Publikimi i listave të mbyllura të PD-së po shkaktojnë një revoltë në degët. Pas Kavajës, edhe PD e Divjakës është shprehur e pakënaqur me vendimet që i mori sonte Kryesia e madhe në selinë blu në Tiranë. Demokratët e zonës së Divjakës kanë shprehur pakënaqësinë pasi në listë nuk është përfshirë emri i kandidates Elisabeta Rredhi, që u vlerësua në primaret e këtij qarku me votën e 492 anëtarëve. ”Fituesja e primareve e vendit të parë nga zonjat me 492 vota në Qarkun Fier dhe e treta në Republikë. Me një mbështetje elektorale dhe kontribut nuk përzgjidhet nga kryesia në…
Author: tirana
Qeveria ka shtyrë deri më 31 maj afatin për subjektet private që duan të aplikojnë për të lidhur kontratën e qirasë për të ushtruar veprimtarinë. Subjektet private që duan të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në stacionet e plazhit, kanë afat deri më 31 maj 2025 për të aplikuar për të lidhur kontratën e qirasë për përdorimin e hapësirës së plazhit. Të drejtën për të përdorur hapësirën e plazhit e kanë subjektet private që janë të kategorizuara si: “Bujtinë, Fjetinë (Hostel), Hotel, Resort. Qendër kurative, Fjetje dhe mëngjes, Apartament/vilë”, që kanë jo më pak se 5 dhoma dhe “Bllok apartamentesh”. Kjo…
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin “Për Rininë”, i propozuar nga Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi. Ky hap ligjor synon të përafrojë legjislacionin shqiptar me rregulloret evropiane, duke krijuar një kornizë më të qartë për politikat rinore dhe duke ofruar mundësi të reja për zhvillimin profesional të të rinjve. Një nga risitë kryesore të projektligjit është në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, i cili do të ofrojë mbështetje financiare për të rinjtë që kryejnë praktikën në administratën publike. Përfituesit e programit…
Hysen Kadiu i cili doli i pari në Primaret e qarkut Tiranë që PD mbajti, është tërhequr nga lista e hapur. Vendimi vjen pasi Kryesia e PD miratori listën e mbyllur, aty ku Kadiu nuk është pjesë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kadiu shprehet se nuk i trembet garës dhe shton se Kavaja nuk mund të konsiderohet vazhdimisht si hambari i votave për PD, ndërsa përfaqësimi i saj në listat e deputetëve të jetë i padenjë. “PD nuk mund të shndërrohet në një parti që bën qoka”, thotë mes të tjerash Kadiu. Postimi i plotë Së pari, dua të…
Kryeministri Edi Rama bën me dije lançimin e një konkursi të madh ndërkombëtar për një park të madh të besimit. Sipas Ramës, ky park është konceptuar së bashku me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Mohamed bin Zayed Al Nahyan”. “Parku i madh i besimit është një ide që është tanimë e kahershme , por i ka ardhur koha për t’u realizuar. Falë bashkëpunimit me Presidentin dhe qeverinë e Emirateve të Bashkuara, ne do ta nisim me këtë konkurs. Kemi përcaktuar edhe territorin, i cili do të jetë diku në periferi të kryeqytetit, një park i madh që do të jetë…
Kryesia e PD-së ka miratuar listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Tiranës. Kjo duke paraqitur një grup të fuqishëm dhe të individëve që do të përfaqësojnë PD-në në Kuvendin e Shqipërisë, duke udhëhequr me kreun e partisë, Sali Berishën. Po ashtu edhe për disa qarqe të tjera janë miratuar listat. Qarku Durrës -Bylykbashi-Gent Strazimiri-Manjola Luku-Artan Luku ( kandidat i Dukës)-Igli Cara Qarku Korçë -Ivi Kaso-Ledina Aliolli-Bledjon Nallbati Qarku Fier -Gazment Bardhi-Luan Baci-Brunilda Haxhiu (PL)-Eduart Sharka-Saimir Korreshi Qarku Tiranë -Sali Berisha-Edi Paloka-Albana Vokshi-Belind Këlliçi-Flamur Noka-Jozefina Topalli-Besart Xhaferri-Fatmir Mediu-Erisa Xhixho-Klevis Balliu-Mesila Doda-Tedi Blushi Qarku Elbasan -Tomorr Alizoti-Edmond…
Lëvizjet për zgjedhjet e 11 majit kanë filluar që ditës së sotme, pasi sonte në mesnatë është afati i fundit për listat. Deputeti i PS-së Nasip Naço nuk do jetë në listën e kandidateve të Beratit, pasi nuk ka pranuar të jetë në listë të hapur. Po ashtu edhe deputeti Laert Duraj është tërhequr nga gara dhe nuk do jetë në listën e hapur të Gjirokastrës ndonëse ishte planifikuar.
Ish-deputeti demokrat Alban Zeneli i është bashkuar PS. Ai do të kandidojë nën siglën e PS në listën e hapur në Kukës. Lëvizjet kanë filluar që në orët e para të paradites, në orën 8:30 me një takim online që Rama ka mbajtur me Bordin e Diasporës. Vula listës së kandidatëve do t’i jepet në orën 18:00 në mbledhjen e kryesisë, e më pas do të jenë drejtuesit politikë ata që do të bëjnë publike emrat e kandidatëve për deputetë sipas qarqeve përkatëse.
Sali Berisha mblodhi Kryesinë e PD-së, pak orë para skadimit të afatit për dorëzimin e listave për kandidatët për deputetë. Ai tha se lista e PD për këto zgjedhje do të jetë vendimmarrja më e rëndësishme të këtij 4-vjeçari. ”Ky është procesi më transparent që është zhvilluar ndonjëherë në historinë e PD. Këta kandidatë për deputetë kanë avantazhin sepse janë njëkohësisht përfaqësuesit e koalicionit më të fuqishëm që ka njohur Shqipëria në 32 vite. Ky koalicion që bashkon rreth 25 parti, të cilat pa PD-në, përfaqësojnë pothuaj një të tretën e elektoratit shqiptar. Kjo përbën një avantazh të fuqishëm për…
Sali Berisha i përgjigjet deklaratës së deputetit Dashnor Sula, i tha se nuk do të jetë në listat e zgjedhjeve sepse është me SPAK-un. ”Ai është një njeri i respektuar plotësisht. Nuk mundet kurrsesi që të mbaj një qëndrim, por kjo listë, këto mundësi kishte. Në listë të hapur nuk është përjashtuar, ai ka meritat e veta. Ai është njeri i respektuar”.
Bashkia Elbasan ka një plan me plot aktivitete për Ditën e verës. Po ashtu një plan masash specifik për këtë javë e ka dhe Drejtoria e Policisë së Elbasanit. Shefi i sektorit të qarkullimit, Besmir Likaj tregon se fokusi në 14 mars do të jetë ardhja e mjeteve nga Tirana. Për të ai segment rrugor merr edhe më shumë ngarkesë. Po ashtu Likaj thekson se nuk mungojnë edhe rastet kur drejtuesit e mjeteve janë nën ndikimin e alkoolit. Kjo çka nuk do t’i shpëtojë po ashtu vëmendje së policisë. Elbasanin për ditë vere pritet ta vizitojë një numër i lartë…
Drejtori i Policisë Shtetit, Ilir Proda thotë se Shqipëria ka arritur të bëhet një vend më i sigurt për vizitorët dhe turistët. Ai u ndal te marrëdhënia me qytetarët, ku tha se kjo filozofi ka dhënë dhe po jep efekte pozitive në rritjen e sigurisë. Pjesë nga fjala Policimi në komunitet përbëhet nga tri elemente kryesore: -Policia e Shtetit ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me shkollat, pushtetin vendor, grupet vullnetare për të adresuar çështjet e komunitetit për zgjidhje. -Elementi i dytë është zgjidhja proaktive e problemeve. Punonjësit me ndihmën e qytetarëve identifikojnë dhe zgjidhin në kohë problematikat. Kjo duke parandaluar përshkallëzimin…