Author: tirana

Një vdekje tragjike për 29-vjeçarin grek, Eleftherios Pantazis, babai i tre fëmijëve në ditën e shënuar të festës së Shën Mërisë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, raportojnë mediat greke, që shkruajnë se i riu ka luftuar me flakët brenda shtëpisë së tij ku u gjet edhe i pajetë. Ai kishte harruar cigaren ndezur e për pasojë shtëpia u përfshi nga zjarri që i mori jetën. Hetuesit thanë se i riu kishte tentuar të hapte grilën për të marrë ajër e për të dalë, por nuk mundi.

Read More

Prokuroria e Përgjithshme ka marrë gjurmët e gishtave të Valdrin Pjetrit, prej ditës së djeshmei dorëhequr nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës. Shkak u bë zbulimi i dokumenteve nga PD ku Valdrin Pjetri rezultonte i dënuar në Itali për drogë. Valdrin Pjetri është paraqitur në zyrat e prokurorisë ditët e fundit, para se të jepte dorëheqjen, dhe ka kryer procedurën e regjistrimit të gjurmëve të gishtave që do të përdoren me qëllim hetimin e çështje së hapur ndaj tij në bazë të ligjit të dekriminalizimit, raporton Ora News. Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur hetimet për këtë…

Read More

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në ceremoninë e largimit të Ursula von der Leyen, tanimë presidente e KE. Në këtë organizim Xhaçka është takuar me kancelaren Gjermane, Angela Merkel dhe Ursula von der Leyen. Siç njofton zyra e shtypit të ministrisë së Mbrojtjes, Ursula von der Leyen ka vlerësuar rolin e Xhaçkës në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe NATO, duke e cilësuar vendin tonë si një aleat të denjë. “Gjithmonë kam admiruar rrugëtimin tënd pasi u bëre pjesë e tryezës së NATO. Jam e lumtur që sot Shqipëria është një anëtar i denjë i Aleancës”, iu drejtua zonja…

Read More

Të veshësh një xhaketë këto vitet e fundit, të bën të dukesh goxha me stil dhe e “mirëmbajtur”. Xhaketat klasifikohen ndër ato veshje të cilat ndrysojnë rrënjësisht look-un tuaj, duke e dërguar atë në një tjetër nivel. E kombinuar me një kanatiere, një bluzë më mëngë të shkurtra apo një bluzë pambuku, ky outfit nuk do të jetë më i një dite të zakonshme. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që veshja e xhaketës ju përjashton nga gabimet. Kjo, pasi ta kombinosh atë nuk është fare e lehtë. Një tjetër problem është edhe gjetja e modelit që ju shkon përshtat…

Read More

Moderatoret e ëmbla Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë bashkë prej shumë vitesh dhe duket se miqësia e tyre i ka rezistuae kohës dhe presionit të medias. Por duke qenë se ato kalojnë një pjesë të mirë të kohës bashkë, dikush qenka bërë xheloz. Pak më parë Arban ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet krahas Xhemit dhe fjalët e Eduart Grishajt kanë spikatur mes qindra komenteve. Ai tregon publikisht se është xheloz për Xhemin dhe mezi po pret që ajo të largohet prej Arbanës. Biseda e plotë: Eduarti “Kur do ikë kjo Xhemi meqë unë u ktheva”. Arban:…

Read More

Një konflikt verbal mes dy familjeve në Dibër ka përfunduar në një përleshje fizike. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në shëtitoren e Peshkopisë mes dy grupeve nga tre persona, të cilët dyshohet se kanë pasur marrëdhënie krushqie. Familjarë të afërt të një çifti, të cilët kanë pasur mosmarrëveshje mes tyre, nuk kanë lejuar babanë të takojë djalin e tij. A i ka pyetur se përse nuk e lejojnë të takojë të birin, ndërsa më pas ka nisur dhe konflikti i dhunshëm mes tyre, shkruan Panorama. Sipas burimeve nga Policia, mësohet se nuk ka të lënduar rëndë, por vetëm me plagë…

Read More

Tre vajza nga Shqipëria, Dea Rrozhani, Arla Hoxha dhe Jonada Shukarasi, janë shpallur fituese të vendit të patë në konkursin “Technovation Challenge”, që zhvillohet në atë njihet si shtëpia e shumë kompanive që operojnë në fushën e teknologjisë, Silicon Valley në San Francisko. Vajzat gjimnaziste konkuronin me aplikacionin e tyre të quajtur “GjejZâ” ose “gjej zërin”, një aplikacion që u vjen në ndihmë grave e vajzave të dhunuara. “Technovation Challenge” fton çdo vit grupe vajzash nga e gjithë bota të vënë në përdorim aftësitë e tyre për të zgjidhur probleme të komunitetit ku ato jetojnë nëpërmjet teknologjisë. Tre vajzat, të…

Read More

Është ndalur në Shëngjin, Lezhë operacioni “Plazh i lirë” i Policisë së Shtetit ku janë liruar rreth 2800 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohen 542 shezlongë dhe 271 çadra të vendosura në mënyrë të paligjshme, në hapësirat publike. Procedohen 7 përfaqësues ligjor subjektesh për veprat penale ” Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave”. Gjithashtu, janë referuar materiale hetimore shtesë për shtetasin A.N. me detyrë ish – Drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Lezhë, i proceduar dhe më parë, pasi ka lejuar këto subjekte të ushtronin aktivitetet në mënyrë të kundërligjshme. Në zbatim të…

Read More

Justin Bieber dhe Hailey Rhodes muaj më parë në mënyrë të fshehtë kishin lidhur kurorë, edhe pse për shumë kënd kjo martesë ishte një dështim çifti deri më tani i kanë demantuar kritikët. Këngëtari duket kokë e këmbë i dashuruar në modelen ai orë më parë shprehi ndjenjat e tij në një shkrim të cilin e ndau me ndjekësit në Instagram. “Unë çdo ditë bie në dashuri me ty, je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë, do isha i humbur pa ty” ishin fjalët e Bieber. Nuk është kjo hera e parë që Justin dhe Hailey…

Read More

Makina ka përplasur një këmbësor në segmentin e autostradës Milot-Mamurras. Përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme personit në fjalë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe nuk dihen ende të plota rrethanat e aksidentit dhe identiteti i viktimës.

Read More

Një video virale ka bërë që autoritetet të marrin masa ekstreme e të mbyllin një plazh të tërë në Ishujt Filipines. Dikush filmoi një turiste të huaj që pasi i kishte hequr pelenat fëmijës, shkoi te bregu dhe u përpoq ta mbulojë mbeturinën me rërë të lagur. Videoja u bë virale dhe Ministritë e Turizmit dhe të Mjedisit në Ishujt Filipnes u angazhuan menjëherë, duke izoluar të gjithë plazhin dhe duke vënë personelin në kërkim të pelenës së ndotur. Megjithatë, këto masa u dukën pak të tepruara edhe për vetë plazhistët.

Read More

Një ngjarje që mund të rezultonte me viktima ka ndodhur në Pogradec. Mësohet se 72-vjeçari R.F me banim në fshatin Dardhas ka hedhur në drejtim të dy vëllezërve një granatë luftarake. Objektiv i sulmit kanë qenë vëllezërit B.F dhe D.F, përkatësisht 42 dhe 40 vjeç. Si pasojë ka mbetur i plagosur D.F ndërsa i moshuari është prangosur nga Policia. Tentativa e vrasjes ka ndodhur për motive të dobëta ndërkohë që pritet sqarimi i plotë i ngjarjes.

Read More