Shtohen pakënaqësitë ndaj kreut të PD, Sali Berisha, në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pas largimit të Dashnor Sulës apo Hysen Kadiut, edhe në Korçë ka pasur një tërheqje nga gara. Eleina Qirici është tërhequr nga lista e hapur e PD në qarkun e Korçës. “Nuk është vetëm një figure periferike, ka qenë e deleguara e Berishës në riorganizimin e PD. Pra ka qenë me Rithemelimin, ka qenë edhe anëtarë e Kryesisë. shtë një nga figurat qendrore të PD. Kjo ka sjellë reagim shokues në disa nga anëtarët e PD në Korçë.…
Author: tirana
Zgjedhjet parlamentare janë një nga proceset më të rëndësishme në një demokraci. Kjo është zgjedhja e qytetarëve të kryejnë detyrën e tyre të votojnë, shpresoj të votojnë dhe të ketë numër të lartë. Jam e sigurt se do jenë të lira dhe të ndershme, mirëpres faktin që diaspora do të ketë mundësinë të votojë në këto zgjedhje. Të flasin me votë për ato gjëra të rëndësishme, për parime dhe themele të demokracisë.
Apeli i GJKKO merr vendimin, kryebashkiaku Veliaj lihet në burg Gjatë seancës së djeshme, Veliaj kundërshtoi provat e reja që pretendon SPAK, sikurse janë përgjimet. Veliaj pretendoi se Prokuroria e Posaçme ka përgjuar për një muaj bisedat e tij familjare. “Ju nuk keni konsideruar prova te reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore”, u shpreh Veliaj. Përmes mbrojtjes, kryebashkiaku i Tiranës kërkoi heqje të arrestit në burg me qëndrimin se nuk është i rrezikshëm, nuk ka…
Jo shumë larg nga Tirana, ndodhet mali i Dajtit, i cili premton një arratisje të paharrueshme në natyrën shqiptare, shkruan Estelle Brana në një artikull të botuar në revistën franceze “EnVols”. Mes pamjeve mahnitëse, ndalesave kulturore dhe ecjeve soditëse, ky park kombëtar është ideal per adhuruesit e aventurave dhe turistët që kërkojnë paqe dhe qetësi. Mali i Dajtit, një masiv gëlqeror i zhytur në historinë shqiptare, zbulon kontrastet e tij natyrore 26 kilometra larg Tiranës. Parku i gjelbër me pamje nga kryeqyteti, ofron eksplorimin mes qiellit dhe tokës. Ballkoni i Tiranës E quajnë “Ballkoni i Tiranës” për shkak të lartësisë…
Deputetja demokrate, Dhurata Çupi, beson se ndonëse është kandidate në listë të hapur, do të fitojë mandatin e deputetes edhe në zgjedhjet e 11 Majit. “Të fitojë Partia Demokratike, të fitojë opozita. Është për vendin, për demokratët, për qytetarët. Unë edhe në 2021, pothuajse kam qenë në listë të hapur, kam qenë e treta në qarkun Dibër, kam bërë betejë elektorale, edhe në Primare jam votuar dhe kam besimin e qytetarëve. Patjetër që do të fitoj. Dua të fitoj programi i opozitës”.
Inflacioni në Shtetet e Bashkuara shënoi rënie muajin e kaluar për herë të parë që nga shtatori, ndërkohë që çmimet e konsumit shënuan një rritje modeste pasi kostoja më e lartë e strehimit u kompensua pjesërisht nga ulja e kostos së udhëtimit ajror. Këto zhvillime i japin hapësirë Rezervës Federale për të mbajtur të pandryshuara normat e interesit javën e ardhshme, ndërsa ndjek nga afër ndikimin e mundshëm të luftës tregtare në ekonomi. Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit 2.8% në muajin shkurt, krahasuar me një vit më parë, por ishte më i ulët se shifra prej 3% gjatë…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas vendimit për ta lënë në listën e hapur të kandidatëve për zgjedhje, edhe pse ajo fitoi primaret në Tiranë. Tabaku ka shprehur falënderimet e saj për demokratët e Tiranës, të cilët e mbështetën në këtë proces dhe theksoi se ky është vetëm fillimi i një sfide të re për të përfaqësuar qytetarët. Postimi i plotë: Faleminderit demokratëve të Tiranës për besimin! Fitova primaret me mbështetjen tuaj dhe isha ndër më të votuarit, por sot nis një sfidë të re—betejën për Tiranën në listën e hapur! Në Partinë Demokratike asgjë nuk më…
Kryeministri Edi Rama doli në bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale për episodin e tij të radhës në rubrikën “Sy m’ sy”. Ai e nisi këtë bashkëbisedim me qytetarët me pamje nga tuneli i Murrizit, që u shpreh se do të hapej për Ditën e Verës. “E nisa me tunelin dhe pyeta gjejeni se ku është. Dhe pati komente interesante me sa pashë. Është bukur për ta hapur me këtë pjesë, sepse përgjigjet ishin interesante. Disa u morën me bojaxhinjtë që ishin në fund të tunelit, që e lyenin me rula si në kohën e ‘qepës’. Tuneli më i shtrenjtë…
Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik. Një automjet është përplasur me një ambulancë në afërsi të fshatit Çezme në Koplik të Malësisë së Madhe. Viktima është Abaz Kuka, 55 vjeç, drejtues i automjetit. Dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjet kanë arritur të shpëtojnë duke qenë jashtë rrezikut për jetën.
Presidenti amerikan, Donald Trump tha në Zyrën Ovale se palestinezët nuk do të dëbohen nga Gaza. Një gazetar e pyeti rreth planit për dëbimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës, shkruan nbc. “Askujt nuk po i bëhet dëbim. Me kë je?”, pyeti Trump gazetaren e pranishëm në zyre ku ishte edhe kryeministri Irlandës Veriore, Micheal Martin. Ajo u përgjigj se ishte nga Voice of America, një rrjet transmetimi ndërkombëtar i financuar nga qeveria federale amerikane. Presidenti u përgjigj “Oh, s’qenka çudi.” Muajin e kaluar, presidenti kishte thënë se palestinezëve nuk do t’u lejohej kthimi në Rripin e Gazës. Lideri amerikan…
Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor Fier-Petovë. Një motor është përplasur me automjet dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet gjendja e tij.
Kuvendi do të votojë sot në seancë plenare projektligjin “Për Paketën e Maleve”, i cili parashikon lehtësi procedurash për pronësinë dhe ndërtimin, sikurse edhe politika fiskale stimuluese për investimet në zonat malore. Projektligji vjen në Kuvend pas rrëzimit nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili rekomandonte pezullimin e tij me argumentin se dëmtohej parimi i barazisë mes aktorëve ekonomikë në prag të zgjedhjeve. Deputetët pritet të diskutojnë në seancën e sotme plenare mbi këtë projektligj të rëndësishëm, i cili parashikon një paketë të re mbështetje për investimet në zonat malore.…