Author: tirana

Një ditë pas incidentit me turistët spanjollë, ku pronari i një restoranti në Borsh i dhunoi pasi u larguan se nuk u pëlqeu shërbimi, ministri i Turizmit dhe i Mjedisit i ka ftuar sot për mëngjes. Ndërsa sot, policia njoftoi edhe arrestimin e pronarit të restorantit, Klosi e ka ftuar familjen para se të largohet nga Shqipëria, me përshtypje që sipas tij nuk janë në traditën shqiptare të mikpritjes. “Në mëngjes me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin…

Read More

Policia e Fierit njofton se është sekuestruar një llogari bankare prej 120.000 eurosh, ndërsa është duke vijuar puna për evidentimin e aseteve dhe llogarive bankare të personave të dyshuar për veprimtari kriminale. “Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, kanë vendosur sekuestro preventive mbi llogarinë bankare më vlerën 120.000 euro., të shtetasit T.B.”, njofton policia. Njoftimi i policisë: Vijon puna për evidentimin e aseteve dhe llogarive bankare të personave të dyshuar për veprimtari kriminale. Sekuestrohen 120.000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.…

Read More

Përveç stimulimit të vigjilencës së organizmit, nëse shtoni një përbërës në kafe është një eliksir i vërtetë për humbje peshe. Multimilioneri Dave Apspei zbuloi se me ndihmën e vetëm një përbërje që i shtoi kafesë kishte humbur 45 kilogramë! Sekreti është në yndyrna të mira që do të parandalojnë që organizmi juaj të ndihet i lodhur dhe i uritur. Ideja e shtimit të yndyrës në kafen e tij i erdhi gjatë një udhëtimi në Tibet në vitin 2004 kur vendasit i dhanë atij gjalpë qumështi për të rivendosur energjinë për të qëndruar në lartësi të lartë mbidetare. Pas një viti…

Read More

Të nxehtit përvëlues që ka përfshirë vendin tonë duket se po i vjen fundi. Sipas meteorologëve një front i ftohtë me origjinë nga Oqeani Atlantik do të depërtojë sot Gadishullin Ballkanik, gjë që do të sjellë ulje të temperaturave. Gjatë depërtimit të frontit, priten shtrëngata shiu me breshër dhe kjo vjen si pasojë e temperaturave të larta dhe kontaktit me ajrin e ftohtë. Sonte rrebeshe të fuqishme shiu do të përfshijnë shumë pjesë të Sllovenisë dhe Kroacisë, kurse gjatë natës rrebeshet e fuqishme të shiut me vetëtima dhe bubullimë do të avancojnë në drejtim të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Serbisë.…

Read More

Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe bllokohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me qytë druri, 2 karikatorë dhe 96 fishekë, të cilat u gjetën gjatë kontrollit në banesë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, pas marrjes së informacionit se në Bathore, Kamëz po ndodhte një konflikt i ashpër midis dy bashkëshortëve, organizuan menjëherë punën dhe me veprimet e shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të këtij konflikti duke arrestuar në flagrancë shtetasin: – R. S., 60 vjeç, banues në Bathore, Kamëz. Gjithashtu falë veprimeve të shpejta është bërë i mundur edhe…

Read More

Një 51-vjeçar u vu në pranga nga policia një ditë pas sherrit në një bar-restorant në “Porto Palermo”. Siç u raportua dhe në media mesditën e djeshme një grup turistësh spanjollë janë ngritur nga restoranti pa paguar pasi nuk u ka pëlqyer ushqimi. Pronari i lokalit dhe të njohur të tij u janë vënë pas duke u përleshur me turistët dhe duke iu dëmtuar furgonin me të cilin udhëtonin. Policia e Vlorës tha se një turiste është plagosur gjatë përleshjes. Sakaq, pronari me iniciale M.K., 51 vjeç do të përballet tashmë me akuzat e kanosjes dhe dëmtimit me dashje.Njoftimi: Policia…

Read More

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani dënon ashpër ngritjen e memorialit në nder të viktimave të tentativës për grusht shteti në Turqi në vitin 2016, i cili ndodhet tashmë në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë. I ftuar në A2 CNN, Bogdani tha se vendimi nuk ka të bëjë me miqësinë mes dy popujve, por  është “tregues që Shqipëria po i largohet Evropës dhe po i afrohet lindjes”, me një formë “vasaliteti dhe heshtje” për të cilën Bogdani fajëson edhe mediat shqiptare, nga momenti që ngjarja ka ndodhur më 15 korrik, dhe doli nga Zëri i Amerikës”. Në heshtje dhe…

Read More

Ishujt Maldive janë një destinacion ku termi kohë nuk ekziston, një vend gati-gati i shenjtë dhe që është mbrojtur si i tillë nga duart e njerëzimit. Ajo që e bën të veçantë këtë ishull që gjendet në juglindje të Indisë janë 26 ishujt e vegjël natyrorë të rrethuar nga ujërat kristalorë të Oqeanit Indian, mes barrierave koralore dhe plazheve me rërë të bardhë. Ky vendpushim mahnitës është një ëndërr në të cilën shumë do të donin të jetonin, pasi që fjalë për fjalë keni oqeanin nën krevatin tuaj! A ka më mirë sesa të numërosh yjet dhe të përkëdhelësh nga…

Read More

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 28-vjeçarin Sadetin Erkoçeviq, i arrestuar tre ditë më parë, i akuzuar për tentativë vrasje. “Arrest me burg” vendosi gjykata ndaj tij, duke bërë që të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve. Mësohet se autori është shprehur në gjykatë se nuk ka pasur dijeni që kërkohej dhe që ishte i dënuar më parë me 20 vite brug. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 në Tiranë, falë marrjes së informacionit nga qytetarët dhe bashkëpunimit mes strukturave të Policisë Tiranë dhe Shkodër, bënë të mundur parandalimin i një vrasjeje, i cili dyshohej se…

Read More

Këngëtari i njohur kosovar Ledri Vula, duket se ruan raporte shumë të mira me gjithë familjen e Dua Lipës dhe këtë gjë e kanë treguar së fundmi përmes disa postimeve në rrjete sociale. Familja e Dua Lipës, pas disa ditësh qëndrimi në Kosovë, ka nisur tashme pushimet në Mal të Zi, jo vetëm por me shoqërinë e Ledrit, kaluan ditën e djeshme së bashku në Ulqin. Gjatë ditës ata kanë shëtitur me anije në bregdet, ndërsa natën e kanë kaluar në një ‘club’ ku Ledri ishte i ftuar për të kënduar. Gjatë koncertit të tij reperi nuk ka nguruar të përshëndesë…

Read More

Keidi Pasha djali i punonjësit të Policisë që u vra me armë zjarri në Gjermani, ndërkohë që u plagos rëndë kushëriri i tij, rezulton person me precedentë të mëparshëm në vendin tonë. Ai ka emigruar në Gjermani prej disa vitesh, ku kishte nisur dhe të shkollohej për të marrë një profesion. 20- vjeçari në Shqipëri rezulton person me precedentë, pasi në vitin 2014 është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Në atë kohë vetëm 15 vjeç, Keidi u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë me 3 vite e 6 muaj burg. Arrestimi i tij u krye në Burrel,…

Read More

Së fundmi janë publikuar foto nga brenda nëndetëses më të madhe bërthamorë në botë, e cila është ende aktive. Nëndetësja me raketa balistike me fuqi bërthamore, i përket Marinës ruse. Nëndetësja “Dmitriy Donskoi” nisi shërbimin aktiv në vitin 1982 dhe pas daljes nga përdorimi të nëndetëseve të tjera të llojit “Typhoon”, ajo u bë më e madhja në botë. Në fotot e publikuara shfaqen anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses dhe teknologjia e saj. Kjo nëndetëse ka shërbyer edhe si burim frymëzimi për filmin e famshëm të vitit 1990 “The Hunt for Red October”.

Read More