Kuvendi do të votojë sot në seancë plenare projektligjin “Për Paketën e Maleve”, i cili parashikon lehtësi procedurash për pronësinë dhe ndërtimin, sikurse edhe politika fiskale stimuluese për investimet në zonat malore. Projektligji vjen në Kuvend pas rrëzimit nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili rekomandonte pezullimin e tij me argumentin se dëmtohej parimi i barazisë mes aktorëve ekonomikë në prag të zgjedhjeve. Deputetët pritet të diskutojnë në seancën e sotme plenare mbi këtë projektligj të rëndësishëm, i cili parashikon një paketë të re mbështetje për investimet në zonat malore.…
Author: tirana
Një 46 vjeçar është vetëvarur në bllokun e sigurisë pasi ishte ndaluar për vjedhje. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:20 në dhomën nr. 8 të bllokut të sigurisë, ku 46 vjeçari nga Berati është konstatuar i vetëvarur me një copë rrobe (pjesë tutash) në dritaren e dhomës. Në njoftimin e policisë thuhet se, nga veprimet e kryera, rezulton se rreth orës 00:50 punonjësi i shërbimit ka kryer kontroll rutinë dhe 46 vjeçari nuk ka shfaqur probleme apo shqetësime. Rreth orës 01:20, gjatë kontrollit të radhës, punonjësi i policisë ka konstatuar të ndaluarin të varur në rrjetën…
Pas dy ditësh seanca që zgjatën disa orë, Apeli i GJKKO pritet që të shpallë sot në orën 10:00 vendimin për ndryshimin ose jo të masës së sigurisë për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në seancën e së mërkurës që zgjati më shumë se 3 orë, Veliaj i kërkoi gjykatës heqjen e masës së arrestit në burg, ndërsa pretendoi se provat e paraqitura një ditë më parë nga Prokuroria flisnim vetëm për përgjimet e kryebashkiakut me familjarët e tij, por nuk provonin asnjë shkelje ligji nga ai. Veliaj i kujtoi SPAK edhe sulmet publike të Sali Berishës dhe…
Një operacion i Policisë Vendore të Lezhës në zonën e Kurbinit është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri, pasi forcat blu kanë hasur në rezistencë gjatë kontrolleve për armëmbajtje pa leje. Sipas burimeve, një person që dyshohet të jetë efektiv policie ka mbetur i lënduar, ndërsa dy persona janë arrestuar. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me rastin.
“Në fakt së pari, është me PPP e gjithë rruga e Arbërit, që dmth i ka dalë shtetit dhe taksapaguesve shumë më lirë sesa rrugët që bëheshin dikur me tendera që pastaj ktheheshin në një histori abuzimi duke shtuar fonde. Këtu kontrata u bë që për çdo gjë të paparashikuar e mbulon sipërmarrësi privat. Nëse tani tuneli do të ishte në mëshirën e fondeve publike, sa do të kushtonte rruga e Arbërit. Shteti do ta shlyejë detyrimin, por jo mbi koston shtesë, por mbi fondin limit të parashikuar. Nuk do të kenë taksë dhe tarifë të rrugës sa të jem…
Kryeministri Edi Rama, pas zyrtarizimit të listave nuk ka kursyer ironitë për opozitën. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy”, Rama tha se është zgjuar i mërzitur sot sepse ‘Kujtim Gjuzin e kishin lënë në det të hapur’, duke nënkuptuar listën jo të sigurt. “Jam gdhirë i mërzitur sot, Kujtim Gjuzin e kishin lënë në det të hapur. Kishin lënë në det të hapur edhe një gjel deti. Për këtë do flas më vonë por për Kutim Gjuzin u mërzita shumë se është i vetmi përfaqësues i Shqipërisë Madhështore”-tha Rama.
Dita e enjte do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Hera herës reshje shiu në formën e shtrëngatave. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët,ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar. Në mbrëmje reshje shiu vetëm në veriperëndim të vendit.
Dashi Nuk parashikohet një ditë e mbarë për nënat shtatzënë. Bëni shumë kujdes nëse mendoni të dilni shëtitje. Një dhuratë nga një person i largët do t’ju lumturojë pafund. Demi Mund të ndiheni shumë të lodhur për shkak të punës së tepërt që keni bërë gjatë këtyre ditëve. Përpiquni të evitoni stresin, pasi do të ndikojë negativisht në gjendjen tuaj psikologjike. Do ta keni shumë të vështirë të merrni vendime gjatë ditës së sotme. Binjakët Miqtë do të tregohen mbështetës ndaj jush do t’ju bëjnë të ndiheni të lumtur. Mos hiqni dorë lehtësisht nga dëshirat tuaja. Besoni fort që së…
Partia Socialdemokrate është subjekti i radhës që ka dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve emrat e kandidatëve me të cilët do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. PSD ka kandidatë në çdo qark, teksa konfirmohet se listën e socialdemokratëve në Shkodër do ta udhëheqë Tom Doshi. Në parlamentin aktual kjo forcë politike është përfaqësuar me 3 deputetë.
Reperi Capital T dhe modelja Adrola Dushi, vijojnë të tërheqin vëmendjen me postimet e tyre në rrjetet sociale, duke nxitur gjithnjë e më shumë spekulime mbi marrëdhënien e tyre. Dyshja ndodhet jashtë vendit duke shijuar pushimet, dhe imazhet atraktive që ndajnë me ndjekësit po bëhen temë diskutimi mes fansave. Publikimet e tyre të ngjashme kanë ngjallur dyshime të reja, ndërsa së fundmi ishte Adrola ajo që vendosi “vulën” në këto spekulime. Modelja shpërndau dy fotografi identike me ato të Capos, duke i bërë ndjekësit të besojnë se dyshja po kalon një periudhë të lumtur së bashku. Dyshja kanë ngacmuar edhe…
Lista e qarkut Durrës ka përplasur Bislim Ahmetajn me kryedemokratin Sali Berisha. Për Ahmetajn është zgjedhja më e keqe sesa ajo në vitet 2013 dhe 2021. Nga ana tjetër, edhe dega e PD-së në Kavajë dhe Divjakë kanë reaguar kundër. Për ta procesi i Primareve ishte një frasë, sepse emrat i ka vendosur kryetari Berisha sipas interesave.
Në fshatin Lëpushë, një grup turistësh malazezë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shokun e tyre, shtetasin M.N. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, 71 vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Sipas informacionit paraprak, dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë arresti kardiak. Grupi hetimor ka nisur punën për të dokumentuar rastin dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.