe për rinovim e ka më së shumti Partia Demokratike. “Të dyja palët politike duhet të ndryshojnë. Ata që marrin pushtetin do të thotë që janë të suksesshëm dhe se kanë kaq të nevojshme për të ndryshuar pasi kanë ardhur me ekip fiues. Kemi kuptuar që për shkak të faktit që kemi një opozitë të dobët,…